Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ferdinand Leka leksikograf, terminolog dhe përkthyes meritor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Ferdinand Leka leksikograf, terminolog dhe përkthyes meritor
Kulture

Ferdinand Leka leksikograf, terminolog dhe përkthyes meritor

Published: July 28, 2022
Shpërndaje

In memoriam

Akademik Gjovalin Shkurtaj

 

- Publicitet -

Më datën 25 korrik u shua Prof.Ferdinand Leka, njëri nga gjuhëtarët e mirë të Shqipërisë, ish-punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, ku punoi për shumë vjet në sektorin e terminologjisë së gjuhës shqipe, bashkë me studiues të tjerë të njohur të atij sektori të rëndësishëm,  si Lirak Dodbiba, Sofika Morcka, Hëna Pasho, Agron Duro etj.  Ai u nda prej nesh me trup, por ai ka lënë vepra, studime shkencore në fushën e terminologjisë dhe fjalorë të asaj fushe, ishte edhe bashakutor në veprën “Fjalor  i  gjuhës së sotme shqipe” (1980), si dhe bëri përkthime veprash nga autorë të shquar të letërsisë evropiane, përktheu disa prej veprave madhore të letërsisë së huaj, si: “Lirikat” e Françesko Petrarkës, “Të fejuarit” e Alesandro Manzonit, “Lavdërimi i çmendurisë” i Erazmit të Roterdamit, Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit” i Stefan Cvajgut etj., mbi të gjitha, veprën e rëndësishme e aq të dobishme “Fjalor italisht-shqip”, me rreth 40.000 fjalë (bashkautor me Zef Simonin), e përdorin me dobi mësimdhënit e studentët e gjuhës italiane dhe të gjithë ata që duan të nxënë italishten. Ky ishte i pari fjalor dygjuhësh me përmasa të tilla e me kritere të leksikografisë moderne në vendin tonë.

Ferdinandi ishte nga Shkodra, ku kishte lindur më 18 prill 1930 në një nga familjet e njohura si arsimdashëse të atij qyteti, ku kreu formimin mësimor fillor dhe të mesëm në gjimnazin e shtetit. Në  vijim, mbasi punoi do kohë si nëpunës, vazhdoi studimet e larta në degën e gjuhës e të letërsisë ruse në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1960 me rezultate shumë të mira dhe, po atë vit, u pranua si punonjës shkencor punën në sektorin e terminologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë. Fryt i veprimtarisë së gjuhësisë shqiptare në fushën e terminologjisë, ku ai qe në grupin e hartuesve dhe redaktorëve   është seria e pasur e fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh, që përmbajnë me dhjetëra mijëra terma, veçanërisht duhen përmendur si ndihmsë e vyer fjalorët e degëve të ndryshme të mjekësisë, ekonomisë e të së drejtës, si edhe të mekanikës, gjeologjisë, arkitekturës, gjuhësisë, letërsisë, gjeografisë, hidraulikës. Këta fjalorë kanë shërbyer edhe për të pasqyruar e për të hedhur në përdorim shumë fjalë e shprehje pak të njohura të gjuhës sonë. Puna për hartimin, redaktimin dhe botimin e fjalorëve terminologjikë në rastin e shqipes gërshetohej dhe me punën e kujdeshme për mënjanimin e termave të huaj, duke i zëvendësuar me fjalë të gjuhës shqipe ose duke krijuar fjalë të reja nga brumi amtar. Vlerësojmë, gjithashtu se, në fushën e terminoogjisë së gjuhës shqipe prof.Ferdinand Leka  ka shkruar edhe një varg studimesh, artikujsh e kumtesash të tij, të botuara në shtypin shkencor. Në fushën e gjuhësisë F. Leka ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe duke redaktuar e përgatitur për botim disa punime të një vargu shkrimesh, si: “Neologjizmat e K. Kristoforidhit” (hartuar nga Kolë Ashta); teksti “Fonetika” e Kostaq Cipos (botim i Akademisë së Shkencave); “Fjalor arbërisht – shqip” i Kolë Kamsit (botim i Universitetit të Shkodrës). Në vitet 1975-1980 ai u përfshi në grupin e hartuesve të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980), ku i takoi të hartonte gjithsej 4600 fjalë.

Në vitin 1967, kur u emërova edhe unë si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë, Ferdinandi ishte në brezin e studiuesve atëherëmë të njohur dhe që meritonte respekt për emrin që kishte fituar, po edhe si i njeri me formim e kulturë të gjerë, që dinte shumë jo vetëm nga fusha e gjuhësisë, po edhe kishte formim të mirë, të fituar natyrisht nga leximet në gjuhën shqipe e në gjuhët e huaja që i dinte me themel.

