Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Vjedhjet dhe mashtrimet e Veli Myftarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > FAKSIMILE: Vjedhjet dhe mashtrimet e Veli Myftarit
KomenteKronike

FAKSIMILE: Vjedhjet dhe mashtrimet e Veli Myftarit

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

Nga Sazan Bregu*

 

Ka kohë që maskarada në Komitetin Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ u bë kryefjala e debateve të zjarrta në media dhe mes anëtarësisë së kësaj organizate. Madje edhe një grup me profesorë të nderuar u angazhua për të zgjidhur problematikat, por nuk u dëgjua fjala e tyre, sepse sekretari i përgjithshëm Veli Myftari u përplasi derën, duke u tundur statutin. Kjo maskaradë u demonstrua edhe në zgjedhjet e 10 prillit për kryetarin e ri të këtij komiteti, ku dirigjenti dhe ideatori i maskaradës ish-kryepolici Veli Myftari tundte statutin për të qënë “korrekt” me kriteret. Se sa “korrekt” është ky person, e tregoi kur votonin “partizanët” e tij me nga dy duar e, po të kishin mundësi, do ngrinin edhe këmbët.

- Publicitet -

Ja ku dalin qëllimet e vërteta të kësaj maskarade; abuzimet me fondet dhe financën e Komitetit Kombëtar. Tani maskarada ka marrë ngjyrat e hajdutërisë. Siç duket Veli Myftari ka përvojë në këto punë. Këtë e tregon më së miri edhe raporti i grupit auditues për financat e organizatës së nderuar të Veteranëve dhe Pasardhësve.  Ndiqni disa nga faktet e shumta që zbulon ky raport:

– Nga kontrolli e verifikimi doli se regjistrat e arkës dhe bankës që administrohen sipas neneve 73 dhe 74 të ligjit “Për Kontabilitetin” gjatë vitit 2022, nuk kanë funksionuar dhe janë hequr fare, për të fshehur gjurmët.  Kjo është shkelje e rëndë administrative dhe ligjore, që mund të quhet edhe “krim ekonomik”.

– Në dosjen për mandat pagesat të vitit 2022 janë gjetur 301 mandat pagese me 14.982.374 lekë, nga të cilat 133 prej tyre i ka bërë vetëm z. Vladimir Marashi, i punësuar si përgjegjës personeli dhe si shofer, kurse 31 prej tyre i ka bërë zj.Flora Agolli, sekretare dhe shefe e auditit të brendshëm. Si ka mudësi kjo zonjë në konflikt të hapur interesi, nuk pyet për asnjë ligj?! Në vend që të mbajë nën kontroll shpenzimet si shefe auditi, shkon e bën pazar me lekë në dorë?! Siç duket, këtë cikël e mbyll Veli Myftari, që sillet si “beu” i fshatit.

– Vetëm gjatë 11 muajve të vitit 2022 janë bërë 1.814.817 lekë të reja shpenzime nga arka, ku vendin kryesor e zënë blerjet me lekë në dorë të karburantit nga Vladimir Marashi në shifrën 147.358 lekë të reja, të pashoqëruara me fletë-udhëtime, destinacion e kilometrazh të përshkruar me automjet. Kujtdo i lind pyetja: kush ju lejon të bëni veprime pa prokurim të rregullt? Si mund të justifikohet kaq shumë karburant; ku keni qenë, sa km keni bërë, sa harxhon makina etj. etj.?

– Ndërsa në muajin gusht, kur ishte muaj pushimi dhe u shpenzuan  9000 lekë të reja blerje karburanti. Apo dhe për pushimet personale të “beut dhe qehajait” paguan organizata?!

– Po kështu blerje të detergjentëve dhe kancelarive zënë shifrën 117.234 lekë të reja. Vetëm gjatë muajit korrik 2022 u bënë  57344 lekë të reja blerje.

– Gjatë kontrollit rezultoi se të gjitha blerjet në masën 100% të tyre janë bërë me lekë në dorë nga Vladimir Marashi e Flora Agolli, pa tendera, pa komision blerje, pa oferta tregu e krahasim çmimesh. Këta janë përgjegjësit kryesorë të këtyre shkeljeve të rënda. A thua të mos ketë dijeni Veli Myftari, që si ish- kryepolic “vigjilent”, nuk i shpëton asgjë? Çdo prokurim duhet të bëhet sipas ligjit përkatës. Siç duket në Komitetin Kombëtar vepron vetëm ligji “i brrylit dhe i xhepit” personal. Po organet e kontrollit të shtetit ku janë?

– Nuk mund të rrinte pa u shpërblyer me mbi 5 milion lekë të vjetra z. Servet Agalliu. Edhe ky “këshilltar debatikas”, pasi ka vjedhur “armët e fashizmit”, u jep këshilla drejtuesve, se si mund të shkatërrohen financat e organizatës…Turp edhe për këtë veteran 93 vjeçar! Kështu i transmeton në breza idealet e LANÇ-it?

