Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FBI paralajmëron rritje të shantazhit seksual ndaj të miturve: Është një krizë globale!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FBI paralajmëron rritje të shantazhit seksual ndaj të miturve: Është një krizë globale!
Bote

FBI paralajmëron rritje të shantazhit seksual ndaj të miturve: Është një krizë globale!

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për rritjen dramatike në skemat e shantazhit seksual që vendosin në objektiv të miturit, nëpërmjet aplikacioneve të lojërave dhe platformave të tjera dixhitale, situatë për të cilën thonë se është shndërruar në një krizë globale.
Skemat e tilla, ku viktimat shtrëngohen të dërgojnë fotografi intime dhe në vazhdim iu bëhet shantazh për përfitim financiar, janë përdorur ndaj personave të të gjitha grupmoshave, por incidentet më të fundit tregojnë se djemtë adoleshentë janë objektivi i tyre parësor.
Në faqet e lojërave në internet dhe në aplikacionet e komunikimit, personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit, të cilët janë shpesh persona të moshës madhore që banojnë në Afrikën Perëndimore dhe që shtiren sikur janë vajza, i mashtrojnë viktimat e tyre duke u kërkuar të dërgojnë filmime dhe fotografi intime.

Në vazhdim, ata kërcënohen me publikimin e tyre, në rast se nuk paguajnë.
FBI-ja, dhe agjencitë homologe në Australi, Kanada, Zelandë të Re, dhe Britani, deklaruan se kanë vërejtur një rritje tepër të madhe të numrit të rasteve gjatë vitit të kaluar dhe se problemi është shtrirë në të gjithë botën.
“Zhvatja financiare ka një ndikim shumë më të gjerë se thjesht tek vendi ynë apo fëmijët tanë – është një krizë globale që kërkon vëmendjen e të gjithëve”, shprehet në një deklaratë Drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

“FBI po bashkëpunon nga afër me partnerët tanë ndërkombëtarë për të parandaluar që fëmijët tanë të bien viktima të këtij krimi tragjik.

- Publicitet -

Të gjithë ne kemi detyrën të mbështesim dhe të fuqizojmë viktimat që ata të tregojnë dhe që t’u demonstrojmë atyre se jeta vazhdon edhe pas këtyre imazheve”.
Paralajmërimi vjen ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi në dhjetor se mbi 3 mijë të mitur, kryesisht djem, ishin bërë objekt shantazhi seksual gjatë vitit 2022, një rritje e madhe kjo krahasuar me vitet e mëparshme.

Mbi dymbëdhjetë viktima kanë bërë vetëvrasje.
Personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit vënë në objektiv fëmijë të moshës 14 deri 17 vjeç, dhe ka patur edhe raste viktimash të moshës deri në 10 vjeç, njoftoi Departamenti i Drejtësisë. (VOA)

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?