Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Feridun Xhindole, komisari trim me shpirt poeti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Feridun Xhindole, komisari trim me shpirt poeti
Shoqëri

Feridun Xhindole, komisari trim me shpirt poeti

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Nga Jovan Bizhyti

 

Një lapidar ngrihet madhështor në fshatin Mollas të Sulovës, ku dhanë jetën në 14 qershor 1944 katër trima partizanë nga Myzeqeja, komisari i batalionit të 3-të të Grupit partizan të Myzeqesë, Feridun Xhindole, patrioti antifashist, ish Nën/kryetar i Këshillit Nac.Çl. të Lushnjes, Xhevdet Nepravishta, partizani Nuredin Kurti nga fshati Ngurrëz i Myzeqesë dhe Hasan Radeshi nga Skrapari, komisar i një kompanie të Brigadës së VI-të Sulmuese, i cili ndodhej aty në rrugëtimin për t’u takuar me forcat e brigadës së tij.

- Publicitet -

***

Feriduni lindi në fshatin Imshtë të Myzeqesë, një fshat buzë lumit Seman dhe u përjetësua për të mbetur si një yll i pashuar po buzë lumit të Devollit në fshatin Mollas në ato ditë qershori të vitit 1944. Fëmijëria e tij kaloi në skamje e varfëri si të gjithë myzeqarët e mbarë populli shqiptarë. Qysh i vogël në bankat e shkollës, ai në hartimet e shkrimet e tij, shquhej për zgjuarësi, për mendim të thellë romantizmi dhe shpirt poetik. Në hartimet e poezitë e para që la pas, shpreheshin ide me mendim në nivelin e përmasat e kohës, për moshën dhe kohën kur jetonte.

Në vitin 1936, ai ishte nxënës në gjimnazin e Gjirokastrës, ku për ide revolucionare antifashiste, u përjashtua nga shkolla së bashku me shokët e tij Ali Demi e Temo Vasi. Në atë kohë Feriduni i shkruan një shoku të tij, ku midis të tjerave i thotë: “Mendojmë mjaft gjera, por sot s’bëjmë dot asgjë! Prapë them, s’ka çudi, dikur goja do t’më hapet”! Revolta e brendshme shpërthente e fuqishme tek ai dhe tek shokët e tij të idealit.

Ndërroi tri shkolla të mesme. I përjashtuar nga gjimnazi i Gjirokastrës, me shumë vështirësi mundi të pranohej në gjimnazin e Tiranës. Por dhe këtu nuk përfundoi, si rezultat i aktivitetit të tij antifashist revolucionar. Pushteti fashist këta të rinj i survejonte dhe i përndiqte në aktivitetin e tyre të përditshëm. Më në fund, përfundoi në Normalen e Elbasanit, ku në vitin 1940-41 u diplomua mësues.

Feriduni e urrente regjimin fashist, e revoltonte gjendja e mjeruar ekonomike dhe varfëria e popullit. Në bllokun e tij të shënimeve ai shkruante për gjendjen në Myzeqe:

“Këtu të ha mushkonja, nuk të sheh syri asgjë, veç skamje e varfëri, fëmijë me barkun e enjtur, zhytur kokë e këmbë në fukarallëk. Lartë e poshtë enden qehallarët e bejlerët hipur mbi kuaj e me pushkë në krah, që kryejnë maskarallëqe. Toka është e zhuritur dhe e çarë, bimë të zverdhura e të vyshkura që kërkojnë të shuajn etjen me ujë. Po kush pyet për të ndryshuar këtë gjëndje?! Kërkojnë, gjithnjë kërkojnë, therin, hanë dhe zhvatin sa të mundin mbi varfërinë e popullit. Se si do bëhet me këtë milet?!”

Feriduni kishte ndjenja të holla, kishte revolta të brendshme, kishte dhe frymëzim e shpirt poetik. Ai mbushej si vullkan dhe shpërthente plotë duf e urrejtje. Ja si i shpreh ai ndjenjat e tij në një poezi të shkurtër që la pas në fletoret e tij me krijime të titulluar: “Motivi i dimrit”.

 

“Pse frynë moj erë me kaq tërbim?

Po ti dëborë pse kaq ke shtuar,

mos kujton se s’ka mjerim

në këtë vend të coptuar?!”

 

Idetë përparimtare të kohës, veçanërisht organizimi i lëvizjes Nac.Çl., e brumosën mësuesin e ri me ideale revolucionare e patriotike. Ishte mësues në fshatin Malind të Skraparit. Në 28 nëntor të vitit 1941, Feriduni e grisi dhe e bëri copë-copë flamurin e fashizmit, që përkrahësit e tyre mundoheshin ta fusnin në çdo skaj të vendit, deri dhe në fshatin Malind. Dhe këtë veprim, mësues Feriduni, nuk e bëri vetëm para nxënësve të tij, por dhe para popullit duke thënë:”Ky flamur nuk i duhet Shqipërisë. Ne kemi luftuar e do luftojmë me flamurin tonë të kuq me shqiponjën e lirë dykrenare”. Fashistët me përkrahësit e tyre u informuan dhe e larguan mësuesin që kish fituar zemrat e skraparlinjve, duke e transferuar në fshatin Frakull të Fierit, për ta patur gjithmonë në kontroll të plotë.

Ky aktivitet i pandërprerë, e bëri Feridun Xhindolen një nga të parët djem të Myzeqesë, që hodhi pushkën në krah dhe u rreshtua në përpjekjet e para kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit. Jo vetëm kaq, ai mori përsipër dhe detyra të tjera të rëndësishme e të vështira në formacionet partizane, të cilat i kreu me nder e me përkushtim deri në fund të jetës së tij.

