Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj
KronikeLajmi i fundit

Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Published: February 18, 2025
Shpërndaje

Një telefonatë alarmuese për pengmarrje në Astir zbuloi një festë mes të rinjve me drogë, alkool dhe armë. Hetimet çuan në zbardhjen e lidhjeve kriminale të Joni Sadikajt, i cili u lirua nga burgu përmes manipulimit të dosjes penale.

Nga Eraldo Harlicaj

Në fillim të janarit 2025 Policia e Tiranës u alarmua nga telefonata e një vajze, e cila kërkoi ndihmë me pretendimin se po mbahej me forcë nga disa persona në një apartament në Astir, zonë periferike e Tiranës. Kur policia mbërriti në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte. U desh ndërhyrja e forcave speciale Renea për të shpëtuar të renë ku më pas u zbulua se më shumë se sa një pengmarrje kishte të bënte me një festë mes të rinjsh ku nuk mungonte droga, alkoli dhe armët.

- Publicitet -

Hetimet zbuluan se në apartamentin e përdorur nga grupi, u gjetën armë dhe mbetje lëndësh narkotike, kokainë. Si të dyshuar të kësaj ngjarje policia shpalli në kërkim Joni Sadikaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të gjithë me precedentë kriminalë. Megjithatë, vajzat pohuan se kishin marrë pjesë në festë me dëshirën e tyre, policia arriti të arrestonte Ermal Binjakun, i cili dyshohej të kishte bashkëpunuar me grupin, ndërsa djemtë e tjerë mbetën në kërkim.

Joni Sadikaj ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ishte arrestuar dhe shpallur fajtor nga gjykata për vepra të rënda penale, si trafikimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje. Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se Sadikaj jo vetëm kishte përfituar ulje dënimi, por brenda sistemit të drejtësisë dyshohet se është manipuluar dosja e tij penale ç’ka mundësoi lirimin e tij nga burgu.

Drogë, seks dhe armë

Më 9 janar një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Policisë së Tiranës alarmoi uniformat blu. Sajma Q, 21 vjeç, i tha policisë se po mbahej me forcë nga disa persona në katin e 8-të të një apartamenti në Astir.

Më pas, vajza refuzoi të bashkëpunonte dhe nuk e hapi derën e shtëpisë në momentin e mbërritjes së policisë. Forcat “Renea” u detyruan të futeshin nga dritaret duke neutralizuar situatën.

Në realitet, pas dëshmive të personave të përfshirë, ngjarja ishte ndryshe nga sa ishte raportuar. Sajma, së bashku me dy shoqet e saja, njëra prej të cilave avokate, kishte kaluar një natë duke konsumuar lëndë narkotike dhe alkool me të njohurin e saj, Joni Sadikaj dhe miqtë e tij.

Policia ka zbuluar në apartamentet e marrë me qira nga grupi, janë gjetur armë të llojit pistoletë dhe mbetje lëndësh narkotike, kokainë. Si të dyshuar për “pengmarrjen” e vajzave, u shpallën në kërkim Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert dhe Anduen Alia, të moshave nga 26 deri në 40 vjec.

Si të implikuar në “festë” policia mundi të arrestojë vetëm Ermal Binjaku, 36 vjeç, ndërsa 5 djemtë e tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim policor.

Vajzat me të cilat djemtë kaluan mbrëmjen e 8 janarit i thanë se kanë qenë në festë me dëshirën e tyre në dy shtëpitë e marra me qira nga djemtë, por hetimet zbuluan se më shumë se sa një festë e çmendur mes miqsh personat e përfshirë rezultonin persona jo vetëm me precedentë penal por të gjendur fajtor edhe nga gjykata për trafikimin e sasive të mëdha lëndëve narkotike. Dokumentet e “shteg.org” tregojnë se të paktën njëri prej tyre, Joni Sadikajn, ia kishte hedhur lehtë dënimeve me pak vite burg. Madje, brenda vetë sistemit të drejtësisë, dosjet e tij rezultojnë të manipuluara duke sjellë dhe lirimin e tij nga qelia.

Lirimi i dyshimtë nga burgu

Në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut të vitit 2017, rreth orës 02:20, në fshatin Bogë, në Kavajë, patrulla e zakonshme e policisë tentoi të ndalonte dy automjete.

Megjithëse patrulla u ka bërë shenjë për të ndaluar shoferët kanë shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë autorët kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet. Por, disa prej tyre u arrestuan më vonë.

Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

“Grupi hetimor sekuestroi edhe dy automjete të tjera, njëra veturë Toyota dhe tjetra kamionçinë, si edhe shumë pranë bregut të detit, një skaf me dy motorë, i lidhur me një zetor që shërbente për tërheqjen e tij. Pra, në total, deri në këtë fazë hetimore, janë sekuestruar 7 mjete lëvizëse, nga të cilat dy vetura, një fuoristradë, një furgon, një kamionçinë, një zetor dhe një skaf. Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi në Itali” – njoftoi prokuroria.

Si person i përfshirë në këtë ngjarje rezultonte Joni Sadikaj i cili dhe pretendoi pafajësinë dhe u shpall fajtor nga gjykata.

