Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Të ardhurat e disponueshme në Europë sipas fuqisë blerëse, ku renditen familjet shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Të ardhurat e disponueshme në Europë sipas fuqisë blerëse, ku renditen familjet shqiptare
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Të ardhurat e disponueshme në Europë sipas fuqisë blerëse, ku renditen familjet shqiptare

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundit, të ardhurat e familjeve shqiptarë janë të pamjaftueshme për të përballuar një jetesë normale në krahasim me shtetet e tjera të Europës, madje dhe rajonit.

Të ardhurat, përveçse janë të ulëta zhvlerësohen edhe më tej nga çmimet e larta.

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave të dsiponueshme të ekuivalentuara për anëtar të një familjeje, të cilat tregojnë të ardhurat totale të një familjeje pas taksave që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes të konvertuar në të rritur.

- Publicitet -

Ky tregues matet sipas standardid të barazisë së fuqisë blerëse, ose PPP (purchasing power standard). Teorikisht një PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Shqipëria e kishte treguesin e të ardhurave mediane të disponueshme në 2020 (viti më i fundit kur të ardhurat janë të disponueshme) në 4,358, që është më i ulëti në Europë (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovimën mungojnë). Treguesi median nënkupton që gjysma kanë më shumë se 4358 PPS dhe gjysma më pak.

Në krahasim me medianën europiane po në të njëjtin vit (17,926 PPS), një anëtar i një familjeje shqiptare kanë në dispozicion vetëm 24% të të ardhurave. Si rrjedhojë fuqia blerëse e një familjeje shqiptare është katër herë më e ulët se ajo e mesatares europiane.

Ndonëse të ardhurat për frymë janë sa 32% e mesatares europiane, kur krahasimi bëhet sipas fuqisë blerëse, treguesi ulët në 23%, si rrjedhojë e fakti që çmimet në pjesën më të madhe janë njëlloj me vendet e BE-së (sidomos në supermarkete), ndërsa të ardhurat shumë më të ulëta.

Në krahasim me Gjermaninë, psh, fuqia blerëse është 5.5 herë më e ulët, me Italinë 4 herë më pak, me Greqinë 2.3 herë më pak.

E dyta më e ulët pas Shqipërisë, për të ardhura mediane të disponueshme, renditet Maqedonia e Veriut (5,988 PPS), Turqia (6,210 PPS), Mali i Zi (6,328), Serbia (6,968 PPS).

Sipas Eurostat Në vitin 2022, të ardhurat mesatare të ekuivalentuara të disponueshme në BE ishin 18 706 standarde të fuqisë blerëse (PPS) për banor, duke u rritur nga 18 011 PPS të regjistruara në 2021.

Në nivel kombëtar, vendet e BE-së me të ardhurat mesatare më të larta të disponueshme në 2022 ishin Luksemburgu (33 214 PPS), Holanda (25 437 PPS), Austria (25 119 PPS), Belgjika (24 142 PPS), Danimarka (23 244). PPS) dhe Gjermania (23 197 PPS).

Në të kundërt, Bullgaria (9 671 PPS), Sllovakia (9 826 PPS), Rumania (10 033 PPS), Hungaria (10 217 PPS) dhe Greqia (10 841 PPS) raportuan vlerat më të ulëta.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, marrin për bazë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes. Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar që të dhënat të jenë të krahasueshme midis vendeve.

[1] Anëtarët e familjes barazohen ose bëhen ekuivalente duke peshuar secilin sipas moshës së tyre, duke përdorur të ashtuquajturën shkallë të ekuivalencës së modifikuar të OECD.

Për të pasqyruar ndryshimet në madhësinë dhe përbërjen e një familjeje, të ardhurat totale (neto) të familjes pjesëtohen me numrin e ‘të rriturve ekuivalent’, duke përdorur një shkallë standarde (ekuivalente): shkallën e modifikuar të OECD; kjo shkallë u jep një peshë të gjithë anëtarëve të familjes (dhe më pas i mbledh këto për të arritur në madhësinë e barabartë të familjes):

1.0 për të rriturin e parë;

0,5 për personin e dytë dhe secilin pasues të moshës 14 vjeç e lart;

0.3 për çdo fëmijë të moshës nën 14 vjeç.

Së fundi, shifra që rezulton quhet e ardhura e disponueshme ekuivalente dhe i atribuohet në mënyrë të barabartë secilit anëtar të familjes.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ismail says:
    November 7, 2023 at 9:13 pm

    Kur shkruhet e spjegohet termi standardi i fuqisë blerëse mendoj se nuk është normale që të shkruhet anglisht dhe më e keqja është se jepen vetëm inicialet(PPS). Çfar është kjo PPS? Jo të gjithë ata që e lexojnë këtë shkrim dinë angplisht

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2023 at 4:29 am

    Shqiptaret te fundit si gjithmone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?