Malet nisën të përflaken nga lufta partizane. Myzeqeja ishte përfshirë në këtë lëvizje çlirimtare. Feriduni kishte kohë që ishte përgatitur për këto ditë të stuhishme. Ai u bë komisar në njerën nga çetat e para partizane të Myzeqesë dhe më pas komisar i batalionit të 3-të të Grupit partizanë të kësaj krahine. Ka qenë kurdoherë shembull i gjallë i një qëndrimi të paepur ndaj vështirësive e rreziqeve, duke qenë gjithnjë në ballë dhe në flakë në luftë kundër armikut. Bashkë me të u bashkuan në radhët partizane dhe dy vëllezërit e tij, Islami dhe Jakupi.

Si komisar i batalionit, ai mori pjesë në të gjitha luftimet e betejat që Grupi partizanë i Myzeqesë u ndesh me trimëri në luftimet kundër armikut, si në Sulovë e Tomorricë të Skraparit, e në Gorë-Opar të Korçës, duke qenë në ballë të rrezikut e të vështirësive në atë dimër të egër 1943-44 në Operacionin që organizoi armiku nazi-fashist me bashkëpunëtorët e tij kundër Shtabit të Përgjithshëm dhe ushtrisë sonë Nac.Çl. Komisari Feridun Xhindole tregoi kudo trimëri e heroizëm, ndihmonte kudo shokët partizanë dhe përpiqej në çdo rrethanë të ngrinte lartë moralin e partizanëve para çdo vështirësie.

Ja si shprehet në kujtimet e tij Koli Ll. Bozo, bashkëluftëtari dhe komandanti i batalionit, ku drejtonin bashkë me Feridunin: “Komisari Feridun Xhindole ishte njeri i thjeshtë, i dashur me të gjithë, i angazhuar gjer në sakrifica për shokët e për detyrat e ngarkuara, pa pretendime e kërkesa për vete. Frymëzonte kudo me qendrimin e veprimin e tij, me humorin, këngën, shembullin e fjalën e tij të urtë e bindëse. I till ka mbetur në mendjen time e të gjithë shokëve me të cilët luftuam së bashku. Kështu  i skalitur si në një gur të kuq shkëmbi, qendron përpara gjithë brezave figura e komisarit trim, Feridun Xhindole”.

Në kthim, pas luftimeve në Operacionin e Dimrit 1943-44, ai ra heroikisht në fshatin Mollas të Sulovës në një përpjekje të befasishme me forcat naziste dhe bashkëpunëtorët e tyre të ballit kombëtar, në atë ditë qershori 1944, në prak të agimit të shumëpritur të çlirimit të vendit. Sapo kish dal nga një takim me një grup fshatarësh, ku u kish folur për vendimet e Kongresit Historik të Përmetit, për popullarizimin e fitoreve të ushtrisë sonë Nac.Çl. dhe për shtimin e radhëve të partizanëve me forca të reja.

Por forcat mercenare ballisto-naziste me rreth 300 ushtarë të ardhur nga drejtimi i Kuçovës, nën komandën e ballistit, Haxhi Miraka, u sulën në mënyrë të befasishme, duke sulmuar shtëpitë ku ndodhej shtabi i batalionit partizan, si dhe forcat e tjera partizane në ambientet e fushimit. Partizanët mundën të organizoheshin me shpejtësi për t’i bërë ballë këtij sulmi të papritur armik, ku nga kjo përpjekje e përgjakshme, mbetën të vrarë 4 partizanët e lartpërmendur, midis tyre dhe komisari 24 vjeçar, Feridun Xhindole.

Ai megjithë plagët e rënda që kish marr, nuk po epej dhe ende qëllonte me breshëri mbi forcat armike, duke u zvarritur në një arë me grurë. Për disa orë lugina e Devollit oshëtiu nga krismat e pushkëve, automatikëve dhe mitralozëve. Dukej sikur do shëmbej mali i Goricës e lartësitë e Dragotit, sikur kish dal nga shtrati lumi i furishëm i Devollit dhe dallgët e tij përplaseshin me tërbim në brigjet shkëmbore të tij. I gjithë batalioni partizan ishte hedhur në sulm për të çarë rrethimin.

Feriduni ishte i plagosur rëndë dhe automatiku i tij heshti vetëm atëherë kur pushoi së rrahuri zemra e komisarit trim. Ai ra si hero me kokën mbështetur tek automatiku. Së bashku me të në atë betejë, mbetën të vrarë dhe tre shokë të tjerë, Xhevdeti, Nuredini dhe skraparliu Hasani. Në qendër të fshatit Mollas, në kujtim të tyre u ngritë një lapidar përkujtimor.

Ja disa vargje nga një poet i krahinës së Myzeqesë për komisarin trim, Feridun Xhindole:

 

“Ra komisari në fushën me grurë,

 u shtypën nën të kallinjtë,

u trembën turtujt e u fshehën në guvë

tek skuqeshin shkëmbinjtë.

E mbeti shtrirë mes grurit në arë,

djelli u nda në njëqint copëra,

e të njëqinta ranë mbi komisar”.

 

Emri i tij dhe i qindra dëshmorëve të tjerë, mbeten si yje të pashuar në panteonin e lavdishëm të Atdheut, siç mbetet e lavdishme dhe vet lufta legjendare Antifashiste Nac.Çl. e popullit shqiptar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pylli says:
    December 11, 2022 at 5:32 am

    LAVDI E PERJETESHME YJEVE TE PASHUAR
    DESHMORET JANE RRENJET E LIRISE
    FLAMURI I.KOMBIT
    ASHTI I SHQIPTARISE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Komentet e Fundit

  1. Leu on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. AI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Doktor Mortja on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Doktor Mortja on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?