Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fermeri i njohur shpjegon me fjalë të thjeshta çfarë po ndodh me qumështin që konsumojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Fermeri i njohur shpjegon me fjalë të thjeshta çfarë po ndodh me qumështin që konsumojmë
EkonomiLajmi i fundit

Fermeri i njohur shpjegon me fjalë të thjeshta çfarë po ndodh me qumështin që konsumojmë

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Arben Abazaj është fermer dhe aktivist i njohur për ngritjen dhe mbrojtjen e problemeve sociale në Vlorë.

Në një postim në rrjete sociale ai shpjegon çfarë po ndodh me qumështin që konsumojmë përditë në familjet tona.

Nderkohe qe bagetite jane pakesuar ne Shqiperi, numri i konsumatoreve te bulmetit eshte rritur edhe per shkak te miliona turisteve qe jane shtuar vitet e fundit.

- Publicitet -

Ne kushtet e kesaj rritje, a eshte cilesor qumeshti qe konsumojme?

Abazaj shpjegon:

“Diku te 1.200 leke per liter duan ta mbledhin qumeshtin kete vit baxhot ne Vlore. Vjet e mblodhen me 1.800 lek per liter.

Dmth nese une prodhoj diku te 50 liter ne dite, do humbas 30 euro ne dite. Pra po humbas diku te 1.500 euro ne muaj”

Do thoni ju çmimin e vendos tregu, kerkesë-oferta, dakort… Po a e dini sa qumesht futet ne Shqiperi nga jashte sidomos nga Serbia? Po qumesht pluhur?

Per mua faktori kryesor eshte importi qe na konkuron.

Dhe kjo konkurencë ka brenda saj shtetin.

Shteti vjedh grandet e fermereve, nga ana tjeter na ve perballe fermerin serb qe nuk e vjedh shteti i tij, por e ndihmon!”

Fermeri vlonjat shton se nuk i mbetet rrugë tjetër veçse qumështin e mirë ta mbajë vetëm për nevoja të fermës dhe ato familjare.

“Nese kemi 10 milion turistë, ata vijne edhe qe te konsumojne produkte shqiptare. Sepse vetem keshtu kjo industri duhet kete impakt mirqenie per shqiptaret! Nese jo, i bie qe vendasit jane thjesht krahu i punes, sherbyesit.

Une do e le ta pine sheleget. Dhe nderkohe do marr masat ta perpunoj per vete ate qe mbetet” – thote Abazaj per qumeshtin cilesor, qe eshte perhere e me i paket, ne nje treg te dominuar nga qumeshti pluhur dhe malli i ardhur nga jashte vendit me cilesi me te ulet.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • demo says:
    January 16, 2024 at 4:34 pm

    Qumeshti i lopes me bidona katundaresh per dy vjet eshte dyfishuar cmimi.
    Ishte 1000 leke(te vjetra) bidoni coca cola,eshte bere 2000 leke bidoni.
    Rrogat dhe pensionet nuk jane dyfishuar.
    Sot me leverdis ta ble ne supermarket.
    Ti thua eshte serb.Po nuk paska qene sovjetik??????????!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    January 16, 2024 at 5:09 pm

    Je i madh o demo ,ne duhet tu gezohemi gjerave te fresketa qe jashte shtetit si gjejme ,si psh peshk qumesht veze dhe mish ,per keto na mer malli ,megjithese dhe keto i kane bastarduar ne shqiperi

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2024 at 5:30 pm

    Jo mo katundar sepse te duhen para per te blere vaj ,oriz,makarona etj.qe ka nevoje shtepia.Ti shto numerin e dhive dhe mos shiko duart e shtetit.E di ti qe ne Lubonje te Ersekes ne kohen e Enverit nje fshatar kishte 100 koke dhi prone private ,nuk kishte hyre ne kooperative(ishte partisan me influence ne zone).Kaq koke bageti nuk kishte kooperativa.Ajo qe thua ti importet nga Serbija eshte “ballkani I hapur ” I Edi Rames.Rama iu a futi ne bythe me ligjet e tij gjithe bisneseve me politikat anti shqiptare.Pasi e realizoi kete gje ne favor te serbit ,ai si mashtrues profesionist shpalli fundin e ballkanit te hapur qe realisht eshte duke funksionuar si nje sahat.

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2024 at 5:51 pm

    Zj.dita diku ke shkruar”…..ministrise se financave dhe ekonomise….”.Harove qe jane 2 ministri te vecanta?

