Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?
Uncategorized

Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?

Published: October 28, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Dje shkrova se autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme. Sot, një tjetër ngjarje shqetësuese më jep arsye të forta për t’iu përmbajtur asaj që kam thënë prej kohësh: Shqipëria po rrëshqet drejt një regjimi gjithnjë e më autoritar, ku pushteti politik po sillet sikur vullneti i tij qëndron mbi ligjin, mbi institucionet dhe mbi të drejtat e qytetarëve.

Urdhëri për transferimi i z. Erion Veliaj nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit nuk mund të trajtohet si një veprim i zakonshëm administrativ, për të cilin askush nuk duhet të japë shpjegime.

- Publicitet -

Erion Veliaj nuk është një qytetar i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ai është një person i paraburgosur prej më shumë se një viti e gjysmë, ndaj të cilit rëndojnë akuza që duhet të shqyrtohen nga drejtësia. Por ai është njëkohësisht edhe kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, mandati i të cilit nuk mund të trajtohet si një privilegj që qeveria ia jep ose ia heq sipas dëshirës.

Pikërisht këtu nis problemi.

Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë për të mbrojtur mandatin e tij nga ndërprerja me vendim politik. Ky është një fakt me rëndësi themelore. Mandati i një kryetari bashkie buron nga vota e qytetarëve, jo nga vullneti i kryeministrit. Nëse Veliaj vazhdon ligjërisht të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, autoritetet shtetërore nuk mund t’i shpërfillin pasojat që vendimet e tyre kanë mbi mundësinë e ushtrimit të atij mandati.

Kjo nuk është vetëm çështje e të drejtave të një individi. Është edhe çështje e interesit publik. Tirana, ku jeton afërsisht një e treta e popullsisë së Shqipërisë, po përballet me probleme serioze të administrimit dhe të shërbimeve publike. Qytetarët e saj kanë nevoja të përditshme që kërkojnë vendimmarrje, përgjegjësi dhe funksionim normal të institucioneve bashkiake. Në këto rrethana, çdo masë shtetërore që e vështirëson më tej ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur duhet të ketë një justifikim ligjor veçanërisht bindës.

Shteti ka detyrimin të garantojë vazhdimësinë e qeverisjes vendore, jo të shtojë pengesat për funksionimin e saj. Ta largosh Veliajn edhe më shumë nga Tirana, nga familja, nga dy fëmijët e tij të vegjël dhe nga institucioni që ai është zgjedhur të drejtojë, pa bërë publike arsye bindëse ligjore, është një vendim që ngre dyshime serioze mbi qëllimin e vërtetë të tij.

Por ajo që e bën këtë ngjarje edhe më alarmante është mënyra se si, sipas deklarimeve publike të avokatit të Veliajt, është vepruar.

Avokati ka bërë të ditur publikisht se atij dhe klientit të tij u është refuzuar njohja me aktin e arsyetuar që urdhëron transferimin dhe me shkaqet ligjore që e justifikojnë atë. Këtu kemi të bëjmë me një cenim serioz të garancive procedurale dhe të mundësisë për ta kundërshtuar efektivisht këtë vendim në gjykatë.

Sepse, si mund të ankimohet një vendim që autoritetet refuzojnë ta bëjnë të njohur? Si mund të mbrohet një e drejtë kur shteti i fsheh qytetarit aktin me të cilin ia kufizon atë?

Ngjarja e sotme—dhe ko nuk është as e param as e vetmja—dëshmon se shteti po vepron me forcën e muskujve dhe jo të ligjit.

Këto fjalë përmbledhin, në mënyrë tronditëse, problemin që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Shqipërinë e sotme. Në një shtet të së drejtës, forca e policisë buron nga ligji dhe kufizohet prej tij. Në një shtet policor, ligji rrezikon të shndërrohet në një justifikim për përdorimin e forcës. Dallimi është themelor.

Ajo që unë kërkoj sot është që shteti të respektojë ligjin edhe kur përballë ka një njeri që pushteti mund të dëshirojë ta shohë të mënjanuar politikisht.

Legjislacioni për trajtimin e personave të paraburgosur dhe të dënuar parashikon kushte dhe procedura për transferimin e tyre, ndërsa afërsia me familjen përbën një konsideratë të rëndësishme në sistemin penitenciar. Në rastin e zotit Veliaj ekziston edhe një rrethanë tjetër që nuk mund të injorohet: përgjegjësia publike që buron nga mandati i tij si kryetar i zgjedhur i kryeqytetit.

Kjo përgjegjësi publike më sjell te përgjegjësia politike.

Nuk besoj se një vendim me pasoja kaq të dukshme politike, që prek kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, mund të kalojë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama. Kjo është bindja ime politike, jo një fakt që unë pretendoj se e kam provuar. Por pikërisht për këtë arsye kërkoj transparencë dhe shpjegime.

Zoti Rama ka deklaruar jo shumë kohë më parë se Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Nëse e njeh si të tillë, atëherë si e shpjegon ai një vendim administrativ që mund t’ia vështirësojë edhe më tej ushtrimin e funksionit?

Çfarë hipokrizie politike është të njohësh publikisht mandatin e një kryetari bashkie, ndërsa administrata shtetërore merr masa që rrezikojnë ta bëjnë ushtrimin e atij mandati gjithnjë e më të pamundur!