– Një automjet pronë e organizatës, tip benz me targë Tr 3777 e përdorur nga shoferi A. Ç. iu dhurua shoferit kur doli në pension, pa u miratuar në kryesinë e Komitetit Kombëtar, pa pyetur asnjë nga nënkryetarët, por vetëm me miratim të Veli Myftarit dhe Vladimir Marashit. U veprua sikur kjo ishte pronë private. Por pse u bë kjo? Qëllimi i vërtetë ishte që t’i hapej rrugë z. Vladimir Marashi për të bërë vjedhjen e radhës. Dhe ajo u realizua. Në nëntor 2022 njoftohet se u ble një veturë tjetër RS nga Vladimir Marashi, me miratim verbal të Veli Myftarit. Makina nuk ishte planifikuar për blerje në buxhet, nuk u prokurua sipas ligjit të prokurimeve, nuk u krijua komision studimi për llojin e makinës që duhej, për studimin e tregut, të çmimeve, etj. Dhe kështu u gjet një makinë e “lodhur” që u ble me 720 000 lekë të reja, duke shkelur të gjitha rregullat financiare. Ky është kulmi i vjedhjes. Përveç kësaj, është krim financiar edhe invazioni fiskal, sepse mungon veprimi bankar dhe kritere të tjera . Po ligji “Për Prokurimet Publike” përse u shkel? Siç duket Veli Myftari, si përgjegjësi kryesor, aty ka gjetur “parajsën” e xhepit të tij.

Ka edhe fakte të tjera në raportin auditues e për këto është kërkuar të zbatohet edhe Ligji “Për Transparencën” si dhe ai “Për informimin Publik”. Kurse  Veli Myftari në kryesi e në  komitet bën edhe ligjin, edhe “maliqin”. Askush të mos harrojë se këto ligje veprojnë edhe në organizatën tonë, sepse përpara këtyre ligjeve jemi të barabartë të gjithë.

Pikërisht për të fshehur këto abuzime skandaloze me fondet publike dhe të organizatës, sekretari përgjithshëm ka anashkaluar edhe të zgjedhurit; kryesinë, nënkryetarët e veçanërisht zj. Vjollca Trebicka që është shefe e departamentit të financës. Harron që edhe këta janë zgjedhur sipas po atij statuti, që “beu” Veli e tund kur do ai dhe sipas interesit të tij. Të informosh është detyrim ligjor. Vetëm duke mënjanuar të zgjedhurit dhe zërat kritikë, do t’i kishte duart e lira. E për të qenë akoma më i lirë, kërkoi dhe nuk gjeti e pastaj “fabrikoi” një pseudodebatikas, për ta patur si çadër të kalbur, që të përvetësonte më mirë fondet financiare të organizatës. Por do vijë shpejt dita që organet  përkatëse të hetojnë  këto abuzime të hapura korruptive dhe në kundërshtim me çdo ligj.

Përballë këtyre fakteve pyesim dikasteret kryesore; Ministrinë e Financave dhe atë të Mbrojtjes që delegojnë fonde nga buxheti shtetit për Komitetin Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve; A ju ha ndonjëherë meraku se si administrohen këto fonde? Pse bëni sehir këta “uritha” që ideal të vetëm kanë hajdutërinë?

Pyesim Sektorin e Antikrimit Ekonomik në Ministrinë e Brendshme: Tani që i mësuat këto fakte, a do ta lejoni këtë “bandë” të vjedhë fondet publike? Bëni detyrën e i thoni sa më shpejt STOP hajdutërisë.

Pyesim anëtarësinë e organizatës sonë të nderuar: a e kuptoni tani më në fund, se si shpërdorohen fondet tuaja, përfshi kuotat dhe lekët e gazetës? Për t’i mbuluar këto përdoret “tellalli” Bashkim Koçi, bashkëpunëtor edhe ai në këtë maskaradë. Nëpërmjet gazetës “Kushtrim Brezash” trumbetohej një “patriotizëm” i madh, që t’u hidhte hi syve anëtarësisë në të gjithë vendin. Duke bërë shëtitje turistike, apo duke bërë “qoka” me lekët e organizatës, fabrikuan edhe “grupe armiqësore” për të sjellë përçarje mes nesh, për të treguar se përballë këtyre “armiqve” qendrojnë “heronjtë e Veliut”, por që në fakt, siç del nga raporti financiar, dinë të vjedhin edhe djersën tuaj. Tek anëtarësia shkonin furçat e “lekistit” Bashkim Koçi, që shiti dinjitetin për interesat e vogla, vetëm e vetëm për të marrë shpërblim nga dy paga mujore. S’ka më turp sesa ta mbyllësh karrirën me turp.

Ja pra, se si një “organ i Komitetit Kombëtar të LANÇ-it, “Nderi Kombit”, kthehet në “jorgan” për të mbuluar “menderin” e vjedhjeve dhe abuzimeve në kurriz të të gjithë organizatës. Këta “uritha”, që vjedhin, nuk duan t’ia dinë për sakrificat e prindërve tanë partizanë e as për gjakun e dëshmorëve që ranë për liri.

Si thoni ju pasardhës të ndershëm: duke vjedhur transmetohen në breza idealet e LANÇ-it? Si thoni ju, a e meriton organizata jonë e nderuar, të drejtohet nga një bandë e mirëorganizuar hajdutësh? Turp, turp, turp! Në qoftë se edhe organet ligjzbatuese nuk veprojnë, TURP edhe për SHTETIN!

 

* Pasardhës veterani 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?