Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FEJA DHE POLITIKA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FEJA DHE POLITIKA
AnalizaKryesoreLajmi i funditopinion

FEJA DHE POLITIKA

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

Ndonëse politika ka nxitur boll përçarje këto 30 vjet, sërisht shquhemi për mirëkuptimin, bashkëjetesën e harmoninë qoftë mes ateizmit e feve ashtu edhe atë ndërfetar, traditë e trashëgimi e vyer kjo që nuk duhet marrë e mirëqënë kur shohim atë që ndodh në botë.

- Publicitet -

Shteti e politika, në respekt të laicitetit, duhet të ruajnë barazpeshat, duke respektuar ndjenjat, besimet e qëndrimet qytetare pa dallim dhe garantuar lirinë e besimit e të mosbesimit njëkohësisht. Shtetari e politikani përfaqësojnë të gjithën e aty mpleksen ateisti, fetari dhe i pavendosuri ndaj kur flasin, t’a bëjnë për të gjithë e për vlera e besime që na bashkojnë nga kombi, familja, shoqëria, prona, morali qytetar etj.

Ajo që stonon me sjelljen e politikës e pushtetit, nga Presidenti, Kryeministri, kryetarë partish etj, është fakti se kuturisen e dalin haptazi në anën e besimit fetar me “bekime” e deklarata publike me referenca të plotfuqishmësh e citate fetare etj, sidomos në raste festash fetare që ngërthejnë ndjeshmëri në shoqëri.

Sikurse nuk shkon kur feja ndërhyn në punët e shtetit e politikës (alarmi së fundi ndaj neokomunizmit!), ashtu edhe shteti e politika nuk kanë pse bëjnë çirakun e fesë e ofrojnë “mikrofonin” zyrtar në propagandimin e mesazhit të saj për më tepër kur institucionet fetare kanë boll pozicion të privilegjuar në shoqëri – rimorën prona e pasuri për të cilat nuk u tha kush puna e mbarë (ndryshe nga thjeshtësia e atyre që e nisën mijra vite më parë), favorizohen me taksat, subvensione etj.

– Streha e fundit e zullumqarit!

Si qytetarë, Presidenti, Kryeministri e me rradhë, janë të lirë e në të drejtën e tyre të besojnë në fe e refuzojnë evolucionin e Darvinit! Por, qytetarin-politikan nuk është kollaj t’a ndash ndaj dhe fjala e sjellja e tyre bën jehonë, me apo pa mantel zyrtar.

Politika e ka bërë sot modë referencën fetare. E bëjnë për kredo e pragmatizëm zgjedhor apo se besojnë vërtet, imitojnë perëndimin për ambicje vetjake apo kanë abuzuar aq shumë sa miklohen nga ideja se boll një lutje e rrëfim dhe del faqebardhë… ata e dinë! Me “psallmet” në deklaratat zyrtare, nanurisjet e kujtimet për Papën, vara-vingot mëngjezeve të lutjes etj, duan bota t’i shohë se kanë kaluar “ylberin” dhe tani “dinë” më shumë rreth fillit të jetës sesa vetë Darvini e plot mëndje të shquara filozofike e shkencore të universit njerëzor.

Politikani i zullumit nuk ka gjë të përbashkët me atë që besimi predikon; nuk do të ishte i tillë nëse do të besonte vërtet! Njëlloj si patriotizmi, edhe feja, është streha e fundit për të! Sepse, edhe kur nuk besojnë, prapë tundohen nga falja si me magji e barrës së mëkateve duke u ndjerë më mirë më pas ndonse kanë bërë aq keq më parë!

Nëse politikanët e korruptuar besojnë në fe duhet jo vetëm të mos tundohen më por edhe të reflektojnë duke u “rrëfyer” ndaj drejtësisë hyjnore e njerëzore bashkë. Ndryshe është demagogji që lëndon si fetarin që falet e lutet në një banjo me të ashtu edhe ateistin, tashmë të papërfaqësuar, deri segreguar si “dele e zezë”.

Politika e shteti duhet të inkurajojnë iluminizmin, qasjen kritike dhe lirinë e qytetarit për qënë zot i fatit të tij dhe jo fatalitetin ndaj së ardhmes të shkruar nga lart! Popullariteti nuk është sinonim i së vërtetës ndryshe edhe Halloween, zana e dhëmbëve, deri UFO-t, do të kishin tjetër vënd mes nesh (ndonëse për UFO vetë Pentagoni flet për të pashpjegueshme në qiell).

