Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Faik Çerenishti, nderim njeriut të punës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Faik Çerenishti, nderim njeriut të punës!
Kulture

Faik Çerenishti, nderim njeriut të punës!

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Zylyftar Hoxha

 

Duke kërkuar të dhëna për një njeri të thjeshtë, punëtor, por edhe të veçantë si Faik Çerenishti, me origjinë nga Vëndresha e Skraparit, se si e ka nisur dhe mbyllur jetën e tij, të bie në sy se madhështia e njeriut nuk qenka vetëm te shkolla, te puna e privelegjuar, te lartësia hierarkike që zë në shoqëri nga faktorë objektivvë apo subjektivë, por është edhe te thjeshtësia.

- Publicitet -

Se edhe thjeshtësia të bëka të madh, të bëka të njohur, të bëka të zësh një vend nderi dhe të merituar në mjedisin që të rrethon.

I tillë, rrezatues me punë dhe me shembull ka qenë Faiku.

 

***

Lindi në Vëndreshë të Madhe në 7 dhjetor të vitit 1934. Pas përfundimit të arsimit bazë të kohës, atëhere kur njerëzit nguronin, të lëviznin, guxoi dhe la fshatin për një jetë më të mirë.

Shkoi në Kuçovë dhe filloi punë në industrinë e naftës, natyrisht në një punë të rëndë. Pas tre vjetësh, mendoi të zinte një zanat të hajrit. Kur ishte në fshat kishte përdorur veglat e marangozit që kishte sjellë gjyshi nga kurbeti në Francë dhe çoç i vinte ndoresh.

Në vitin 1956 u vendos në Berat, një qytet i bujshëm dhe i punës rindërtuese në atë kohë.

Ishte vetëm 22 vjeç. Filloi punë marangoz në ndërmarrjen e përpunim-drurit pranë mjeshtrave të vërtetë. Ai i heshtur, “blinte” shumë e “shiste” pak në zanat, të cilin e  përsosi shumë shpejt.

Pas krijimit të familjes, në vitin 1959, mori edhe atë dhe u vendos në një shtëpi që bleu në lagjen “Murat Çelepias.

Në vitin 1966 filloi të merrte jetë qyteti i ri i Poliçanit. Në atë kohë iu bë thirrje  gjithë të larguarve skraparllinj të ktheheshin në rrethin e tyre dhe të punonin në uzinën gjigante të prodhimeve ushtarake.

Faiku i u përgjigj thirrjes dhe u vendos në Poliçan. Nisi punën e marangozit në uzinë. Ra shpejt në sy specialistet kinezë. Nuk ishte thjeshtë kategoria më e lartë e punës, që ishte kategoria e shtatë ajo që bënte dallimin, por mjeshtëria  dhe njohuritë inxhinierike  me të cilat u jepte zgjidhje problemeve dhe risive në punë.

Poliçani kishte shumë specialistë të tillë të aftë e të zotë, që ua kalonin edhe inxhinierëve, me shpikjet dhe punën shkencore të tyre. Një nga këta ishte dhe Faiku.

Në vitin 1975 doli nevoja për një mësues të punës me dru në shkollën 8-vjeçare “Refat Keli” të qytetit të Poliçanit.

Në gjithë atë aradhë mjeshtrish të punës me dru e me metal, që kishte Poliçani, u përzgjodh Faiku.

Arsyeja ishte se nuk duhej vetëm mjeshtëria e zanatit, por organizative, edhe mjeshtëria pedagogjike, edhe mjeshtëria e komunikimit. Dhe këto veti i gëzonte vetëm Faiku, një mjeshtër i madh që me duart e tij do të transmentonte dashurinë për këtë profesion tek të tjerët.

Faiku ishte i veprimit, fliste pak, por fliste me gurë kandari, fjalë që i zinin vend dhe fëmijët e kuptonin shumë mirë. I dha autoritetin e lëndëve kryesore, lëndës së tij, që atëherëe quhej e dorës së dytë. Korrekt në komunikim me kolegët, me të cilët transmentonte paqe e mirësi.

Nëpër vite u bë pjesë e një bote intelektuale, që, në Poliçan, ishte e pasur. Merrte pjesë në veprimtaritë e ndryshme, në shfaqje të shkollës dhe eksursione.

Faiku nuk bënte kompromis me parimet e tij. I kishte të shenjta ato dhe besonte, besonte edhe në ditët më të vështira. Ishte vlerë e nuk shkeli kurrë mbi moralin dhe vlerat që besonte.

Pas viteve ’90, me ndërrimin e sistemeve, Faiku nuk priti si shumë të tjerë, iu fut biznesit të vogël privat, aq sa mund të quhej biznes një zdruktari e vogël. Punoi aty, por edhe mendoi të ardhmen.

Me nismën që mori Fatosi, nuk tha asnjë fjalë frenuese, u pajtua menjëherë me të dhe filluan bashkë punën familjarisht.

U ngrit karburanti dhe pallati i banimit në Tiranë, pastaj edhe ndërtime të tjera në Tiranë.

Në vitin 2007 nisi ndërtimin  Fafa Premium. Faiku ishte i duruar dhe këmbëngulës si askush, ndaj edhe i këshillonte djemtë mos rrëmbeheshin. I këshillonte ata të paguanin çdo qindarkë detyrim për shtetin dhe për punëtorët.

Në atë qershor të 2011 Faiku ndahet nga jeta, por edhe nga ëndrra e Fafës që tashmë kishte marrë rrugë të mbarë. Qe goditje për fëmijët e tij, por veçanërisht për Fatosin, i iku udhëheqësi shpirtëror, “Eminenca Gri”, mungesën e të cilit ai e ka ndjerë çdo ditë të vitit deri më sot.

Mori një hap të parë simbolik për ta “patur” të atin pranë. I vuri kompleksit emrin Fafa, një bashkim lingustik i dy rrokjeve të para, Faik – Fatos, një emër i stisur mençurisht prej Fatosit që zuri vend, duke u bërë e njohur në saitet më me famë turistike të botës.

E, megjithatë, për Fatosin përsëri mungonte diçka nga hija e të atit. Vendosi ta përjetësojë me një përmendore tjetër, përmendore që do të përurohet sot në ora 18.00 në mjediset e FAFA – s.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?