SPAK, që aktualisht është një nga institucionet më të besuara në opinionin publik, pritet të pastrojë emrin nga akuzat e rënda që kanë dalë në media pas një kallzimi të Mirel Mërtirit, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Mërtiri është shfaqur dje në media ku ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe ka publikuar disa dokumenta shqetësues.
Sipas faksimileve, Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, dyshohet se ka mashtruar komisionet e vettingut përmes falsifikimit të dokumenteve duke fshehur prej dosjes së tij kontakte me persona të dënuar dhe me precedentë penalë.
Mërtiri e akuzon Brahon për falsifikim të dokumentave, falsifikim të formularëve dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Dy akuzat e para lidhen me dyshimet se Klodian Braho ka kontakte me persona të papërshtatshëm, që cenojnë një prej kritereve kryesore të vettingut, atë të integritetit dhe pastërtisë së figurës.
Kontakti i papërshtatshëm i prokurorit të SPAK, sipas kallëzimit të Mirel Mërtirit është shtetasi shqiptar, Bledar Gavelli, njohur edhe me emrin Ervis Gavelli i datëlindjes 7 maj 1982.
Ky shtetas rezulton i dënuar në Itali dhe i hetuar të paktën në dy raste në Shqipëri, në 2016-n për pastrim të produkteve të veprës penalë dhe në 2020 në kuadër të operacionit OFL.
Akuza e tretë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhet me dyshimet se Klodian Braho ka zhbllokuar pronat e Gavellit, që u sekuestruan gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ në mars të vitit 2020.
Bledar Gavelli, sipas dokumentacionit të dorëzuar në dosjen e kallëzimit, rezulton se është arrestuar dhe dënuar me tre vite burgim nga autoritetet italiane për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi ka ndodhur në fund të vitit 2004. Në 2008-n, që përkon me periudhën e përfundimit të dënimit me tre vite burgim, Bledar Gavelli ndryshon emrin në Ervis Gavelli.
Nga të dhënat e sistemit TIMS, kopje të të cilave janë përfshirë në dosjen e kallëzimit, rezulton se më 24 shkurt të vitit 2012, në kohën që sipas CV-së së tij, Klodjan Braho ka qenë prokuror në Prokurorinë e Beratit, ka udhëtuar në drejtim të Greqisë së bashku me Ervis Gavellin dhe dy shtetas të tjerë. Shoqërimi i prokurorit me personin me precedentë penalë është regjistruar përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Sipas të dhënave të TIMS, Braho është regjistruar si drejtuesi i mjetit që ka kaluar në pikën kufitare, ndërsa pasagjerë ka qenë Ervis (Bledar Gavelli), Sokol Myftari dhe Romir Cufe. Në kallëzim thuhet se ata kanë qëndruaër për dy ditë në Greqi në hotelin ‘Blazer Suites’ në Athinë.
Data e kthimit është regjistruar më 26 shkurt, ku shofer ka qenë Ervis Gavelli dhe Klodian Braho dhe dy shtetasit e tjerë pasagjerë.
Në deklarimet e bëra në kuadër të procesit të vettingut, që Klodian Braho e ka kaluar që në vitin 2019-të nuk reflektohen hyrje-daljet dhe udhëtimi me të njëjtin mjet me Bledar Gavellin.
Reflektimi i tyre, sipas kallëzimit, mund të çonte në një vendimmarrje tjetër nga ana e këtyre organeve për Klodjan Brahon.
Lidhja mes prokurorit Klodjan Braho me të dënuarin për drogë përforcohet edhe nga dyshimet se ky i fundit ka ndikuar në vitin 2020, kur në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit u sekuestruan pronat e Bledar Gavellit dhe të vëllait të tij, Leonat Gavelli.
Leonat Gavelli është dënuar nga autoritetet italiane si drejtues në një rrjet të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.
Një dosje për vëllezërit Gavelli dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonat Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait dhe kushëririt në Itali, që më pas e shisnin edhe në Zvicër.
Dosja e OFL për justifikimin e pasurive për dy vëllezërit në gusht të 2020 u referua në SPAK, ku më pas pasuritë u zhbllokuan me arsyetimin se ato justifikoheshin me burime të ligjshme, pavarësisht se bëhej fjalë për prona dhe të ardhura prej qindra mijëra eurosh, ndërsa dy vëllezërit rezultojnë me biznese modeste, njëri si pronar i një lokali në fshat dhe tjetri si zotërues i pak aksioneve në një fasoneri.

