Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si ishte të luaje krah Danny Glover
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si ishte të luaje krah Danny Glover
Komunitet

Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si ishte të luaje krah Danny Glover

Published: October 10, 2024
Shpërndaje

Marin Hoxha është një prej aktorëve që luan në filmin serial “Prokurori”, i cili do të shfaqet në kinematë e Tiranës që prej mbrëmjes së sotme. Në një intervistë për Vip Magazine, Marini tregon se si u bë pjesë e filmit “Prokurori” pa u paragjykuar nëse kishte apo jo formim të mëparshëm si aktor. Për regjisorin e këtij filmi Fatmir Doga, Marini tregon se mjaftonte forma organike me të cilën interpreton për të shkuar sa më thjeshtë pranë publikut.

“Në fillim të vitit të kaluar u bë një thirrje për audicione. Thirrje e hapur. Jo vetëm aktorët profesionistë. Unë si gjithë të tjerët shkova dhe më pëlqeu goxha energjia që kishte sepse nuk të shikonte me sy nëse je aktor profesionist apo jo. Ai ishte me mendimin që nëse ma bën punën si duhet dhe më përshtatesh me një nga karakteret e mia, ishte ok. Sa më i thjeshtë sa më organik. Nuk kemi pse shtiremi dhe të bëjmë gjëra komplekse, kur mund të aktrojmë thjesht dhe të jemi sa më realë. Fatmiri këtë gjë kërkoi. Për fat të mirë u pranova. Pas disa kohësh mora një përgjigje pozitive dhe jam te episodi i parë I Prokurorit”, thotë ai.

Marini na zbulon pak edhe rreth rolit të tij në filmin “Prokurori”, ku përveç aktorëve të talentuar shqiptarë, ka pasur mundësinë të interpretojë edhe përkrah aktorit me famë botërore, Danny Glover.

- Publicitet -

“Është një rol që në episodin e parë nuk është se prezantohet shumë. Jam djali i një prej më të pasurve në Shqipëri. Janë dy të pasur, njëri prezanton anën e dhunshme, tjetri ka një model tjetër që pavarësisht si i ka bërë paratë, mund të jetë të dyshimta, ti prapë bën për popullin tënd dhe kontribuon për shoqërinë tënde. Unë jam te pjesa pozitive. Kaq mund të zbuloj për momentin”, thotë Marin Hoxha.

Seriali “Prokurori” me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik. Për adhuruesit e kinemasë shqiptare dhe ndërkombëtare, biletat kanë dalë tashmë në shitje, dhe mund të blihen online ose fizikisht në kinemanë Cineplexx në Shqipëri dhe Kosovë. Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë në Tiranë dhe më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë e kryeqytetit dhe më gjerë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njoftim për mbledhje Asambleje të Përgjithshme të shoqërisë Dinamo sh.a
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Yyyp xhixhi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. sela on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Kasemi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Keta jemi ky eshte niveli on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Futja kot.. on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?