Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘F*ck you’, Një mesazh për ekspertët e sondazheve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > ‘F*ck you’, Një mesazh për ekspertët e sondazheve
Lajmi i funditopinion

‘F*ck you’, Një mesazh për ekspertët e sondazheve

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Nga Filipp Piatov

Për herë të tretë, institutet amerikane e nënvlerësuan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në vitin 2016, Hillary Clinton ishte përpara në sondazhe, por Trump fitoi zgjedhjet.

- Publicitet -

Në vitin 2020, Trump ishte shumë prapa Joe Biden në sondazhe – por humbi ngushtë.

Në vitin 2024, shumë anketues parashikuan një garë kokë më kokë me një epërsi të vogël për Kamala Harris.

Sipas ‘New York Times’, Trump kishte mesatarisht 48 përqind në sondazhe dhe Harris 49 përqind.

Në tre “shtete të lëkundura” Harris ishte barazim me Trump, në dy ajo ishte në krye dhe në dy ishte prapa.

Por Trump korri një fitore sovrane. Ai fitoi pothuajse në të gjitha “shtetet e lëkundura”, madje mori më shumë vota në shkallë kombëtare sesa Harris.

51.2 kundrejt 47.4 përqind – një rezultat i qartë.

Komediani i majtë- liberal Jon Stewart (“The Daily Show”) reagoi veçanërisht me zemërim. Në transmetimin e tij natën e zgjedhjeve, ai mbajti një monolog të tërbuar që u bë menjëherë viral në internet:

“Dua t’u dërgoj një mesazh të shpejtë anketuesve dhe parashikuesve të zgjedhjeve: Fuck You!,” tha Stewart. “Nuk dua t’u dëgjoj më, kurrë më. Nuk dua të dëgjoj më kurrë shprehjen: ‘Kemi kontakte me…’ Nuk ia keni idenë për asgjë! Dhe nuk më intereson!”

Stewart vazhdon monologun i tërbuar: “Dëshiroj të theksoj se edhe mësimet, që ekspertët tanë do të nxjerrin nga këto rezultate, me siguri do të jenë të gabuara!”

Veçanërisht e çuditshme: Instituti jashtëzakonisht i njohur i anketimit, i drejtuar nga ekspertja J. Ann Selzer, e shihte Harrisin katër pikë përqindje përpara në shtetin e Ajovas; Trump fitoi atje qartë në vitin 2020. Demokratët brohoritën. Por në ditën e zgjedhjeve, gjithçka doli ndryshe: Trump fitoi me 14 pikë përqindje më shumë se Harris.

Instituti u trondit. “Rezultatet e sondazhit nuk përputhen me atë që votuesit në Ajova vendosën në kutitë e votimit sot,” tha shefja.

“Unë do të shqyrtoj të dhënat nga burime të ndryshme për të zbuluar pse ndodhi kështu”.

‘New York Times’ dha një shpjegim të pjesshëm për pyetjen se pse institutet e sondazheve mund të kenë gabuar kaq shumë: Demokratët kanë shumë më shumë gjasa t’u përgjigjen thirrjeve dhe metodave të tjera të sondazheve sesa mbështetësit e Trump. Me fjalë të tjera:

Republikanët nuk marrin pjesë në sondazhe.

Ky shpjegim nuk e ndryshon faktin se gara e parashikuar si e ngushtë doli të ishte një parashikim i rremë.

Reagimet e demokratëve të zhgënjyer janë përkatësisht me zemërim, dhe gëzimi i republikanëve është përkatësisht tallës.

Në Partinë Republikane pati një qëndrim të ashpër ndaj ekspertëve të sondazheve. “Ata ende nuk e kanë kuptuar se cilët janë votuesit e Trump, sepse nuk janë interesuar fare për ta”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • mali says:
    November 6, 2024 at 5:38 pm

    Mire,mire .This is Amerika.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 6, 2024 at 5:55 pm

    Ku eshte ai Cifuti Lichtman i CNN, qe kishte parashikuar gjithe presidentet 9 ME 10. Tani u be 9 m 11.