Për këtë arsye, kallëzuesi Mirel Mërtiri ngre dyshime dhe kërkon nga SPAK që të hetojë nëse dosja për pasuritë e dy vëllezërve Gavelli është mbyllur nën ndikimin e paligjshëm të prokurorit Klodian Braho.
Veç lidhjeve të dyshuara me elementë të botës së krimit, Klodian Braho, me vendlindje në Skrapar është akuzuar nga mediat edhe për lidhjet me Ilir Metën dhe se ky i fundit ka sponsorizuar karrierën e tij në drejtësi përmes lidhjeve të nëndheshme në këtë sistem, shkruan VoxNews.
Klikoni linkun PADIA SPAK
n.s. / dita

Si e fillon gazeta ckrimin:
“Spak qe eshte aktualisht nje nder institucionet me te besuara ne opinionin publik”
Se na bete per te qeshur me kete krijimtarine tuaj fantastiko ckencore
Ne thame se SPAK do hidhte drite per Incineratoret, tani na dolen fakte dhe detaje per prokuroret
Si thote gazekari i Dites?
Dokumenta shqetesues
Te jete dhiar thua?
Hajduti therret “kapeni, se mund te jete hajdut”
Ky Mertiri i zhytur deri ne fyt ne halene e vjedhjes se inceneratorëve, i zhgrryer ne gjema te pa imagjinueshme, ky palaco qe nuk ja ka lene as qindarkat xhepave te grisur te shqiptareve tani po luan rolin e “bekciut” medemek te virgjer.
O te thefshin…kastravecin ne b… o loqe. Po ik o ditezi fshihu neper shpella se nuk ke surrat tu dalesh njerezve perpara. Po ti moj gaze(t)pe Drite, na vure futicen, na e nxive aq… ta befshin naften.
SJELLJA E HAJDUTIT MERTIRI SI SJELLJA E ENVERIT NE KONFERENCEN E TIRANES
kur
Enveri sapo hyri ne sallen e Konferences ne vitin 1956 dhe pyeti komunistin e oreve te pra, Injac Mazi qe e akuzonte per nepotizem dhe injorance ne drejtimin e shtetit:
PSE KISHE HYPUR TI DJE NATEN NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE? ARESTOJENI KETE ARMIK!
prandaj:
Gazeta DITA perpara se te publikoje kompromate te hedhura nga hajduti i miliard euro Mirel Mertiri te beje publike intervisten e ketij kusari te pacipe ne SYRI TV me Cim Peken ku doli fare lakuriq zbuluar si nje bedel i Edi Rames qe po keshtu kur kryeministri gangster akuzonte dhe anatemonte komisarin e policise Dritan Zagani qe i tregoi me gisht ministrin e tij beniamin, Saje Qorri si Kapobande e Habolajve te krimit ne Vlore
Faji nuk eshte as i Mertirit, as i atij ortakut tjeter te tij, as i Arben Ahmetajt “tiger” ish zv/kryeminister i Rames. Per hajduterine e pashoqe te inceneratoreve. “Ujku mjegull do”. Puna eshte kush e krijoi “mjegullen” per keta ujqer.
Faji dhe pergjegjesia eshte vetem i Edi Rames dhe Erion Velise per kete megaskandal hajduterie te pashoqe, pavaresisht se une besoj se vete Edi Rames ia kane hedhur me teknikalitete dhe mirebesimin qe ai ka treguar ndaj njerezve qe ia ka besuar kete ceshtje dhe qe besoj se nuk i ka ditur. Por kjo nuk ka rendesi, pergjegjesia e firmes se Rames dhe Veliajt eshte pergjegjesi, e di apo se di, njesoj eshte. Per ate pune je kryeminister.
Ti Bytha qe Fend kur na u bere kaq opozitar ndaj edi rames der dje thoshe rrofte edi rama
VO:
-Dyshimet nga 90 % të popullit për VETINGUN në DREJTËSI shtohen me akuzat që dalin në medje.
