Përqindja e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart që konsideroheshin mbipeshë (para-obez dhe obez) në vitin 2022 ishte 50.6% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave që janë përditësuar së fundmi nga Eurostat.
Shifrat përfshijnë dhe Shqipërinë, ku sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë. Në këto nivele, Shqipëria renditet e 11 dhe konsiderohet si një ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të obezitetit në Europë, duke u ngjyrosur në hartë me blu.
Më të shëndoshët e Europës janë maltezët, 62% e të cilëve konsiderohen mbipeshë. Pas tyre vjen Finlanda (59.5), Letonia (59.2), Rumania (58.9), Lituania (58.5), Polonia (57.8), Hungaria (57.5), Sllovakia (57.5), Kroacia (57.2), Turqia (57.1) dhe më pas Shqipëria (56.5).
Më elegantët e Europës janë italianët, që kanë dhe përqindjen më të ulët të obezitetit, me 41.3%, të ndjekur nga zviceranët (45.2%) dhe francezët (45.4%).
Në rajon, për elegancë kryeson Mali i Zi, që e ka treguesin ndër më të ulëtit në Europë (47%). Për Serbinë ky tregues është 51.8%, ndërsa mungojnë të dhënat për shtetet e tjera të Rajonit. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 55 në vitin 2017.
Meshkujt shqiptarë më të shëndoshë se femrat
Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë. Meshkujt më të shëndoshë janë në Maltë dhe Sllovaki (69.4%) dhe më elegantët në Francë (51.5).
Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat.
Me elegantet e Europës janë italianet (31.3%) dhe malazezet (34.6%).
Femrat më të shëndosha janë në Letoni (56.7%) dhe Turqi (55.2%).
Eurostat e mat obezitetin bazuar në treguesin e BM (Body mass index) që është një rregull i përshtatshëm i përdorur për të kategorizuar gjerësisht një person bazuar në masën e indeve (muskujt, yndyrën dhe kockat) dhe lartësinë.
Treguesi mat përqindjen e njerëzve obezë bazuar në indeksin e tyre të masës trupore (BMI). Njerëzit e moshës 18 vjeç e lart konsiderohen obezë me një BMI të barabartë ose më të madhe se 30.
Kategoritë e tjera janë: nënpesha (BMI më pak se 18.5), pesha normale (BMI midis 18.5 dhe më pak se 25) dhe para-obeze (BMI midis 25 dhe më pak se 30). Kategoria mbipeshë (BMI e barabartë ose më e madhe se 25) kombinon dy kategoritë para-obez dhe obez.
Monitor
Tu befte gjak e dhjame!
njesoj me rracen e tyre, turkiet lol fatale
Italianët , më elegantët . Kjo dihet , janë kampion bote në të ngrënë dhe në të veshur . Guzhina italiane është e famëshme . Ndërsa guzhina më e shpifur është ajo amerikane ; hamburger , biftek , bërxolla të ndyra , sikur ha shollin e këpucës . Në vënd të parë në Evropë , qëndron guzhina italiane , pastaj ajo franceze dhe spanjole . Veriu i Evropës , përfshi Angli , Gjermani, Holandë, Suedi , e gjithë të tjerët , nuk të merr malli kurrë të hash nga guzhina e tyre .
Plotësisht dakord me tellallin , sidomos për amerikanet që jo vetëm nuk dinë të hanë por I kanë dhe ushqimet shumë të këqija . Isha një muaj te im vëlla në Nju Xhersi dhe mezi prisnja të ikja . Amerika ka punë e pare por jeta bëhet në Evropë . Madje, para Amerikës , nuk ka si Shqipëria , po të kesh një punë të mirë e të ardhura të mjaftueshme . Gjithsesi , nuk ka si Evropa .
shqiptaret me zorreshqyerit
Mbase shqyptaret hane shume buke te bardhe ose ky NEPS per ushqim i shqyptarevr vjen pasi Enveri i la si nje fis ELEGANT kanibalesh bythejashte prej Afrike Zulu, tani ne Demokracine Hajdute te Edvinit shqyptaret e paditur dhe te palecituri jane sulur si te paparetaves me kos per ta bere “Detin kos” pa pyetur fare per obozitetin dhe diabetin Imperialist qe e ka “Hale ne sy Shqypnine”, prandaj o gazeta e nerume DITA keto statistika romapertoma me italiane barktharre dhe shqyptare barderra jane propagande boshe jane pa asnje vlere, kur po nga keto statistika mesojme se Shqypnia ka importuar kete vit qindra tone vaj palme dhe sidomos kur shikojme Blendi Fevziun si reklamon dhe lavderon ne emisionin e tij OPINION kompanine amerikane KFC (Kentucky Fried Chicken) si nje arritje dhe fitorje e madhe e Rilindjes ne Shqypni, e cila ne fakt sipas statistikave amerikane eshte kompania me e urryer nga konsumatoret ne SHBA me shume procese gjyqesore per demet qe i ka shkaktuar shendetit publik.
prandaj o gazeta e nerume DITA:
POPULLI ME OBEZ NE PLANET JANE AMERIKANET QE USHQEHEN ME PLEHRA PAPUSHIM
dhe:
Kete e nuk e thote intelektuali i LIG smirezi dhe ziliqar pas internetit, por e ka deklaruar miliardieri Elon Musk ne nje emision te gjate TV
ndryshe:
Une per vete do ta komentoja kete statistike te LIGE per shqyptaret si nje ndikim i psikollogjise popullore denbabaden qe kur er cdo vakt ushqimi thone:
DO SHKOJME TE HAME BUKE
ose:
Sic e permend komentuesi @demo qe shqyptaret e kishin dhe e mbajne urrimin per cdo feste kur ngrinin dolli me nje gote raki:
T’U BEFTE GJAK E DHJAME!
ose:
Sic e tregon me mire dhe sakte psikollogjine popullore te shqyptareve kenga;
O E BUKRA, O MOJ KOMTRASHA
O e bukura komtrasha
Bel-fuçie shalë-jashta
Eja moj aty te kashta
Ta tregoj si bohet gjashta.
O faqekuqe si molla
E trashë porsi bolla
Pse o moj të zuri kolla
Vishu trashë jo me të holla.