Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europa përgatitet për luftë? Prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani ka rekord porosish
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Europa përgatitet për luftë? Prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani ka rekord porosish
BoteLajmi i fundit

Europa përgatitet për luftë? Prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani ka rekord porosish

Published: March 14, 2025
Shpërndaje

Në një kohë shtimi të tensioneve në Europë, mes kërcënimeve të SHBA-së se mund ta tërheqë ombrellën e saj mbrojtëse gjigandi gjerman i prodhimit të armëve, Rheinmetall, njoftoi se ka marrë një numër rekord porosish.“Në 35 vitet që kamë punuar për këtë koncern, nuk e kam parë kurrë dicka të tillë”, pohoi drejtori i Rheinmetall, Armin Papperger.

Selia e kompanisë në Düsseldorf aktualisht ka kërkesa dhe porosi me vlerë 55 miliardë euro. Kjo është 17 miliardë më shumë se rekordi i vitit të kaluar – është më shumë se kurrë më parë.

Gjithçka që kërkohen për ushtrinë po porositet: nga municionet, te mjetet e blinduara e deri tek tanket. Rheinmetall bashkëpunon edhe me KNDSDeutschland me bazë në Mynih(një kompani që deri vonë quhej Kraus-Maffei Wegmann).

- Publicitet -

Kompanisë po i kërkohen edhe tanke Leopard, raketa, radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë, teknologji digjitale ushtarake…: “Shtetet e Bashkuara, këtë e them pa asnjë akuzë, do ta detyrojnë Evropën të investojë më shumë për sigurinë e saj. Është një ndryshim i madh, por mendoj se është një shenjë e mirë për industrinë në Evropë, sepse ndoshta mund të bëhet më e pavarur. E meqë ra fjala, kjo është e rëndësishme dhe për politikën”, mendon Papperger.

Në kontinentin e vjetër ka nisur një epokë armatike, shton ai, teksa nënvizon se të ardhurat dhe fitimet janë rritur me rreth 35 për qind dhe se me gjasë, ky është “vetëm fillimi”.

Sipas vlerësimit të prodhuesit gjerman të armëve, nëse anëtarët e NATO-s do të fillonin me të vërtetë të shpenzonin 2.5 deri në 3.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, ky do të ishte “një potencial për qarkullim midis 300 dhe 400 miliardë euro deri në vitin 2030”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Sul Koburja says:
    March 14, 2025 at 4:23 pm

    Europa do kthehet fuqishem si fuqi ushtarake.Riarmatimi do i sherbeje Gjermanise edhe per rritjen e GDP.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 14, 2025 at 6:37 pm

    Gjermania eshte nje Fuqi e Madhe Ekonomike,
    Industriale, …. , me standarte te larta shkencore,
    teknologjike e me nje popullate te kualifikuar e
    te disiplinuar.

    Por shtetet e zones Euro- Atlantike qe kerkojne
    nje riorganizim te gjithe aneshem, duhet te jete
    ne koordinim te plote me njeri tjetrin per te siguar
    nje paqe te qendrushme afate gjate pas luftes ne
    Ukraine per te gjetur zgjidhje optimale si me Rusine
    ashtu dhe me pjeset e tjera te kesaj bote qe po tkurret,
    me nje popullate qe po shtohet, me burime natyrale
    te lendes se pare qe po pakesohen duke inkluduar
    token bujqesore qe duhet te jete produktive si dhe
    ujin e pishem.

    Pra Dua te shprehja opinion tim se te gjithe duhet
    te perqendrohemi jo vetem tek Riarmatimi, por edhe
    tek Riorganizimi dhe Koordinimi ne cdo aktivitet
    shkencor e teknologjik qe zona Euro Atlantike qe
    perfshin Rusine, me nje popullate rreth 12% te
    popullates se botes, te jete e integruar ne ate menyre
    qe arrijne objektivave maksimale.

    Mendoj se ne keto organizime te perpasave te medha
    ku shume struktura te natyrave te vecanta qe do
    ndryshoje, mundet qe ne fillimet e ketyre proceseve
    transformative, “disa te mira materiale” mund te
    jene me te ulta se me pare.

    Kjo eshte nje sakrifice qe duhet perballuar per
    te zhvilluar teknologjit me moderne, qe do sjellin
    permiresime esenciale per nje jete me te mire,
    e shume me te sigurte ne te ardheshmen.

    Mireqenia e Popullates dhe Siguria e Kombit kur te
    te arrijme objektivat e me siperme eshte e mbrojtur
    nga disa “Fuqi te Jashteme”, qe duket se kane tendenca
    ekspasioniste.

