Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimit, shitjes dhe pagave.
Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2024 indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë shënoi rënie me 21% Në fabrikat e këpucëve indeksi i punësimit shënoi tkurrje me 11.4 për qind, ndërsa indeksi i pagave me 10 për qind.
INSTAT ka vonuar publikimin e treguesve të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024, por indekse të tërthorta tregojnë se punësimi në fabrikat fason ka pësuar rënie rreth 20 për qind këtë vit. Kjo tkurrje ishte lajmëruar edhe më parë nga shoqatat dhe përfaqësues të sektorit.
Në dy vitet e fundit prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku kombinimi i shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.
Rënia e vazhdueshme e euros, rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët në tregjet e jashtme i kanë vënë fabrikat shqiptare në të gjithë sektorët në vështirësi. Më të voglat po falimentojnë dhe shumë të tjera kanë ndryshuar strategjitë duke u përshtatur me situatën e re. Prodhimi për zinxhirët më të lartë të vlerës po aplikohet nga shumë njësi prodhimi për të mbajtur të ardhurat nën kontroll.
Të dhënat e 11 mujorit 2024 tregojnë se eksportet e veshjeve dhe këpucëve shënuan rënie me 16.5 % në vlerë. Rënia e industrisë së fasonit nisi në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe vijoi përgjatë 2023 dhe 2024.
Kursi i këmbimit dhe rritja e pagës minimale e bënë Shqipërinë jo-konkurruese. Shumë kontrata u zhvendosen nga Shqipëria në destinacione më të lira.
Teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregjet europiane shfaqen rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historike të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.
Nga ana tjetër harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine. Këto lëvizje synojnë të kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Evropë dhe Amerikë.
Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.
Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre.
E kam shkruajtur edhe here te tjera: mburret i gjati me rritjen e rrogave te te punesuarve ne shtet, per te fituar votat, dhe te gjithe genjehen. Harrojne qe kjo rritje e paguar me borxh, con ne rritjen e cmimeve dhe ne presion per rritje te rrogave te te punesuarve te tjere. Produktet e prodhuara si rezultat shtrenjtohen dhe nuk gjejne treg shitjeje. Dhe firmat falimentojne, bizneset e turizmit dhe ato te ndertimit gjithashtu. Ky proces zinxhir con ne falimentimin e shtetit. Greqia beri po te njejten gje dhe falimentoi, por hileqare sic jane duke u futur pa te drejte ne monedhen europiane, e dinin fort mire se do te ndihmoheshin sepse perndryshe rrezohej i gjithe sistemi i kesaj monedhe, por Shqiperine nuk e ndihmon kush. Dhe me e keqja eshte se ne Shqiperi nuk ka as opozite te mirfillte, te gjithe idiotet rendin pas kultit te individit dhe jo programeve dhe idealeve politike. Sistem plotesisht i kalbur.
Faktet tregojne ndryshe.
Rritja e rrogave padyshim do falimentoje bizneset qe shfrytezojne krahun e punes, japin paga te uleta, nuk ju paguajne punonjesve kontributin e pensionit.
Iku koha e rrumpalles Sali Berisha, sot po punove, do paguash kontributin e pensionit, mbulimet shendetesore, qe te jetoje pensionisti, kur te dalesh ne pension do paguaje ai qe do vije mbas teje.
Kjo Qeveri po bashkon kete zinxhir te gjate, dhe me kosto.
Iku koha te me japesh 100 mije leke rroge me bordero dhe te tjerat leke ne dore.
Po u kape me falsifikime rrogash te punonjesve, do paguash gjoben , nuk ja vlen te paguash punonjes me leke ne dore.
Fasonerite ishin vende ku shfrytezimi i punonjesve ishte maksimal, sepse fitimi i firmes kishte te bente direkt me pagesen e ulet te krahut te punes.
Ky fenomen është normal në ekonominë e tregut. Rritja e pagës minimale është domosdoshmëri, sepse janë rritur çmimet e tjera. Kjo sjell që pronarët e fasonëve të mendojnë për prodhime të tjera konkuruese dhe jo me fasonët., ndërsa punonjësit të futen në kurse për të rritur nivelin e tyre. Këtu ndahen menaxherët e kualifikuar me ata të pakualifikuar. Shkurt, Shqipëria duhet të rrisë prodhimin dhe të barazojë eksportet me importet, ashtu sikurse ishte para vitit 1990. Është turp që një vënd që pretendon të futet në BE të mbahet me fasonë!
