Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Është thirrur nga Prokuroria Speciale, Kryeministria letër Gjykatës: Kurti s’ka refuzuar të dëshmojë, por… të pyetet në zyrën e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Është thirrur nga Prokuroria Speciale, Kryeministria letër Gjykatës: Kurti s’ka refuzuar të dëshmojë, por… të pyetet në zyrën e tij
KosovëLajmi i fundit

Është thirrur nga Prokuroria Speciale, Kryeministria letër Gjykatës: Kurti s’ka refuzuar të dëshmojë, por… të pyetet në zyrën e tij

Published: February 28, 2025
Shpërndaje

Zyra e Kryeministrit të Kosovës i është drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti lidhur me rezervat shtetërore.

Në letrën drejtuar Gjykatës thuhet se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të japë dëshminë e tij.

Po ashtu, thuhet se Kurti ka dhënë disa alternativa sa i përket kohës se kur mund të intervistohet, duke insistuar që dëshminë ta japë nga zyra e tij.

- Publicitet -

“Prokuroria nuk është përgjigjur në asnjë propozim të Zyrës së Kryeministrit, rrjedhimisht nuk ka dhënë asnjë arsye pse e ka të pamundur të intervistojë Kryeministrin në datat dhe ambientin e propozuar. Kjo tregon një mungesë të qartë të vullnetit për të mundësuar një dëshmi që, sipas pretendimeve të Prokurorisë, është e domosdoshme për të kryer hetimet në çështjen në fjalë. Po të kishte vullnet për ta intervistuar Kryeministrin, intervista e tillë do të ishte kryer muaj më parë, me një prej datave të propozuara nga vetë Zyra e Kryeministrit“, thuhet në letrën e ZKM-së.

Zyra e Kryeministrit po ashtu thotë se ky qëndrim i kryeministrit të Kosovës nuk është shmangie nga procesi dhe bazohet në disa faktorë.

Në letër janë të renditura; pikëpamja institucionale dhe respekti për pozitën e kryeministrit, ku thuhet se duhen marr parasysh angazhimet dhe koha e Kurtit.

Po ashtu, kërkesa që të japë dëshminë nga Zyra e Kryeministrit arsyetohet me precedentët e krijuar me intervistimet e mëhershme në kryeministri.

“Publiku ka qenë i informuar mirë lidhur me largimin me dhunë të prokurorëve nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga kryeministra që kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi në kundërshtim me çdo normë ligjore. Por duket që fuqia e tyre përballë Prokurorisë i ka zmbrapsur të njëjtit. Kryeministri Kurti, përtej qëndrimeve të tij të fuqishme e publike mbi korrupsionin e krimin ekzistues rreth Prokurorisë Speciale, nuk ka refuzuar të përballet me përgjegjësitë institucionale dhe ka pranuar të dëshmojë“, thuhet në letër.

Po ashtu, drejtuar Gjykatës Themelore, zyra e kryeministrit thotë se ftesa për dëshmi ka natyrë politike.

“Prokuroria për vite me radhë ka dështuar në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të adresimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit. Një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z. Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit. Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar“, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Letra përmbyllet me kërkesën që Gjykata Themelore të obligojë Prokurorinë Speciale që dëshminë e Albin Kurtit ta marrë në kryeministri.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?