    Reply
  • demo says:
    November 6, 2024 at 7:56 pm

    E vetmja sjellje,qe une s`mund ta pranoj zonjes Harris gjate fushates,eshte zgerdhimja e vazhdueshme ne publik,,sikur ishte nje kengetare lagjesh,qe po nderohej me Cmim Gremy.Qesh mire kush qesh i fundit-thote populli shqiptar.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 6, 2024 at 8:02 pm

    Phoenix:

    Kete here me dallkaukun e Exit Polleve Lichtman cifut i LIG apo bedel i Partise Demoktratike ne CNN jam i prirur te besoj:

    NE TEORITE TUAJA KONSPIRATIVE

    qe:

    E detyruan Edi Ramen dhe i bene magji ta anatemoje si rezil komunist Trump si “Turpi dhe fatkeqesia e Botes” po nga CNN, sepse edhe atehere ishin Exit Polle me Lichtmane cifute te LIQ qe parashikuan fitorjen e kulcedres Hillary Clinton dhe keshtu mashtruan cunin pa shkolle te Kristaqit qe i genjeu mendja te jape ate interviste ne CNN si nje faqezi

    Reply
    • F.S. Suma says:
      November 7, 2024 at 8:17 am

      Të lumtë, ke sy shqiponje vërtet…

      Reply
  • Laçamia first... says:
    November 6, 2024 at 8:21 pm

    Dhe po të imagjinojmë se sa miliona derdhen në kontot bankare të fallxhorëve të këtyre instituteve prej armatës së taksapaguesve, shprehja popullore amerikane “fuck you” duhet të shndërrohet në një refren ulëritës të përditshëm, deri sa një ditë këto “vatra infeksioni” të sajuara enkas për zhurmëtarët qylaxhinj të politikës t’i përpijë dheu.

    Reply
  • VLONJATI says:
    November 7, 2024 at 5:17 am

    NE vitin 2016 eshte shume eqarte por mafia e trampit nuke lejoi te vertetohej se hakerat rus ja dhane zotit tramp Ne 2024 per mendimin tim 3 milion arabet qe ne vitin 2020 ja dhane bajdenit kete rradhe ja dhane trumpit per areSyen e thejshte milionat e bombave qe vrane 45 mije palestineze ishin dhurate e demokrateve amerikane NDRYSHIMI MIDIS TYRE PO TI JA HEQESH TRAMPIT DHE TI JA SHTOSH KAMALA HARRIS TRAMPI DEL HUMBES.LUFTA NE IZRAEL PRANDAJ VAZHDONTE 14 MUAJ NGA MIKU IZRAELIT I DONALD TRAMPIT KOHA DO TA TREGOJE PER 2 MUAJ ,LUFTA MBARON SE QELLIMI U ARRIT
    Hiqeni nga mendja lekure zeza nuk behet presidente nuk e lene mafionieret emiliarderet amerikane FUCK AMERICAN PSEUDODEMOKRACY

    Reply
  • sOrOs says:
    November 7, 2024 at 7:53 am

    F*ck you i madh per Sorosianet e sondazheve qe si ne 2016 parashikonin fitore te thelle te Hillaryt edhe tani ne 2024 te Harris thjeshte sipas oreksit te cifutit plak.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    November 13, 2024 at 3:56 am

    Disa nga ekspertet e sondazheve
    jane te orientuar nga grupe te caktuara
    te interesave te cilet kane nje influence
    mbi keto eksperte.

    Duket se eshte e njejta gje qe ndodh me
    platformat televizive dhe gazetat qe mbajne
    qendrime te ndryshme per poziten dhe opoziten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
  • VIDEO: Hidhen ujë dhe sende drejt Ramës që lë sallën, përjashtohet nga seanca Bardhi
  • Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
  • Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
  • Tragjedia që ‘hapi’ një skandal, si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve

Komentet e Fundit

  1. TIRONA on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  2. Merati on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  3. Investitori jostrategjik on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  4. Five company on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  5. Shkodrani on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?