Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fillon përçarja e demokratëve në SHBA, Pelosi fajëson Biden për humbjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Fillon përçarja e demokratëve në SHBA, Pelosi fajëson Biden për humbjen
BoteLajmi i fundit

Fillon përçarja e demokratëve në SHBA, Pelosi fajëson Biden për humbjen

Published: November 9, 2024
Shpërndaje

Në një nga fushatat më polarizuese të viteve të fundit, demokratët në SHBA pësuan një goditje të rëndë, ndërsa Kamala Harris, humbi garën presidenciale ndaj Donald Trump. Pas kësaj disfate, një sërë kritikash të ashpra shpërthyen nga figurat kryesore të partisë, duke drejtuar gishtin dhe përgjegjësisë mbi njëri-tjetrin dhe strategjitë e dështuara.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në një intervistë për The New York Times, shprehu mendimin se Harris do të kishte fituar më shumë mbështetje nga partia po të kishte kaluar një proces paraprak të hapur, duke argumentuar se kjo do ta kishte forcuar kandidaturën e saj. “Nëse presidenti do të tërhiqej më herët, një zgjedhje paraprake e hapur brenda partisë do të kishte sjellë më shumë energji dhe përgatitje për Harris,” tha Pelosi.

Por polemikat nuk përfunduan këtu. Një numër ndihmësish të Harris akuzuan Biden për tërheqje të vonuar, duke argumentuar se Harris humbi për shkak të trashëgimisë së Bidenit si president. Sipas tyre, Biden duhet të kishte bërë një tërheqje më të hershme për të krijuar mundësi për një garë të vërtetë brenda partisë. “Joe Biden është arsyeja e vetme që Kamala Harris dhe demokratët humbën këto zgjedhje,” tha një ndihmës i paidentifikuar për Politico.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, kritikë të tjerë, si senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman, e quajtën humbjen si pasojë e komplotit të brendshëm për të rrëzuar Biden. “Ata që kërkuan të thyenin Bidenin tani morën rezultatin që dëshironin, duhet të mbajnë përgjegjësitë për pasojat,” tha Fetterman, duke ngritur pikëpyetje për unitetin brenda partisë.

Shkaku i humbjes nuk u pa vetëm si përgjegjësi e politikës së brendshme të partisë. Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Tom Suozzi, theksoi se fokusi i tepruar mbi çështjet e korrektësisë politike largoi një pjesë të elektoratit të klasës punëtore. “Demokratët nuk u përballën me sulmet e republikanëve mbi tema të ndjeshme si zhvlerësimi i fondeve për policinë dhe vlerat tradicionale,” tha ai, duke theksuar se mungesa e qëndrimit të qartë mund të ketë ndikuar negativisht në perceptimin publik për partinë.

Në rrjetin social X, kongresmeni tjetër i Nju Jorkut, Ritchie Torres, fajësoi ashpër “të majtën ekstreme” që sipas tij, largoi nga partia mbështetësit e përhershëm, grupet latine, afro-amerikanët, aziatikët dhe hebrenjtë.

Senatori Bernie Sanders, një tjetër zë kritik brenda demokratëve, paralajmëroi se humbja tregon një ndarje të thellë mes lidershipit dhe popullit. “Populli amerikan është i zemëruar dhe kërkon ndryshim,” tha Sanders, duke sugjeruar se nëse partia vazhdon të mos dëgjojë shqetësimet e klasës punëtore, rrezikon të humbasë edhe më shumë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Kritika ka shumë! says:
    November 9, 2024 at 10:53 am

    Diskutime ka shumë, por kritika e Pelosit është më e sakta. Deri tani asnjë nuk po e përmënd që njerëzit nuk dolën që të votojnë. Trampi mori votat e tij, njësoj si kur u mund nga Bajdeni në vitin 2020, prej rreth 71 milionë, ndërss Bajdeni mori rreth 75 milionë vota. Në këto votime Harris mori rreth 66 milionë, pra rreth 9 milionë nuk vajtën në votime, të cilët ishin të demokratëve. Përveç difektit të Bajdenit, një rol luajtën edhe Pollet që e nxirrnin Harris përpara në sondazhe dhe i vunë në « gjumë » demokratët. Kështu ndodhi edhe në votimet e Hillarisë. Demokratët duhet të heqin dorë nga kandidaturat e grave, sepse akoma nuk është ngritur niveli i përgjithshëm për të votuar të gjithë një grua. Trampi as zëvëndësin nuk e caktoi grua! Republikanët janë me « finokë » se sa demokratët dhe kjo shikohet në çdo zgjedhje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?