    Disa ide te ish kryeministrit te Kanadase dhe disa
    te tjereve ne Europe me kane lene nje shije shum
    te keqe. Me duket se shprehja:

    “Te djegesh jorganin per nje plesht”,
    eshte shum domethenese ne kete rast.

    Reply
  • Piro says:
    March 15, 2025 at 2:45 am

    Kur mbaroi Lufta e Dyte Boterore, sipas Planit Morgethau, tere industria e Gjermanise do te shkaterrohej dhe vendi do te kthehej ne kater shtete te pavarura bujqesore. Ne konferencen e Potsdamit midis Stalinit, Trumanit dhe Clement Attleyt, Rusise qe pesoi demet me te renda nga lufta, iu la te mirrte tere industrine e zones se saj te pushtimit, qe do te behej Republikas Demokratike e Gjermanise, si dhe nje te treten e industrise se Gjermanise perendimore, te cilat edhe i mori.
    Por, kur SHBA pa se komunistet filluan luften civile per te permbysur qeverine e ligjshme te Greqise dhe derguan shume divizione ne kufirin me Turqine per t’i marre krahinen armene te Karsit, banoret armene te se cile ishin larguar gjate “geocidit” te Luftes se Patre Boterore, Presidenti Truman urdheroi Pentagonin te hartonte pane per mbrojtjen e Evropes nga nje agresion i pritshem rus. Pentagoni iu pergjigj predidentit se Evropa e shkateruar nga lufta nuk mund te mbrohej pa Gjermanine dhe presidenti ndaloi shkaterrimin e indistrise gjermane qe kishte mbetur. Ne vitin 1949, Perendimi (SHBA) krijoi NATO- themeloi shtetin e Gjermanise perendimore, futi Gjermanine ne NATO dhe gjenerali nazist Spajdel u caktua kryekomandant i forcave ushtarake te NATOs ne Evrope.
    Duket sikur historia perseritet ne nje forme esencialisht te ngjashme: nevoja qe ka Evropa per potencialin njerezor, industrial, teknlogjik dhe ushtarak te Gjermanise i ofroi asaj avantazhe politike edhe sot si atehere.

    Reply
  • Piro says:
    March 15, 2025 at 2:47 am

    Kur mbaroi Lufta e Dyte Boterore, sipas Planit Morgethau, tere industria e Gjermanise do te shkaterrohej dhe vendi do te kthehej ne kater shtete te pavarura bujqesore. Ne konferencen e Potsdamit midis Stalinit, Trumanit dhe Clement Attleyt, Rusise qe pesoi demet me te renda nga lufta, iu la te mirrte tere industrine e zones se saj te pushtimit, qe do te behej Republikas Demokratike e Gjermanise, si dhe nje te treten e industrise se Gjermanise perendimore, te cilat edhe i mori.
    Por, kur SHBA pa se komunistet filluan luften civile per te permbysur qeverine e ligjshme te Greqise dhe derguan shume divizione ne kufirin me Turqine per t’i marre krahinen armene te Karsit, banoret armene te se cile ishin larguar gjate “geocidit” te Luftes se Patre Boterore, Presidenti Truman urdheroi Pentagonin te hartonte plane per mbrojtjen e Evropes nga nje agresion i pritshem rus. Pentagoni iu pergjigj predidentit se Evropa e shkateruar nga lufta nuk mund te mbrohej pa Gjermanine dhe presidenti ndaloi shkaterrimin e indistrise gjermane qe kishte mbetur. Ne vitin 1949, Perendimi (SHBA) krijoi NATO- themeloi shtetin e Gjermanise perendimore, futi Gjermanine ne NATO dhe gjenerali nazist Spajdel u caktua kryekomandant i forcave ushtarake te NATOs ne Evrope.
    Duket sikur historia perseritet ne nje forme esencialisht te ngjashme: nevoja qe ka Evropa per potencialin njerezor, industrial, teknlogjik dhe ushtarak te Gjermanise i ofroi asaj avantazhe politike edhe sot si atehere.

    Reply
  • demo says:
    March 15, 2025 at 2:58 am

    Ju armatosuni per vete,Ne do shkojme ne plazh.Po e pat bllokuar plazhin e Golemit Fanja me prestizh Rezort,do shkojme per nje fergese ne Peshkopaje tek Ymer Lala,.Une do shkoj te numuroj Turistet te porte e Rinasit,se Portin e Durresit e zu Arabi.
    Shyqyr zotit Tanke Topa na i mori Saliu,Municionet i rrujti sypeshkaqeni cfare kane ngelur ca shpella betoni do vije Hollywoodi te xhiroje filma me vampira.Kufijt do na i mbroje greku,se na do shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?