Ferdinand Leka ishte jo vetëm një burrë i ditur, poliglot dhe me formim të mirë filologjik e letrar, po edhe njeri i mirë, një shkodran fisnik e i mirësjellshëm. Duke qenë punonjës në të njëjtin Institut të Gjuhësisë e të Letërsisë, edhe unë e kolegë të tjerë më të rinj se ai, kemi përfituar nga  bisedat me të, kemi shkëmbyer me të libra të rrallë në italisht e frëngjisht dhe, mund të them se, një vajtje në bufenë më të afërt për kafe me Ferdnand Lekën ishte si një informacion shkencor e ditunor sa i këndshëm, aq edhe i vyer.

Teksa shkruaj këta rreshta, kam në tryezën time “Fjalorin shqip-italisht” të vitit 2003, të cilin ma ka dhuruar me autografin e shkruar me  shkrimin e tij  të bukur e të qartë: “Prof.Gjovalin Shkurtajt, me përzemërsi të veçantë”-Ferdinand Leka, Tiranë,19.05.2004. Ky botim i dytë i “Fjalorit shqip-italisht” i Ferdinand Lekës e Zef Simonit mund të quhet pa dyshim një vepër e re në krahasim me botimin e parë. Janë shtuar rreth 12.000 fjalë-titull të reja, fjalë që kanë hyrë gjerësisht në përdorim këto tridhjetë vitet e fundit: terma politikë e të teknikës që pasqyrojnë zhvillimn e hovshëm të Shqipërisë në kuadrin e hapjes me botën e të shtimit të marrëdhënieve e vajtje-ardhjeve të shqiptarëve në Italinë fqinje e në mbarë botën. Shpesh e shfletoj dhe botime të tjera të vlefshme të tij, si : “Fjalor i termave të letërsisë”, “”Fjalor praktik italisht-shqip”, “Fjalor themelor italisht-shqip”, “Fjalor i ri kompakt italisht-shqip/shqip italisht” , “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel” etj.

Profesor Ferdinand Leka ka marrë pjesë në shumë veprimtari  shkencore e kulturore, në sesione e konferenca shkenore albanologjike, si dhe ka qenë një nga 87 delegatët  e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), ku mbajti kumtesën “Disa çështje që lidhen me drejtshkrimin e poezisë”, një ndihmesë interesante dhe me vlerë të tumirueshme. Zoti Leka ishte jo vetëm nënshkrues i Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit,po edhe  zbatues i palëkundshëm i shqipes së njësuar (standard) dhe e ka vlerësuar me bindje shkencore standardin e sotëm të shqipes si një zhvillim organik të procesit të lëvrimit të shqipes, që përmbush kërkesat e shprehjes gjuhësore të botës shqiptare dhe zhvillohet e pasurohet më tej duke u ushqyer nga të gjitha burimet e trojeve shqiptare.

Edhe mbas daljes në pension, Profesor Leka nuk reshti së hulumtuari e së shkruari. Që nga vitet ’90 i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit letrar të krijimtarisë së Gjergj Fishtës, duke përmbledhur në disa shkrime, kundrimet dhe vrojtimet shumëvjeçare rreth veprës letrare e kulturore të poetit të të shquar At Gjergj Fishtës.

Edhe prof.Ferdinandin, ashtu si të gjithë neve gjuhëtarëve e dashamirëve të shqipes e të shqiptarisë, e  shqetësonte gjithnjë përdorimi fjalëve të huaja, që shpesh janë  jo vetëm të  panevojshme po edhe përdoren në mënyrë të pasaktë. Edhe ai, si shumë prej nesh, përveç artikujve te “Gjuha jonë”  ka hartuar e botuar edhe një libër të thjeshtë  këshillues, ku sjell e udhëzime për mënjanimin e një vargu fjalësh të huaja.

Shkrime  studimore të tij janë përmbledhur dhe botuar edhe në vëllimin “Shkrime gjuhësore, letrare, sociale” (2007).

I paharrueshëm qofshin kujtimi e nderimi për profesorin e kolegun e vyer Ferdinand Leka. Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë të afërmve të tij, miqve e kolegëve që e njohën dhe e vlerësuan ashtu si e meritonte.

I qoftë e lehtë lëndina e Atdheut dhe u prehtë në paqe!

Prof.dr.Gjovalin Shkurtaj, Akademik

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?