    Reply
  • Aldrin says:
    January 16, 2024 at 6:23 pm

    Te shtoje numerin e dhive fshatari, qe te haje e te pije rehat qytetari. Po shko ndihmoje te mbash dhite, e ti kullosesh, e ti mjelesh, e te mbash qumeshtin, e ta transportosh ta shesesh.
    Shko provoje te shohesh sa kushton ajo kilja e qumeshtit qe Demos i shijon me shume nga lopet serbe.
    Varet ca ka lopa brenda o demo

    Reply
  • demo says:
    January 16, 2024 at 7:45 pm

    Aldrin,,ca me ngjit mua lopet e dhite serbe,,une jam pensionist,nuk jam edi rama qe pensionin tim e ka nje kafe pune me ministreshat.
    Do marr me te liren,se aq kam ne xhep.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 16, 2024 at 8:07 pm

    Vajin e luledillit e hane te perzier me vaj makine nga Greqia dhe nuk i plas
    Vajin e ullirit e hane me pesticide dhe helme nga prodhues vendi dhe nuk ankohen
    Qumshtin e duan nga Serbia se eshte me i lire dhe nuk i plas se aflatoksina B1 i vret
    Duan shume Armet Kimike Luftarake te Asadit qei duken si karamele bamiresie

    CFARE MILETI ESHTE KY?

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2024 at 8:20 pm

    Aldrin do bythe kapitalizmi.Po ashtu eshte ,do te punoje fshatari qe te haje qytetari.Do te punoje qytetari qe te vishet e te mbathet fshatari e lopet.Prandaj mos fole brockulla.Fshatari ben djathe dhe me djathe nuk behet tulla per te ndertuar shtepi.Ti shet djathin dhe me ato para ble 5 tulla sot.Ai shet 5 tulla dhe paguan puntorin dhe gjithe detyrimet ndaj punetorit dhe shtetit me taxat dhe sigurimet .Aldrin ,ne themel eshte puna.Ne je I vjeter ne moshe dhe nuk e di arsimit tend por “puna eshte burim I te mirave materiale dhe shpirterore” kete e ke mesuar nga Enveri .

    Reply
  • robi says:
    January 17, 2024 at 6:45 am

    Me e forta eshte se nje pjese e mire e katundareve qe shesin qumesht ne qytet pastaj u drejtohen kazaneve te plehrave per te mbushur cantat me shishet bosh te hedhura nga qytetaret dhe hajde pije pastaj ate qumesht katundaresh pastaj. Jam shokuar kur pashe Shyqen (Shyqyriu) nje burre rreth 65 vjec nga fshati Shenapremte Durres duke mbledhur shishet plastike ne kazanin e plehrave, qysh nga ajo dite une nuk blej me qumesht katundaresh ne Durres sikur te ma falin fshataret, se jo te gjithe duhen futur ne nje thes ose nje grua nga Juba qe blen veze tek vezet e pularise me 20 leke kokrra dhe i shet per veze pula fshati me 50 leke cdo dite para nje minimarketi prane tregut. Keta jane sot nje pjese mashtruesish qe abuzojne rende me qytetaret qe bien pre e mashtrimeve.

    Reply
  • Ardiana Nano says:
    January 17, 2024 at 3:12 pm

    Nuk arrij t’a kuptoj ngritja e cmimit po mir mir zoti katnar ti ngre cmimin , si tjetri ngre cmimin,e tjetri e tjetri po kush do t’i blej ty se njerzit jan fukarenj. Tjetra t’i te djathi gjiza. Salca e kosit e nen me qumesht pluhur dhe niseshte dhe populli ha pislliqe, vajin ti zoti fshatar e nen me pesticide ,ullinjve ju hedh kimikate dhe kur vjen puna thua mblodha 4 kunjtal ullinj dhe nxora vaj 7 kuinjtal keshtu qe ju jini te paret qe genjeni me ushqimin djathit ja hiqni gjalpin fare ,merni perimet ,frutat ne tregun e madh dhe Beni be e ulni zotin ne tok i kini bio, hilet i beni ju me cdo gje jo ne, tokat i kini bosh kam blerë djath i kam ber analizen ka dal me niseshte dhe ku thoni s’kemi faj ,po kini faj dhe shum se asgje nuk kini bio mos u ankoni per Serbin faji esht i juaji

    Reply
  • Xhevahir says:
    January 19, 2024 at 10:42 am

    Pershendetje une jetoj ne Angli dhe qmimi i qumeshtit dhe produketve ushqimore pa hile jo si ne Shqiperi kushton shum me pak, kurse ne Shqiperi fshatari don te pasurohet me nje pul. Avash pak me te drejte me te rregullt me te sinqert me prodhimet qe shitni.✌️✌️✌️

    Reply
  • Tani says:
    January 19, 2024 at 10:52 am

    Fermeri shtron nje problem te vertete
    Importazionet duhen te jene ne sherbim te shqipetareve jo ta fundosin fermerin
    Tregu i lire ok por me rregulla etike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?