Nga Orgen Peci
Ndërsa projektet e ndërtimit në veri të vendit vijojnë të shoqërohen me tensione dhe kundërshtime nga banorët lokalë, vendimmarrja e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit mes pushtetit ekzekutiv dhe grupeve të biznesit afër politikës.
Sipas dokumenteve zyrtare, KKT-ja e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama ka miratuar me kusht lejen e ndërtimit për kompleksin “Nereida” në Jalë (Bashkia Himarë). Përfituese e këtij vendimi është shoqëria “ABA Real Estate Management”, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj — i njohur publikisht si zhvilluesi i projektit të debatuar në Rrjoll të Velipojës dhe historikisht i konsideruar si sipërmarrës i afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ecuria e këtij investimi të ri tregon se rezistenca komunitare në Rrjoll apo protestat në Tiranë nuk kanë frenuar procesin e licencimit të projekteve të tjera në bregdetin e Jugut ku përzihet betoni dhe problemet e pronësisë, që vazhdojnë të degjenerojnë në konflikte të rënda.
Ky zhvillim konfirmon edhe qasjen tashmë të njohur nga opinioni publik ku pragmatizmi ekonomik dhe kapitali i madh mbizotërojnë mbi ndasitë politike formale.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania zhvilluese është regjistruar në vitin 2023. Projekti parashikon: Sipërfaqen e ndërtimit: 5,000 m² në Zonën Kadastrale Nr. 3844, Jalë. Vendndodhjen: Përafërsisht 300 metra larg vijës bregdetar. Strukturën: 1 deri në 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku kati përdhe do të shërbejë si bar-restorant me pishinë, ndërsa katet e sipërme do të ndahen mes ambienteve hoteliere dhe njësive të banimit.
Ndërsa në nivel diskursi publik mbetet përplasja politike, praktika e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat më të lakmuara të bregdetit shfaq një dinamikë tjetër: lejet e ndërtimit dhe zhvillimi i territorit vijojnë pa pengesa administrative, duke konfirmuar se pushteti ekonomik i fuqizuar nga lidhjet politike dhe miksimi i parasë publike me paranë jashtë sistemit funksionon pavarësisht përkatësive apo “llogoreve” partiake.
DITA

Gënjejnë xha Temen ditën, ndajnë paratë natën
Bjeri o Hajdut me tuje
Mbushi Hazinete,mbushe
Topi bam e Ti po tutje
Hidhe vallen hajdeutce.
Vidh e vidh e s`ka te sosur.
Vidh e vidh e s`ka te ngopur,,
Vidh e vidh e s`ka te nginje
Si Ali pasha Janine.
Si Aliu ne Tepelene
Zaptove gjithe Sterene
Si Ali pasha Janine
Zaptove gjithe Shqiperine.
Ashtu do perfundoc dhe Tine
Me ergjend beje Tepsine,,
Madheshtor sa nje lope
Do te perfundosh pa koke.
Po ty plaku demo , ç’të kanë vjedhur , plakën ?
Jo pushteti ekonomik i fuqizuar nga lidhjet politike – eshte shume pergjithsuese e siperfaqesore.
Por elemente te caktuar nga pushteti, u delegohen leje kudo neper trojet e vendit nga ky pushtet e ata i detyrohen pastaj ketij pushteti qe neper zgjedhje te hedhin parate lum per te se ashtu mbajne dhe ato lejet e dhena prej tij.
Me koqe jane keta qe i marrin se palloshi gjate qe ua jep kundrejt parave te paguara nen dore,nuk do i gezojne,palloshi gjate neser iken pèo keta cfare do bejne?
Si ka mundesi
Udhezimet nga kapitali boteror, qe ky frekienton ne “samite e koferenca” jane qe ky te ece para pa u ndalur ne rrugen per tia fut koken nbyth popullit te shqiperise.
Personalisht jam 100 për qind kundër dhënies së territorit shqiptar me formë eskluziviteti miliarderëve të huaj. Por nga ana tjetër dhënia e një toke në bregdet apo bjeshkë një biznesmeni vendas për mua nuk përbën edhe aq problem. Mos duhet t’i lemë ato terrene djerrë, pa asnjë investim?!. Por duhet të ketë psh disa rregulla. Si psh ndalimi i ndërtimeve jo më afër se 100 metra nga bregu i detit. Ndalimi i rrethimit të plazhit me tela. Lënia e lirë e bregdetit për të gjithë pushuesit që duan të bëjnë plazh aty. Pra një investim privat në shërbim të të gjithëve. E kam gabim dhe ku?!
ZOTI PEÇI:
-TI JE PËR NDËRTIM KJOSKASH SI SALI/BROJKA 92-2013..
-VËNDI DO ZHCILLOHET DO APO NUK DONI JU E KO..
– NËSE NUK KONKURON NË TENDER TROPOJANI B.ULAJ I SALISËRBIT,PËRSRI MINISTRI NDËRTIMIT DO PENALIZOHEJ E KËRCËNIHEJ ME BURG SI BELINDA BALLUKU..
-B.ULAJ I VJEDH € ME THAS MINISTRIT DHE NË MBRËMJE SHKON TE BABI RAPORTON SHKELJET,FITIMIN MUJOR DHE I DORZON 50 % TË FITIMIT..
..DHE,SALIU PASI SHPIF NË SHQUP,BËN KALLZIM NË SPAK(SALISKAP)..
..SPAK PA LËVIZUR NGA ZYRA RREGJISTRON AKUZËN & E NXJERE NË PUBLIK DËNIM POLITIKË..
..KUR SHQUP SHTON DOZËN ME AKUZA,PROTESTA BËHET PARABURGIMI DHE PROVAT MBLIDHEN NË BURG SIÇ ME ERIONIN,BEQAJN,LIKEN..!
POSHT MBRETI,RROFTË MBRERËTI
FLM DITA
Akoma nuk e ke djegur veten mor nekrofil komunist dashkar !?
O njerze ju e dini qe Bashkimi eshte Kush us i Liri Berishes
Dashkar o robqir nekrofil
Debatojnë në kuvënd jashtë bëjnë pazare, ligjin Saliu zbatimin Edi , mjerë populli, fëmijt u ikën .
Hajduti thot ,kapeni hajdutin, bashkë ibëjnë planet, zihen në kuvendë dhe jashtë bëjnëpazaret