Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro prek minimumin e ri historik, kursi me Lekun bie papritur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Euro prek minimumin e ri historik, kursi me Lekun bie papritur
EkonomiKryesore

Euro prek minimumin e ri historik, kursi me Lekun bie papritur

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Kursi i këmbimit euro-lek pësoi një rënie të fortë ditën e enjte dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Vlera e shënuar sot është lehtësisht më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të muajit korrik. Euro kishte shfaqur tendencë rënëse graduale prej një jave, por sot rënia është shpejtuar veçanërisht ditën e sotme. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se një rënie në këto përmasa është e papritur dhe mund të shpjegohet kryesisht me transaksione të shitjes në vlera të mëdha nga aktorë të caktuar.

Pasi kishte prekur nivelet minimale historike në muajin korrik, në vijim kursi i euros shënoi një korrektim në rritje. Gjatë muajit gusht, rritja u ndikua sidomos nga kërkesa e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për valutë me qëllim pagesën e importeve të energjisë elektrike. Gradualisht, edhe zbehja e efektit sezonal të lidhur me turizmin bëri që në fillim të shtatorit euro të rritej deri në nivelin e 117.8 lekëve. Por, në ditët e fundit, kursi i euros po shënon një rënie të re, që aktorët e tregut e kanë të vështirë ta shpjegojnë plotësisht.

- Publicitet -

Sipas agjentëve, rënia e kursit është përcaktuar sidomos nga njëra prej bankave tregtare, që realizon edhe volumet më të mëdha të këmbimeve në tregun valutor. Zakonisht këto luhatje vijnë nga operacione të mëdha që kryhen për llogari të klientëve. Në këtë rast, supozohet se ka pasur shitje në vlera të mëdha të euros nga subjekte të veçanta. Për të dhënë një efekt të tillë, besohet se shuma e shitur duhet të ketë qenë mjaft e madhe, sipër nivelit të pesë milionë eurove.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se deri në mesditë as Banka e Shqipërisë nuk ka pasur një informacion pse ka ndodhur një rënie e tillë. Sidoqoftë, bankat i raportojnë këmbimet valutore në bankën qendrore në fund të ditës dhe shumë shpejt, të paktën për Bankën e Shqipërisë, do të qartësohet volumi i këmbimeve që ka sjellë zhvlerësimin e euros. Ekspertët përjashtojnë që rënia të lidhet me sjellje spekulative nga aktorë të veçantë të tregut, sepse sjellje të tilla nuk lejohen nga Banka e Shqipërisë.

Rënia e fortë e euros duket se e ka suprizuar edhe tregu. Siç ndodh gjithmonë kur kursi ka lëvizje të fortë ditore në njërin kah, agjentët e këmbimit valutor kanë rritur ndjeshëm spread-in ose diferencën mes kursit në blerje dhe atij në shitje. Në të kaluarën momentet e panikut në treg janë zgjidhur menjëherë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet operacioneve të shitjes ose blerjes së valutës me bankat tregtare.

Hera e fundit që tregu valutor kaloi një moment të tillë ishte në muajin mars, por në atë rast në kahun e kundërt, kur euro u mbiçmua me afërsisht 5% në harkun e pak ditëve. Sipas agjentëve të tregut, në atë rast paniku erdhi për shkak të blerjeve të mëdha dhe të përqendruara në pak ditë nga KESH. Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, tregu u qetësua shpejt dhe u kthye gradualisht në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë, leku u forcua ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Dollari amerikan, pas një forcimi të ndjeshëm ditën e mërkurë, të enjten zbriti sërish në nivelin e 116.53 lekëve. Kursi i valutave të tjera kundrejt lekut reflekton ecurinë e tyre kundrejt euros dhe në dy javët e fundit monedha europiane ka rifituar ndjeshëm terren në tregjet ndërkombëtare. Faktori kryesor ka qenë rritja agresive e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane me 0.75 pikë përqindje, në përpjekje për të reaguar ndaj nivele shumë të larta të inflacionit./Monitor/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 15, 2022 at 5:51 pm

    Te gjitha Mediat jane te kapura, dhe ju shesin papushim propagande, pasiguri, frike dhe kronike te zeze. Nuk e besoni?

    Po ju sjell nje shembull te fresket. Mbani mend se si u sinkronizuan parreshtur 24 me 73
    me mashtrimin e Covid 19 dhe gjenocidin e Vaksinave per 2 vite rresht. Asnje, po asnje nga mediat nuk investigoi apo pyeti pak me teper, nga narrativa e pergjithshme. Tani te gjithe po bejne sikur e kane harruar e sikur nuk ndodhi asgje. C’fare me teper doni qe te besoni, se mediat apo kanalet vizive, nuk jane ne sherbim te se vertetes, por ne sherbim te manipulimit.

    Reply
  • Fevziu says:
    December 11, 2025 at 6:32 pm

    Sa qesharak duket si artikull tani ne 11 Dhjetor 2025..
    Eur 96.1 / Dollari 81.7 / Paundi 109.4

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?