@ Pilo Lala
Nuk dua te debatoj me ty, sepse kjo eshte si te luash shah me nje pellumb: pellumbi do rrezoje gjithe figurat ne fushen e shahut, do beje biles edhe glasen ne te dhe do te largohet me kryet lart, i sigurt qe e ka fituar ndeshjen. Por po e bej per lexuesit e tjere. Une nuk vura fare ne diskutim luftimin e punes se zeze, por rritjen arbitrare te rrogave te te punesuarve ne shtet, qe detyrimisht con ne rritjen zinxhir te rrogave dhe cmimeve kudo. Eshte llogjike e thjeshte ekonomike, por keshtu sic komentonti tregon qe nuk merr vesh shume nga ekonomia. Shtoji kesaj edhe presionin e mungeses se krahut te punes per arsye te emigrimit dhe falimentimi i gjithe ekonomise eshte 100% i sigurt. Fasoneria eshte ne konkurrence me Bangladeshin, Pakistanin, Indine, Vietnamin, Kinen etj. Si do te mund te konkurrosh keto vende nese paguan rroga dyfish e me shume te larta se sa ato?! Porositesit i intereson vetem cmimi dhe jo se ku jane prodhuar. Si do te mund te konkurrosh turizmin e mire organizuar te Turqise, Egjiptit, Tunizise dhe biles edhe Greqise dhe Spanjes nese rrogat e sherbimit ne turizem rriten pa fre?! Vete shqiptaret e punesuar ne shtet ngelen ne Rinas duke i kaluar pushimet ne keto vende (shiko shifrat e turizmit dales te publikuara nga qeveria qe ti e mbron deri ne vdekje dhe pa piken e llogjikes). Po nejse, nuk dua te harxhoj kohe dhe nerva me, sepse sic e thashe me siper eshte e kote.
Une kam nje njeri te afert, ekonomist qe jeton ne nje vend te zhvilluar.
Ne te gjitha fushatat elektorale te vendeve te zhvilluara , i meshojne shtreses mesme, ata jane shtylla kurrizore e ekonomise. Ata blejne edhe mallin e lire, edhe mallin e shtrenjte.
Llogjika jote eshte fataliste, “jepini njerezve sa me pak para, keshtu ne mund te konkurrojme Kinen, Bangladeshin”.
Me fjale te tjera, ulni rrogat ne cdo sektor, se mos na merziten punonjesit e fasonerise, llogjike disfatiste, e mbaruar ekonomike.
Ndersa une po e them qarte, “hiqni dore nga nje industri, e cila konkurohet nga Kina dhe Bangladeshi”.
Eshte normale qe nje industri te vdesi ne nje shtet, te zhvillohet ne shtetin tjeter.
Analize e sakte Pilo.
Une jetoj ne Amerike. Amerika nuk e lufton Kinen ne prodhimet fasone, bile e nxit te vazhdoje, po ashtu ne prodhimet e kinkalerise dhe mallrave te konsumit, me cmimet e Kines , Amerika mban te ulet koston e jeteses ne Amerike.
Amerika e lufton Kinen ne teknollogjine e Kompjuterave, ne punerat 1 Miljon Dollare te mos ikin nga Amerika, ne Industrine Ushtarake, ne Space, ne industrine e Turizmit.
Nuk merret Amerika te konkuroje Kinen me prodhime cadrash apo stilolapsa, apo karfica grash.
@Piro Lala
Shtresa e mesme ne vendet e zhvilluara industriale jeton nga prodhimet industriale dhe jo nga rrogat e shtetit. Industria sjell te ardhura te mjaftueshme qe edhe shteti te mund te paguaje rroga te larta per te punesuarit e vet. Shqiperia nuk ka industri, apo di zotrote ndonje firme industriale qe prodhon produkte per eksport, vetem bujqesi, fasoneri, ndertim, turizem dhe te punesuar ne shtet. Hiqi Shqiperise fasonerine dhe pak e nga pak edhe bujqesine, turizmin dhe ndertimin dhe le te punesohen pastaj te gjithe ne shtet. Pordha e madhe, gris vec breket e veta, ndaj dhe mos na caj me … me pallavra. Le te mbyllen te gjitha fasonerite, na shkruan Lala, qe mesa duket e ka gati planin per hapjen e uzinave qe do i zevendesojne ato! Keta njerez qe do ngelen pa pune, do marrin familjarisht rruget dhe nuk do te kthehen me. Une nuk shkruajta gjekundi qe rrogat te ulen, o i leshte dhe genjeshtar, por te mos rriten pa hesap dhe kriter, vec per te fituar me populizem votat, sepse sjell falimentimin e detyrueshem te gjithe ekonomise dhe pastaj edhe te shtetit.
