Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
Politike

Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan

Published: July 17, 2026
Shpërndaje

Familja e Martin Canit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor emrin e djalit të tyre për qëllime politike, ndërsa institucionet, sipas tyre, kanë dështuar të zbardhin përgjegjësitë dhe të garantojnë sigurinë e fëmijëve.

Në deklaratë të shpërndarë për mediat, familja thekson se mbyllja e TikTok-ut nuk ndaloi vrasjet e të miturve, duke sjellë në vëmendje rastet e Maliqit dhe Durrësit. Sipas familjes së Martin Canit,  vendosja e kamerave në shkolla është e pamjaftueshme, pasi siguria kërkon masa konkrete, psikologë dhe përgjegjësi institucionale.

Familja Cani ngre gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e mbështetjes nga kryeministri, mungesën e pajisjes zemër-mushkëri dhe të kardiokirurgut në Spitalin e Traumës, si dhe kritikon mënyrën e hetimit të çështjes, duke kërkuar përfundimin urgjent të hetimeve për shkollën “Fan Noli” dhe sistemin shëndetësor.

- Publicitet -

Familja kërkon drejtësi për Martinin, siguri për fëmijët dhe përgjegjësi nga institucionet, duke theksuar se nuk do të ndalet së kërkuari zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të Mario Përlleshajt, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani në vitin 2024.

Deklaratë për shtyp e familjes Cani

Tiranë, 17.07.2026

Familja Cani shpreh indinjatën e saj të thellë për mënyrën se si Kryeministri Rama vazhdon të përdorë emrin e djalit tonë, Martin Cani, për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin.

Edhe sot, në fjalimin e tij publik, kryeministri deklaroi se: “Prindërit duhet të ndihen të lehtësuar… qeveria është ndryshe nga si përshkruhet në kanalet sociale.” Por ndërkohë, realiteti është krejt tjetër: fëmijët vazhdojnë të vriten, institucionet vazhdojnë të dështojnë dhe tragjeditë nuk po ndalen.

1. Vrasjet e miturve nuk ndaluan pas mbylljes së TikTok

Pavarësisht mbylljes së TikTok, të cilën qeveria e përdori si justifikim politik pas vrasjes së Martinit, realiteti është i qartë:

•             Një i mitur u vra në Maliq.

•             Një tjetër i mitur u vra në Durrës.

Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale.

2. Vendosja e kamerave nuk zgjidh problemin

Kryeministri foli sot për “smart city në shkolla” dhe për vendosjen e kamerave, duke thënë se: “Algoritmi është një trup që bën atë që thotë.”

Por kamerat:

•             nuk parandalojnë dhunën,

•             nuk zëvendësojnë psikologët,

•             nuk zgjidhin mungesën e sigurisë,

•             nuk e shpëtuan Martinin, dhe nuk do të shpëtojnë fëmijë të tjerë pa masa reale.

Siguria në shkolla kërkon veprime, jo pajisje teknologjike për propagandë.

3. Kryeministri thotë se “mendon vazhdimisht për Martinin”, por nuk ka bërë asgjë për familjen tonë

Nëse Kryeministri mendon vërtet për Martinin:

•             Pse nuk ka takuar asnjëherë familjen tonë?

•             Pse nuk ka ofruar asnjë mbështetje institucionale?

•             Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?

Fjalët nuk mjaftojnë. Ne kemi parë vetëm heshtje, shmangie dhe përdorim politik të tragjedisë sonë.

4. Pse nuk është blerë pajisja e zemrës që do ta shpëtonte Martinin?

Martini vdiq sepse:

•             Spitali i Traumës nuk kishte kardiokirurg;

•             Spitali i Traumës nuk kishte pajisjen zemër-mushkëri, që riparon zemrën e të plagosurve në zemër.

Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë.

Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që qeveria të kuptojë se pajisjet shpëtojnë jetë, jo kamerat?

5. Pse Kryeministri nuk kritikoi ministrat që qeshën kur u përmend Martini në Parlament?

Kur u përmend emri i Martinit në Kuvend:

•             Ministrja Manastirliu qeshi;

•             Ministrja Balluku qeshi.

Kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Asnjë distancim. Asnjë ndëshkim. Asnjë ndjesë.

A është ky respekti që ai pretendon se ka për djalin tonë?

6. Policia nuk bëri detyrën – arma e krimit u gjet nga një kalimtar i rastësishëm

Nëse policia do të kishte vepruar siç duhet:

•             Arma e krimit nuk do të gjendej nga një qytetar i rastësishëm;

•             Provat nuk do të rrezikonin të humbnin;

•             Hetimi nuk do të ishte i cunguar.

Kjo është dëshmi e qartë e dështimit të strukturave të rendit.

7. Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit 18-mujor për shkollën Fan Noli dhe sistemin shëndetësor

Në vend që të politizojë tragjedinë e Martinit:

•             Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për përgjegjësinë e shkollës Fan Noli, e cila nuk njoftoi prindërit për incidentin e të premtes;

•             Duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për dështimin spektakolar të sistemit shëndetësor, që e dërgoi Martinin në spitalin e gabuar dhe nuk kishte pajisjet për ta shpëtuar.

18 muaj hetim pa përgjigje është turp institucional.

Ne nuk do të heshtim

Martini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst për censurë. Martini nuk ishte justifikim për kamera.

Martini ishte një fëmijë i mirë, një futbollist me ëndrra, një djalë që meritonte të jetonte.

Ne kërkojmë:

•             Drejtësi për Martinin

•             Siguri për fëmijët e Shqipërisë

•             Përgjegjësi nga institucionet

•             Veprime, jo fjalë

Familja Cani Tiranë, 17.07.2026

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    July 17, 2026 at 9:27 am

    NGUSHËLLIME FAMILJES,POR KY SHKRIM DUKET SE NUK ËSHTË DORË E FAMILJES,POR I MILITANTVE TË PD,PASI JANË VRRJTJE SI TË PD NGA 1990.!
    NUK MERRET KM ME RRUGAÇËT E RTUGËS QË I VRAN DJALIN E PAFAJSHËM.
    KËRKUAT DËNIM MË TË MSDH,KLTË E FITUAT NGA DREJTËSIA DHE JO NGA KM QË NUK KA AKSES NË DRRJTËSINË E SALIUT 92.
    VRASJE KA NË AMERIKË PËRDITË,POR NUK ËSHTË SULMUAR PRESIDENTI SIÇ PO NDODH NË STANIN TON ME LEPUJ MALOKAR 92.!
    ZOTI JU MËSHIROFTË.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • SK says:
    July 17, 2026 at 10:16 am

    Nje reagim jashtezakonisht dinjitoz dhe qytetar. Vere ushtrine e komunikimit ne pune o qyqar i gjate, dhe lexo e meso nga keto qe te shkruajne njerezit. Nuk ju bie poshte asnje germe me gjithe ate hall te madh qe kane mbi krye, respektin me te thelle per familjen e Martinit!

    Reply
  • Kiri says:
    July 17, 2026 at 3:05 pm

    Do te deshiroja qe kjo leter te jete shkruar nga dikush tjeter dhe jo nga prinderit. Kote qe behesh prind ne se nuk e kupton qe edukatori dhe pegjegjesi kryesor jane ata pra prindet.Nuk munde ti kerkosh dhogari policise dhe shkolles kur ti si prinde nuk e dine se ku i ke femije dhe cfare bejne qe fatkeqsishte edhe disa analiste dhe psikolog fajin kryesor ja lene polcise dhe shkolles pa permendir fare familien qe eshte kryesorja ne edukimin e femijeve.Te kuptohemi edhe sholla dhe policia kane pergjegjsin e vete por numer njeshi jan PRINDERIT

    Reply
    • K R says:
      July 17, 2026 at 7:41 pm

      Ti dukesh qe je prind
      Dhe qe jeton ne Shqiperi
      Ik o sumfllaqe

      Reply
  • CR7 says:
    July 17, 2026 at 3:19 pm

    Pranoni ngushellimet dhe harroni te luftoni njerez qe ju ngushellojne! Respektoni djalin tuaj dhe moss urreni!

    Reply
    • K R says:
      July 17, 2026 at 7:40 pm

      Ti do ti mesosh ata si ta respektojn djalin e tyre?

      Ndoshta duhet ta kishin kopil si Ed bytha

      Reply
    • Kiri says:
      July 17, 2026 at 11:02 pm

      O rrote KR o rrugac fol per artikullin jo per mendimet e te tjereve por nga shkrimi dukesh qe jeton buze lumit e e sa per mua mos u shqeteso o ndyresire spse ka 30 vjet qe jetoi ne SH B A OK

      Reply
  • PAOLO ROSSI says:
    July 17, 2026 at 6:23 pm

    Secili nga ne duhet te ndjeje dhimbje per nje jete te re te humbur, por ” deklarata familjare ” as ka natyren dhe permbajtjen e nje reagimi familjar dhe as eshte bere prej tyre. Ndersa pretendon se Kryeministri e paska permendur emrin e te ndjerit Martin per qellime politike, ne fakt permbajtja e deklarates tregon qarte se perpiluesit e saj politike jane duke keqperdorur rastin tragjik te adoleshentit dhe familja e viktimes me vetedije, ose nga niveli mizerabel i intelektit, ua lejon te tjereve te keqperdorin rastin ne fjale. Te thuash se vendosja e kamerave nuk ndihmon ne identifikimin dhe parandalimin e krimeve, kjo eshte pertej marrezise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?