-Magjistratët e inkuadruar në institucionet e REA në drejtësi JANË E NIËJTA GJË..Bajgë Derri e mentalitetit BERISHIST fatkeqsi KOMBËTARE 33 vjeçare,ndaj Sb nuk e njehë SPAK+GJKKO të cilat i quan BANDA TË KAPURA NGA E.RAMA(Amerika).
Fjala me vend:
Megjithe kritikat per ndryshimin ne sjelljen tuaj ne kete forum te nerum te gazetes DITA qe me thene te verteten duket sikur te kesh kaluar YLBERIN, intelektualit i behet qefi qe e ke kuptuar pjeserisht te verteten per Edi Ramen dhe bedelin e tij, Erion Veliajn dhe nuk bie ne gropen septike te Ethem Beut qe nuk thellohet fare ne mesimet e Partise per te zbuluar Armikun e Kllases qe ka piketuar hajduti Mirel Mertiri, i cili nuk eshte Sali Berisha, por prokurori i SPAK qe ai lavderon per punen e mire, megjithate duhet te mesosh edhe gjysmen tjeter te vertetes qe eshte:
KUR NJE KRYEMINISTER ESHTE I PAAFTE DHE VARTESIT E TIJ E GENJEJNE DHE E MASHTROJNE PER TE FIRMOSUR SHKRESA QE DEMTOJNE SHTETIN ME QINDRA MILIONE EURO, AI DUHET TE GJEJE NJE PUNE TJETER SE NUK BEN PER KETE PUNE PAVARESISHT MBAN APO NUK MBAN PERGJEGJESI PER FIRMEN E TIJ
Po te ishte administrator ne nje biznes privat duke u justifikuar me dardha dhe molle qe hane vartesit pas kurrizit te tij, pronaret e kompanise do ta kishin flakur me hu dhe dajak nga detyra menjehere sepse injoranca e tij do te falimentonte kompanine dhe do ta kishin kallezuar ne Prokurori per ta denuar Drejtesia per te zbuluar nese keto veprime hajnie ne qindr miliona euro dem i ka bere nga padija apo se ka vjedhur vete
dhe:
PRONARI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA ESHTE POPULLI SHQYPTAR QE E PAGUAN PER TE MENAXHUAR SHTETIN SI NIKOQIR DHE JO SI HAJDUT
Jam dakort100% me Intelektualin. Ketu ne Itali ku un banoj nje pronar i nje palestre vendosi qe palestren ta drejtonte i biri qe kishte mbaruar ekonomikun (por harroi qe shkollen ja kishte blere ai vete) dhe s’kaluan as dy vjet pronari i palestres u detyrua ta shiste sepse djali po e falimentonte teresisht. Te njejten gje po ben dhe Rama me njerezit qe puneson por ai pret ta falimentoje Shqiperine deri ne fund dhe pastaj ta jape falas, sigurisht nepermjet Hages.
Gjithe Berati e di per lidhje t e tij dhe Romir CUFES ME KRIMIN. lidhje behej nepermjet Oficerit te policise gjygjsore Romir Cufe. NJEREZIT E ILIR METES DHE NASIP NACOS
Ja,thote ujku,Qeni qe po me ndjek mua nuk eshte tamam qen,sepse eshte i perzier me ujk.Jo vetem e ema ka marre me ujk,por edhe shoket i ka ujq.
O Mertiriiii!Po te jete evlijah,,,Ku te ndjek dot ty ky Klodian Braho!!!???
Ky megahajduti Mertiri duhet futur ne qeli nje here e nese do te shantazhoje Drejtesine te vije ne Shqiperi,sa per Prokurorin, pretendimet e Mertirit ne nje menyre duhen hetuar.
Ai personi qe terhoqi kesh nja 7 milion euro per CEZ tha se do paraqitej per te dhene shpjegime ,aha u harru,ai mashtruesi i Albpetrolit tha do vij,aha, doli Arben Ahmetaj nga arratia tha do vij te hetohem,tani del edhe Mertiraj njesoj,dua te jap shpjegimet thote aha.Se fundi si Saliu edhe i biri Zeni thiren nga Drejtesia e i bejne bisht.A nuk duket si e njejta sjellje nga te gjithe keta kriminele.Oktapodi “Mafia”,leviz gjymtyret njesoj.