Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Institut i Ndërtimit apo institut i birrës dhe i plagjiaturës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FAKSIMILE: Institut i Ndërtimit apo institut i birrës dhe i plagjiaturës
AnalizaLajmi i fundit

FAKSIMILE: Institut i Ndërtimit apo institut i birrës dhe i plagjiaturës

Published: February 4, 2024
Shpërndaje

Ing. Erion Periku

Botuar në DITA

Sipas të dhënave të pak javëve më parë të Eurostat, ndikimi i sektorit të ndërtimit në ekonominë e Shqipërisë është dyfish e ca më i lartë se ndikimit të tij në vendet e BE-së. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Instat, më shumë se 10% e prodhimit të brendshëm bruto e zë ky sektor.

- Publicitet -

Paçka se pesha e sektorit të ndërtimit në vend ka qenë e është tejet domethënëse dhe se kabineti qeveritar është i fryrë me ministra me ose pa portofol për sfera që lëngojnë a mungojnë tërësisht – si anti-korrupsioni apo inovacioni – ironikisht, Shqipëria nuk ka ministri ndërtimi.

Si rrjedhojë, autoriteti përgjegjës për rregullimin e sektorit shumëmilionësh është Instituti i Ndërtimit (IN), një entitet me bëma të shumta dhe llogaridhënie të paktë.

Ideja se IN mund t’i mungojë, minimalisht, serioziteti, të përshkon mendjen sapo viziton faqen zyrtare të ndërtuar rrëmujshëm, si një ngrehinë pa leje. Gjithësesi, me pak vështirësi në të gjindet objekti i veprimtarisë së institucionit, listuar nga drejtoritë. Sipas tyre, veprimtaria e IN konsiston në kryerjen e veprimtarive kërkimore-shkencore, shërbimeve laboratorike, oponencave teknike, projekteve dhe akt ekspertizave.

Meqë në faqe informacioni mbi veprimtarinë kërkimore a shkencore të IN mungon dhe prej mosbesimit se një institucion që ka kërkimin ndër objektivat kryesore mund të mos ketë të paktën një të tillë, u përpoqëm t’i gjenim botimet me të tjera mënyra.

Por në faqen më përfshirëse dhe prestigjoze ndërkombëtare të punimeve dhe artikujve shkecorë, pra në “Scopus” nuk gjendet as edhe një dokument i vetëm që i përket Institutit të Ndërtimit të Shqipërisë. Kjo vlen edhe për drejtorin, si edhe për katër drejtorët e drejtorive.

Kur merret parasysh se botimi i punimeve kërkimore shkencore në revistat e Scopus është parakusht edhe për marrjen e gradave e titujve shkencorë në vend, mungesa e tyre në këtë nivel hedh dritë mbi cilësinë e IN, por ngushëllon veten me idenë se zyrtarët në fjalë kanë qenë të zënë duke strukturuar politika udhëheqjeje dhe se emri i ndonjërit mund të haset në botime shkencore periferike.

Për sa i përket shërbimeve laboratorike të kryera nga IN, gjendet vetëm një. Në fakt, ky është dokumenti i vetëm i ngarkuar në sistem me autorësinë e IN. Çuditërisht, dokumenti është konfirmimi i kartës teknologjike të një birre. Se ç’lidhje ka IN me teknologjinë e prodhimit të birrës, përtej ndonjë krikëlle që mund të konsumohet me kolegë pas pune, një Zot e di.

Por, sigurisht, dikush duhet t’i shpjegojë edhe shqiptarëve se si dhe përse laboratorët që në princip shërbejnë për të vlerësuar, fjala bie, qëndrueshmërinë e betonit mund të përdoren për te certifikuar marka birrash.

Gjithashtu as oponencat teknike, projektet dhe akt ekspertizat, që IN, me siguri, duhet t’i ketë ndërmarrë, në faqen e tij nuk ekzistojnë, çfarë, me dashamirësi të tepruar, mund të shpjegohet me mungesë stafi të dedikuar apo fluks pune.

Por, një akt ekspertize me vulën e IN, i cili është publikuar së fundmi edhe në median e shkruar mund të jetë tregues i llojit të ekspertizës që Instituti ofron. Bëhet fjalë për Akt-Ekspertizën e kryer prej IN më 22 Shtator 2023 dhe protokolluar me Nr.1389/13, në lidhje me zjarrin e rënë në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytet.

Dokumenti i Akt- Ekspertizës është 84 faqe, nga të cilat: 66 faqe (78.6%) janë fotografi të objektit dhe vendeve përreth pa kurrfarë më të voglin shpjegim; 7 faqe (8.3%) konsistojnë në të dhëna të studimeve gjeologjike dhe sizmike; 3 faqe (3.6%) konsistojnë në të dhëna nga programet kompjuterike; ndërsa, 8 faqe (9.5%) janë perfundime, pjesa më e madhe e tyre e kopjuar nga një artikull kërkimor i vitin 2007 dhe përkthyer, dukshëm, me “google translate”.

Edhe më absurde se plagjiatura –vjedhja e pronësisë intelektuale- është fakti sa hipotezat e përgjithshme të ravijëzuara në artikullin e vitit 2007, pasi janë përvetësuar dhe përkthyer me gabime, janë radhitur si përfundime të një rasti specifik. Krahas përvetësimit të punës, masakrimit të gjuhës shqipe dhe mënyrës krejt të paparë për matjen e kohës – 13:45 PM -, ajo që trishton është mungesa e një analize inxhinierike, qoftë kjo edhe krejt e thjeshtë.

Dëshira është që kjo mungesë përgjegjshmërie të jetë një rast i izoluar, një gabim i një grupi “ekspetësh” të IN, pre e delirit të madhështisë a injorancës profesionale. Në fund të fundit, ndjeshmëria e drejtorit të IN në kësi rastesh është e evidentueshme tek reagimi i tij ndaj shkuljes së dy ferrave ta Pallati Mbretëror apo ndaj tre shkurreve të prera tek ish-Ambasada Sovjetike.

Por këmbëngulja për të mos publikuar asgjë që pasqyron përmbushjen e detyrave të veta nga ana e IN në faqen zyrtare nge dyshimet se organi që rregullon drejtpërdrejt një prej sektorëve më me peshë në ekonominë e vendit shumë- shumë vlen veçse për një gotë birrë a tre shkurre.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?