Unë shkoj edhe më tej në dyshimet e mia. Kam arsye politike të dyshoj se Edi Rama e sheh Erion Veliajn jo thjesht si një bashkëpartiak me probleme gjyqësore, por edhe si një rival të mundshëm për drejtimin e ardhshëm të Partisë Socialiste. Dhe nuk e përjashtoj dyshimin se ky rivalitet politik mund të ketë ndikuar në qëndrimin e pushtetit ndaj tij.

Madje, prej kohësh kam dyshuar se arrestimi dhe izolimi i Veliajt mund të kenë qenë politikisht të dëshirueshme si për Ramën, ashtu edhe për Belinda Ballukun, e cila mund ta ketë parë atë si rival për pozitat e ardhshme drejtuese në Partinë Socialiste dhe në qeveri.

Këtu nuk mund të mos vë në dukje edhe një kontrast politik që meriton vëmendje. Belinda Balluku, tashmë e larguar nga detyra e zëvendëskryeministres dhe e përfshirë në hetime për akuza serioze penale, vazhdon të jetë e lirë. Kontrasti midis pozitës së saj dhe izolimit të zgjatur të Veliajt ngre pikëpyetje legjitime për raportin midis drejtësisë, pushtetit dhe rivaliteteve brenda shumicës qeverisëse.

Këto janë dyshime dhe gjykime të miat politike, jo akuza penale dhe as pretendime se zotëroj prova për ndërhyrje në vendimmarrjen e SPAK-ut apo të gjykatave. Por në një demokraci, qytetarët kanë të drejtë të shtrojnë pyetje edhe për interesat politike që mund të fshihen pas veprimeve të pushtetit.

Dua të jem krejt i qartë: pavarësia e SPAK-ut dhe e gjykatave duhet mbrojtur pa asnjë rezervë. Por mbrojtja e drejtësisë nuk do të thotë heshtje përballë çdo veprimi të administratës së burgjeve, të policisë apo të qeverisë. Përkundrazi, do të thotë t’u kërkosh të gjithëve respektimin e ligjit, pa përjashtim.

Ngjarja e sotme nuk ndodh në një boshllëk politik.

Ajo vjen pas dy javësh protestash qytetare dhe studentore në Tiranë, gjatë të cilave kemi parë pamje dhe kemi dëgjuar dëshmi shqetësuese për përdorimin e një dhune policore shproporcionale kundër protestuesve. Kur pushteti i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me forcë, kur protestuesit trajtohen si armiq dhe kur institucionet sillen sikur nuk kanë detyrimin të japin llogari, atëherë nuk kemi më të bëjmë me episode të shkëputura. Kemi të bëjmë me një mentalitet autoritarist dhe me rrezikun real të shndërrimit gradual të shtetit të së drejtës në një shtet policor.

Edi Rama duhet të kuptojë se pushteti nuk është pronë personale. Kryeministri nuk është shteti. Qeveria nuk është ligji. Policia nuk është drejtësia. Dhe asnjë shumicë parlamentare nuk mund të shndërrohet në licencë për të sunduar pa kufizime.

Sot kërkoj publikisht që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë menjëherë të njohur aktin e transferimit të Erion Veliajt, arsyet ligjore dhe faktike të këtij vendimi dhe mundësitë efektive të ankimit. Kërkoj që Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit të verifikojnë urgjentisht ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e kësaj mase.

Por, mbi të gjitha, kërkoj një përgjigje nga kryeministri Edi Rama. A ka pasur dijeni për këtë transferim? Kush e ka urdhëruar dhe për çfarë arsye? A ka ushtruar ai, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ndonjë ndikim politik mbi këtë vendimmarrje? Dhe çfarë do të bëjë qeveria e tij për të garantuar që të drejtat ligjore të Erion Veliajt dhe interesi publik i qytetarëve të Tiranës të mos cenohen?

Këto nuk janë pyetje që një kryeministër mund t’i shpërfillë me arrogancë ose t’i kalojë në heshtje. Janë pyetje që kërkojnë përgjigje në një shtet demokratik, ku qeveria i jep llogari qytetarëve dhe jo anasjelltas.

Nuk është vetëm Erion Veliaj ai që ka nevojë për mbrojtjen e ligjit. Është vetë ligji që ka nevojë të mbrohet nga arbitrariteti i pushtetit.

Sepse të drejtat e njeriut nuk provohen nga mënyra se si shteti sillet me miqtë e pushtetit, por nga mënyra se si trajton ata që pushteti i konsideron të padëshirueshëm.

Dje shkrova se autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme. Sot dua të shtoj se as shteti policor nuk shpallet domosdoshmërisht me dekret. Ai mund të ndërtohet pak nga pak, me urdhra administrativë të pajustifikuar, me heshtjen e institucioneve, me policë që zbatojnë urdhra pa dhënë shpjegime dhe me një pushtet që kërkon bindje në vend të llogaridhënies.

Demokracia nuk vdes vetëm kur pushteti e shkel ligjin. Ajo fillon të vdesë edhe kur qytetarët mësohen ta pranojnë shkeljen e ligjit si diçka normale. Dhe pikërisht këtë nuk duhet ta lejojmë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?
  • Një buxhet më i madh shtetëror nuk përkthehet automatikisht në një mirëqenie më të lartë për çdo qytetar
  • ​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin
  • Rama lëvdon ndryshimet në paketën fiskale
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet

Komentet e Fundit

  1. Otto on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  2. ¿? on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  3. Vezhguesi popullor on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  4. Flamur Struga on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  5. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?