Prokuroria i faktoi gjykatës prezencën e Sadikajt në këtë tentativë trafikimit me prova të gjetura në terren, por dhe nëpërmjet përgjimeve ambientale brenda ambienteve të komisariatit të Kavajës.

Më 6 dhjetor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi deklarimin fajtor të Joni Sadikajt me 12 vite burgim për trafikim narkotikësh. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite.

I riu e apeloi çështjen dhe përfundimisht me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 7 vite burgim.

Megjithëse i gjendur fajtor për një vepër të rëndë penale Sadikaj rifitoi lirinë pas 4 vitesh e 7 muajsh.

Drejtoria e burgjeve i tha “shteg.org” se Sadikaj ka përfituar 11 muaj e 11 ditë paraburgim, 3 muaj i është ulur dënimi me vendim gjykate, ndërkohë që është liruar me kusht më 1 mars 2022.

I dënuari për trafikimin e lëndëve narkotike ka kërkuar lirimin me kusht që me 25 nëntor të 2021, por Gjykata e Kavajës e ka refuzuar kërkesën e tij.

Gjykata e Apelit në Durrës prishi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi lirimin me kusht të Sadikajt, të cilin e detyronte që pjesën e mbetur të dënimit ta shlyente shërbim prove. Për 15 muaj me radhë, ai duhet të mos kishte kontakte me personazhe të skeduar dhe të mos kryente vepra të tjera penale.

Policia e arreston sërish

I mjaftuan vetëm 5 muaj në liri, Joni Sadikajt që të thyente kushtin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Durrës. Tepelenasi, vetëm 23 vjeç, në atë periudhë u ndal nga një patrullë në qytetin e Vlorës më 10 korrik 2022.

Salla Operative dha njoftimin se makina “Masserati”, ku po udhëtonte Joni Sadikaj dhe dy miqtë e tij të ndalohej dhe të kontrollohej. Në orën 22 :20, shërbimet e Komisariatit dhe forcat speciale Shqiponjat iu vunë në ndjekje. Në momentin që makina ndaloi, Joni Sadikaj, që ndodhej në vendin e pasagjerit doli nga automjeti dhe u largua me vrap në drejtim të lagjes “Pavarësia 3”.

Dy efektivët e policisë që po e ndiqnin nga mbrapa i bënë thirrje të ndalonte, ndërsa gjatë ndjekjes, nxori nga çanta armën dhe hodhi poshtë një makine të parkuar. Ndalimi i tij u bë 1000 metra nga vendi ku hodhi armën.

Joni Sadikajt iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe 12 fishekë të kalibrit 9mm. Dy kushërinjtë e tij që u gjetën në makinë u akuzuan për moskallëzim krimi, pavarësisht se deklaruan se nuk kishin dijeni se Joni Sadikaj kishte armë në çantën.

“Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak“, shkruhej në njoftimin e uniformave blu.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës për dënimin e Joni Sadikajt ka disa pikëpyetje të forta. Sadikaj u shpall fajtor për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sadikaj u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje dhe 3 muaj burgim për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Gjykata e Vlorës vendosi bashkimin e dënimeve duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim. Sipas gjykatës, koha e qëndrimit e Joni Sadikajt fillimisht në paraburgim dhe më pas në “Arrest shtëpie” është më e madhe se dënimi, prandaj u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tij më 18 shtator 2023.

Pra, Joni Sadikajt i shpëtoi sërish burgut me shumë dritëhije. Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë cilësohet si ai ishte i padënuar më parë, dhe pse mbi të rëndonte një vendim i formës së prerë për trafikim lëndësh narkotike.

Kleçka më e madhe në vendimin ndaj Sadikajt është përcaktimi i nenit me të cilën u dënua. Gjyqtari vendosi dënimin e tij me nenin 278/3 të Kodit Penal, duke e dënuar vetëm me 1 vit e 6 muaj burg.

Sipas nenit 278/3 të Kodit Penal, Joni Sadikaj është dënuar për mbajtjen e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore. Sipas pikës 3 të nenit 278, dënimi parashikohet nga 1 deri në 3 vite burgim. Tepelenasi u dënua me 1 vite 6 muaj burgim.

Ndërkohë, që përcaktimi i nenit është i gabuar, pasi Sadikaj duhej të dënohej me nenin 278/1 që parashikon dënimin nga 3 deri në 7 vite burg për armëmbajtje pa leje në automjete, mjedise publike dhe mjedise të hapura.

Duke qenë se Sadikaj, referuar dosjes zyrtare të Gjykatës dhe deklaratës zyrtare të Policisë është arrestuar në kushte flagrance duke mbajtur armë pa leje në automjet dhe mjedise publike. Pra, duhej dënuar sipas këtij neni. Kjo bëri që Sadikaj të përfitonte nga ky përcaktim i gabuar i neneve, duke përfituar sërish lirinë.

“Shteg.org” e kishte të pamundur të kontaktonte me Sadikajn, pasi ai aktualisht është në kërkim policor ndërsa ish-avokati i tij nuk pranoi të ketë asnjë koment për çështjet që i riu ka me drejtësinë shqiptare.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ceceni maloqeri,, says:
    February 18, 2025 at 12:56 pm

    Maloqeria astirit,,do pefundoje si Scampia e napolit,,,vetem llum ka aty,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?