Duke u shfaqur në anën e besimit fetar e në karshillëk ndaj qytetarit ateist e atij të pavendosur, politika shpall të mirëqënë, popullarizon e inkurajon standarte e pritshmëri të të sjellurit e të menduarit në shoqëri. Me qasjen e artikulimin pro-fetar, politika fryn më tej pasione që nëse tejkalohen mund të nxitin fanatizmin, arrogancën, ekstremizmin, ndasitë, etiketime deri dhe intimidimin, në mos më keq, ndaj atij që mendon ndryshe me pasojë në liritë qytetare dhe kohezionin social. Ka ndodhur e ndodh ende në botë!

– Bredhi i Krishtlindjes apo Bredhi i Vitit të Ri!

Politika e pushteti nëpërkëmb laicitetin e shtetit nëse bën “dishepullin” fetar. Përshëndetjet, urimet, vizitat, dekoret e zbukurimet zyrtare duhet të jenë për data e ngjarje që na bashkojnë e na bëjnë një nga dita e pavarësisë, çlirimit, dëshmorëve, demokracisë, festa e verës, viti i ri etj.

Nuk kemi pse imitojmë botën sepse bota është më e bukur në shumëllojshmëri. Bota, Perëndimi betohet mbi libra fetar, ne mbi Kushtetutë dhe integrimi në BE nuk është arsye për ndryshim.

Perëndimi u ngrit mbi një besim dhe ka vijimësi tradite bazuar tek ai, ne kemi larmi besimesh dhe tradita që i tejkalojnë ato. Politika duhet të respektojë barazpeshën mes tyre ose duke bërë “ekuilibristin” me praninë e saj zyrtare në festat e tyre ose duke qëndruar (më kollaj) mënjanë!

Ballafaqimit mijravjeçar mes paganizmit, monoteizmit e ateizmit i vë vulën koha dhe jo ndërhyrja nga lart me dekrete apo prania apo mosprania e dikujt me pushtet në shërbesa fetare. Çdo njeri ka mëndjen e tij dhe e gjykon vetë nëse dëshiron një jetë ku fatin e kërkon vetë e me pikëpyetje plot (urtësia njerëzore e progresi duan kohën e tyre), apo një jetë me bindjen se di gjithçka, jeta është e shkruar e ka në dorë vetëm lutjen ndaj fatalitetit të mirëqënë hyjnor.

Politika e përfolur bën mirë të rrijë mënjanë e të mos e përdorë besimin fetar si maskë për të mbuluar apo “pastruar” zullumet e saj apo krijuar preçedentë sjelljesh e qëndrimesh që rrezatojnë në publik. Se, në mos karagjozin, bën provokatorin që nxit më tej ndasi mes nesh, sikurse ka bërë shpesh deri më tani – prona, politika, vota etj, por kësaj rradhe me ndjenjat, besimin e dinjitetin qytetar. Qofshin fetarë, ateistë apo të pavendosur, qytetarët e gjejnë vetë gjuhën mes tyre në raste festash, dinë si-qysh-tek e ku, kur dhe kë të urojnë në respekt reciprok e pa fyer kënd. Politika vetëm prish punë po u fut në mes!

Nëse politika do të bëjë protagonistin, ja ku erdhi viti i ri! Na bën të gjithëve bashkë! Bredhi i vitit të ri, babagjyshi, festa, darka apo dhurata për vitin e ri është tradita e identiteti ynë i përbashkët e nuk kemi përse krijojmë konfuzion me traditën fetare të tjetrit, qoftë në BE apo tej Atlantikut.

Perëndimi ka traditat e zakonet e tij, ne tonat dhe ajo që na bashkon nuk është besimi fetar por bindja tek vlerat, urtësia e mirësia njerëzore që datojnë para besimit fetar si dhe vendosmëria për të ardhme më të mirë bazuar tek progresi shkencor në dobi të planetit, me ne si pjesë e tij.

Në sheshin e të gjithëve duhet të ngrihet Bredhi i Vitit të Ri dhe politika, nëse uron, të ftojë të gjithë në shesh për Vitin e Ri. Rreth atij bredhi, ka vënd për të gjithë!

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?