Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filmi për fëmijë me dy djem homoseksualë nxit debate në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Filmi për fëmijë me dy djem homoseksualë nxit debate në Tiranë
Lifestyle

Filmi për fëmijë me dy djem homoseksualë nxit debate në Tiranë

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Një film i animuar për fëmijë, që trajton historinë e dy djemve homoseksualë që dashurohen me njëri-tjetrin ka ngjallur debate për transmetimin tij në kinematë e Tiranës. Në mesin e atyre që e kundërshtuan transmetimin e filmit, ka dy detaje mbi të cilat ngrihen argumentat kundër.

Së pari është përkthimi hileqar që i është bërë titullit. Në anglisht vepra vjen me titullin original “Strange World”. Fjalë për fjalë kjo do të përkthehej “Botë e huaj” ose “Botë e çuditshme”, por në shqip u soll me titullin “Botë e mrekullueshme”.

Detaji tjetër është që për transmetimin e filmit nuk pati asnjë njoftim, apo asnjë paralajmërim për prindërit. Duke mos ditur temën që trajton vepra, shumë prej prindërve, thonë kritikët duhet të ishin të informuar paraprakisht.

- Publicitet -

Por historia e dy djemve që dashurohen në një film të animuar u përshendet nga Xheni Karaj drejtuese e Aleancës kundër diskriminimit, LGBT.

“Ky është një film edukativ që realisht ja vlen të shihet, për t’i mësuar fëmijët me kuturën e pranimit, me kulturën e respektit për tjetrin. Fëmijët LGBT, janë fëmijë që janë heronj në jetën e tyre të përditshëm sepse përballen me bullizmin nëpër shkolla dhe ne këtë e dijmë shumë mirë, përballen me dhunën në familje, me dhunën në shoqëri”, tha ajo.

Ndryshe mendojnë aktorë të tjerë të shoqërisë.

Një grup aktivistësh dolën para kinemasë që kishte paralajmëruar premierën dhe kundërshtuan shfaqjen e filmit.

Boris Alibeja i Aleancës për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës u shpreh për mediat se prindërit duhet të jenë të informuar për përmbajtjen e animacionit. “Dua t’ju citoj vetëm një titull, të një gazete prestigjoze dhe shumë serioze e cila është, “Ping News”, dhe thotë filmi “Strange World, i mëson fëmijëve që të jen gay, është gjëja më normale, e mundshme” tha ai.

Regjizori Kastriot Çipi tha se në të gjithë botën, ka një ligj që rregullon raste të tilla nëpërmjet paralajmërimit që i bëhet shikuesit.

“Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka censurë për filmin. Për filmin në tv dhe kinema. Prandaj bëhet debati për kinemanë”, tha Çipi, që shpjegoi se ligji parashikon ngritjen e një Komisioni i Vizionimit, që duhej të klasifikimin e materialeve në television dhe kinema, por ligji nuk është zbatur prej 1996.

“Ky bordi nuk është ngritur kurrë. Flasim për 22 vjet moszbatim ligji. Janë ndërruar 5 apo 6 kryetarë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, asnjë nuk e ka respektuar. Tani vijmë në situatën kur ne kemi 2 apo 3 platforma me pagesë, 2 apo 3 pa pagesë, kemi mbi 100 kanale që transmetojnë filma dhe nuk ka filtra. Dhe për prindin bëhet shumë e vështirë, në mos e pamundur për t’u kontrolluar, sepse duhet t’i vendosë kod qindra kanaleve”, tha Çipi.

Debati që ndezi filmi “Strange World” u mbyll aty për aty, pasi çështja u “zgjidh” kur një nga kinematë anuloi transmetimin e filmit që kishte paralajmëruar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?