Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
Politike

Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë

Published: November 18, 2026
Shpërndaje

Buxheti i vitit 2027, sipas kryeministrit Edi Rama, rishpërndan të ardhurat në mënyrë më të drejtë, lehtëson barrën fiskale për shtresën e mesme dhe mbështet kategoritë në nevojë. Rritja ekonomike, tha Rama, i mundëson qeverisë të ndajë 20 miliardë lekë për të dyfishuar nga 1 janari rritjen e pensioneve.

“Kjo do të arrihet duke lehtësuar barrën fiskale për shtresën e mesme dhe mbështetjen për ata që janë më në nevojë, vendime të cilat vijnë në një kohë kur ekonomia ia lejon. Dëshirën për t’i rritur më shumë pensionet, për t’i mbështetur më fort familjet e reja, për t’i dhënë më shumë mundësi atyre që duan ta ndërtojnë jetën këtu e kemi pasur qysh në krye të herës, por nuk janë dëshirat që e mbushin arkën e shtetit. Ekonomia është një fuqi që duhet tua bëjë jetën më të mirë njerëzve të vendit ku ajo fuqi rritet dhe pikërisht ky është thelbi i buxhetit 2027”, tha Rama.

Çmime më të lira për 54 ushqimet bazë prej uljes së TVSH në 6%, kërkon sipas kreut të qeverisë edhe rritjen e normës standarde me 1% dhe arsyeja është kjo.

- Publicitet -

“Ne jemi partia që mendon në radhë të parë për ata që fitojnë më pak dhe ne besojmë shumë që kush fiton më shumë duhet të kontribuojë më shumë në mënyrë që ata që fitojnë më pak të mos kenë më pak”, vijoi Rama.

Kjo shpjegon sipas tij edhe masat e tjera në tatime, si rritja e dividentit nga 8% në 15%, tavani i rritur i tatimit mbi pagën për 32 mijë profesionistë të shtresës së mesme apo edhe rritja në 30% e tatimit për pagat mbi 700.000 lekë Për pensionistët vëmendja është më e veçantë.

“Nga 1 janari, të dyfishojmë rritjen e vitit që po lëmë pas dhe t’i qëndrojmë këtij zotimi çdo vit pasardhës. 20 miliardë ose rreth 200 milion euro në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes për pensionistët. Është e domosdoshme që ne të mbetemi deri në fund besnikë të kësaj kategorie, duke bërë gjithçka që çfarë nxjerr ekonomia të rishpërndahet në mënyrë sa më të drejtë”, u shpreh kryeministri.

Në parlament kalon edhe një ligj i ri për strehimin. Për Ramën ky është një lajm i madh për të rinjtë e Shqipërisë.

“Një ligj ku ne nuk flasim vetëm për strehimin social, por edhe për strehimin e përballueshëm, nuk flasim vetëm për ata që janë të varfër por edhe ata që janë të rinj, sepse ne nuk mund ta pranojmë si një normalitet të pandryshueshëm që një çift i ri ku të dy punojnë, të dy kontribuojnë me taksat e tyre nga puna, të dy përpiqen ta shohin të ardhmen në Shqipëri, ta ketë gjithnjë më të vështirë të sigurojë një çati mbi kokë. Këtë ne nuk mund ta pranojmë”, vijoi kryeministri.

Lidhur me këtë një mesazh e kishte edhe për të gjithë ata që kullat e Tiranës i anatemojnë.

“Njerëzit duhet ta dinë që nga taksat e atyre kullave përfitimi është shumë i lartë dhe shkon për qytetin, ndërkohë që 3% e atyre kullave shkojnë pikërisht për strehimin social dhe të përballueshëm”, theksoi Rama.

Programi i ri i strehimit synon që të përfitojnë 7000 familje gjithsej, nga kredia 0-3% te subvencionimi i qirave. Për çmimin e qirave Rama tha se do të ndikojë edhe taksimi i shtëpive bosh.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?
  • VIDEO: Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë
  • Shtatë dronë shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë, Kishinau thërret ambasadorin rus
  • VIDEO: ​Pse aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë edhe pse masat ndëshkuese ashpërsohen përditë deri në absurd

Komentet e Fundit

  1. Vaku on Shqipëria blen 210 milionë dollarë raketat e avancuara HIMARS nga Shtetet e Bashkuara
  2. Shkodrani on Shqipëria blen 210 milionë dollarë raketat e avancuara HIMARS nga Shtetet e Bashkuara
  3. Ethem Lalaj on “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, PD largohet nga salla
  4. Ashburn USA on “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, PD largohet nga salla
  5. Sarkazma on VIDEO: Xi thyen protokollin 50-vjeçar për Donald Trump. Tregtia, çipat dhe Kongresi i ri, pas buzëqeshjeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?