Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave
AktualitetBote

FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave

Published: November 2, 2026
Shpërndaje

FBI-ja tha se vjedhja e 6 miliardë dollarëve kriptomonedha nga Binance lidhet me “veprimtari keqdashëse kibernetike” nga i njëjti grup që hakeroi dhe vodhi 1.5 miliardë dollarë nga platforma Bybit vitin e kaluar.

FBI-ja njoftoi se pas vjedhjes së mbi 6 miliardë dollarëve në asete virtuale nga bursa e kriptomonedhave Binance është Koreja e Veriut.

“Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut) është përgjegjëse për vjedhjen e më shumë se 6 miliardë dollarëve në asete virtuale nga bursa e kriptomonedhave Binance, më ose rreth datës 29 tetor 2026″, tha FBI në një deklaratë

- Publicitet -

Vjedhja, e cila ndodhi brenda pak minutash, vlerësohet si grabitja më e madhe e kriptomonedhave deri tani.

Asetet e vjedhura përfshinin bitcoin, ethereum dhe monedha të qëndrueshme (stablecoins) si tether dhe USD Coin, vlera e të cilave është e lidhur me valutat tradicionale.

Lajmi për sulmin kibernetik shkaktoi të premten (30.10.) rënie e çmimit të shumicës së kriptomonedhave kryesore . Ç’thuhet në njoftimin e FBI-së?

FBI-ja deklaroi se vjedhja lidhej me “veprimtari keqdashëse kibernetike” nga një entitet i njohur si TraderTraitor, i njëjti grup që hakeroi 1.5 miliardë dollarë nga platforma Bybit vitin e kaluar.

FBI tha se i kishte “vëzhguar aktorët e TraderTraitor duke konvertuar asetet e vjedhura” kryesisht në kriptomonedhën ethereum.

“Pritet që këto asete të pastrohen më tej duke u konvertuar përmes shërbimeve DeFi (financa të decentralizuara) dhe platformave të shkëmbimit të menjëhershëm, si pjesë e fazave të mëtejshme të pastrimit të parave”, shtoi FBI-ja.

FBI-ja u kërkoi bursave të kriptomonedhave, kompanive që analizojnë blockchain-in dhe aktorëve të tjerë të bllokojnë transaksionet e lidhura me adresa të ndryshme, për të parandaluar pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.

Çfarë tha Binance për grabitjen?

Binance është bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë për nga vëllimi ditor i tregtimit.

Bursa njoftoi të shtunën (31.10.) se po përdorte fonde të kompanisë me vlerë mbi 6.34 miliardë dollarë për të blerë tokenë dhe për të rikuperuar rreth 90% të aseteve të vjedhura gjatë sulmit.

Sipas kompanisë 10% e mbetura përbëhen nga tokenë me likuiditet më të ulët, që do të thotë se mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u riblerë.

“Angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: Binance do të mbulojë plotësisht ndikimin financiar të fondeve të vjedhura në këtë incident”, shkroi kompania në platformën X.

Grabitja ndodhi në një kohë kur po shtohen shqetësimet se aftësitë gjithnjë e më të avancuara të modeleve të inteligjencës artificiale mund të rrezikojnë sistemet e kriptografisë dhe protokollet e sigurisë së teknologjisë së informacionit. / DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria shton dhe 40 milionë Euro në koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, totali shkon 380 milionë Euro
  • Sot samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus integrimi evropian
  • U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, kapen dy shqiptarë në Angli
  • Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
  • A mbetet ende i frenuar rreziku i një lufte totale?

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  2. info analitike on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  3. KRAKEN зеркала Tor on JAZËK ZOTI KRYEMINISTËR!
  4. manga translation on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. demo on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?