Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Kënaqësia e shqiptarëve nga jeta është ndër më të ulëtat në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Kënaqësia e shqiptarëve nga jeta është ndër më të ulëtat në Europë
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Kënaqësia e shqiptarëve nga jeta është ndër më të ulëtat në Europë

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët e vlerësojnë këtë tregues në 5.7 pikë nga në një shkallë nga 0 (shumë të pakënaqur) në 10 (shumë të kënaqur). Treguesi është matur nga Eurostat dhe i përket vitit 2021.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (BE), kënaqësia e shqiptarëve është më e ulët. Për 2021, shkalla e kënaqësisë nga jeta në BE ishte 7.2 dhe në vitin 2022 zbriti në 7.1 (për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2021).

Shqipëria u rendit e dyta me nivelin më të ulët të kënaqësisë në Europë, në të njëjtin nivel me Bullgarinë dhe vetëm pas Turqisë (5.6).

- Publicitet -

Nga vendet e tjera të rajonit, që i kanë të disponueshme të dhënat, Mali i Zi e kishte shkallën e kënaqësisë në nivelin e 6.4 në 2021, por që zbriti në 5.8 në 2022.

Ndërsa në Serbi, shkalla e kënaqësisë së të jetuarit u rrit në 6.1 në 2022, nga 6 në 2021.
Maqedonia e Veriut e ka të dhënën e fundit e disponueshme të vitit 2020, kur treguesi i kënaqësisë nga jeta ishte 6 pikë.

Edhe për Kosovën e dhëna e fundit e disponueshme është e vitit 2020, me tregues po 6 pikë.

Sipas Eurostat, kënaqësia me jetën mund të ndikohet nga shumë faktorë si mosha, niveli i arsimimit, gjendja familjare dhe financiare, si dhe shumëllojshmëria e përvojave, zgjedhjeve, prioriteteve dhe vlerave të një individi.

Në Shqipëri, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat, niveli i kënaqësisë për jetën është i njëjtë, të dy në 5.7 pikë.

Në Shqipëri, kënaqësia për jetën është më e ulët tek të moshuarit, me grupmoshën mbi 65% që e ka treguesin 5.4 pikë, më të ulët sesa mesatarja e vendit prej 5.7 pikë dhe më e larta tek të rinjtë 16-19 vjeç, me 6.3 pikë.

Sipas nivelit të arsimit, personat me arsim të ulët janë më të pakënaqur me jetën, me treguesin që vlerësohet në 5.4 pikë dhe më i lartë është për personat me arsim të lartë, në 6.5 pikë.

Bashkimi Europian
Sipas Eurostat, në vitin 2022, njerëzit në BE e vlerësuan kënaqësinë e tyre të përgjithshme nga jeta mesatarisht me 7.1 pikë në një shkallë nga 0 (shumë të pakënaqur) në 10 (shumë të kënaqur). Për 18 nga 27 vendet e BE-së, kënaqësia e përgjithshme e jetës u vlerësua mbi ose e njëjtë me mesataren e BE-së.

Vlerësimi ishte më i lartë në Austri (7.9), Finlandë, Poloni dhe Rumani (secila me 7.7), Belgjikë dhe Holandë (të dyja me 7.6) dhe më i ulëti në Bullgari (5.6), Gjermani (6.5) dhe Greqi (6.7).

Në të gjitha vendet përveç Bullgarisë, vlerësimet mesatare të kënaqësisë nga jeta ishin mbi 6, që do të thotë se shumica e njerëzve në BE deklaruan veten të kënaqur dhe jo të pakënaqur. Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve europianë është mbledhur si pjesë e statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën
  • Kur nuk duhet të shqetësohemi për njollat e bardha në bukën e fortë
  • Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  • Izraeli, i përçarë: Eisenkot ka mandatin, ekuacion i ndërlikuar me partitë arabe

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Fraksion i dosjes ‘Veliaj’? Moderatori i njohur TV paraqitet në SPAK
  2. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  5. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?