E lexon ate qe shkruan?
“Une nuk shkruajta gjekundi qe rrogat te ulen, por te mos rriten pa hesap dhe kriter”
Vetem me kete shprehje tregon sa tru ke, shyqyr qe nuk je ndonje zyrtar, se do e coje ekonomine si ne kohen e Saliut.
O zot c’mu desh, sikur nuk e dija qe debatoja me nje idiot. Nese nuk kupton qe mosrritja pa hesap nuk eshte ulje, cfare dreqin ke qe komenton, shko pyet ate mikun ekonomist, se tru vet nuk ke.
Ai tru nuk ka por urdherat dhe udhezimet e kryetarit i zbaton me perpikmeri. Pilo eshte anetar i qeverise! E lexova ne nje koment ku nder te tjera thonte se ne , dmth qeveria , po ecim ne drejtimin e duhur!
Pa industri,pra pa fabrika dhe uzina një shtet është i falimentuar.
Ekonomia rritet me rritjen e prodhimit, me eksportin e tij.
Një shtet kur ka një ekonomi të qëndrueshme, ka një shtresë të mesme të qëndrueshme dhe në rritje, ka konsum gjithnjë e në rritje, ka mirëqenie të kënaqshme.
Ndërsa kur kemi rritje pagash pa prodhim atëhere do të kemi dhe rritje çmimesh, pra paga nominale është rritur dhe ajo paga reale me rritjen e çmimeve
zvogëlohet, pra ulet sasia e mallrave që merr edhe pse paga është rritur, pra nuk kemi rritje të mirëqënies, pra eshtë me fat të kemi stanjacion se në shumicën e rasteve kemi ulje të nivelit të jetesës.
Dhe po të shikojmë në perëndim cili vend ka një industri të zhvilluar mirëqenia shkon gjithnjë në rritje, këtë e ka treguar eksperienca botërore.
Këtu nuk vijnë investitorë se pushtetarët i bëjnë presion, këtu është korrupsioni alarmant prandaj investimi është zero. Dikur Naimi i bënte thirrje shqiptarëve për të qëndruar në vendin e tyre ndërsa sot nënat shqiptare i largojnë fëmijët për një jetë më të sigurt se përndryshe ata paguhen dhe jetojnë si skllevër në vendin e tyre të grabitur nga pashallarët e kohëve moderne.
Keto qe thote kometusi Toni i kam permendur dhe une. Rritja e rrogave pa kriter tek adminstrata, rrenia e Euros do e godsinin industrine fasone te paren. Pas keteyre do jen industri te tjera do ja ndjene pasojat, perfishire dhe turizmin qe kryeminstri mburret shume.
Eshte e vertete qe klasa e mesme duhet rritur e fuqizuar, por qe te behet kjo duhet te kesh industri qe paguan larte. Ne nuke kemi industri te tjera apo teknologji qe sjelle rroga te larta. Nese do i kishim keto nuk do mbaheshim teke turzmi, bujqesia, renta minerare, dhe fasonet.
Po mire ore po per 70 mije te papunete qe do krijoj mbyllja e sektorit fason i ruhet trapi njeriu apo jo. Po per keta dhe familjet e tyre mendon qeveria? Apo te ikin edhe keta emigrant. Nga syte kembet. Se tani ajo qe thot qeveria qe sektor me rroga kaq te ulta me mire te mbyllet edhe nuk eshte e drejt. 1 para se ato rroga ne fund te fundit kishin njerez qe i kishin pranuar dhe qe ne pune shkonin keshtu qe mekanizmi i tregut kishte funksionuar, 2 me mire ajo cik rroge qe jepte disa te ardhura se sa 0 te ardhura si i papune, 3 qeveria po qe se e mendonte seriozisht qe rrogat ne sektorin fason ishin te ulta mund shume mire ti suvenciononte per ti ngritur edhe nje cik.
Ne perendim per 700 te papune e behet nami. Ne Shqiperi per 70 mije e marrin me sportivitet vetem se lideri thot qe eshte ok. Aman kur do ikin keta burdallenjte e Rilindjes se kjo paaftesi qe po tregojne do ngelet ne histori