Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filmoi trupin e pajetë të recepsionistit që u vra në Dhërmi, e pëson shoferi i ambulancës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Filmoi trupin e pajetë të recepsionistit që u vra në Dhërmi, e pëson shoferi i ambulancës
KronikeLajmi i fundit

Filmoi trupin e pajetë të recepsionistit që u vra në Dhërmi, e pëson shoferi i ambulancës

Published: June 8, 2024
Shpërndaje

Uniformat blu kanë ndaluar shoferin e ambulancës së morgut, i cili akuzohet se ka filmuar me celular trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit, për t’ua dërguar mediave me qëllim që ta shpërndanin.

Sipas uniformave blu, 62-vjeçari me iniciale A. I., është ndaluar për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

“Shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin”, raporton Policia.

- Publicitet -

Kujtojmë që trupi i recepsionistit, 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi u gjet paraditen e së premtes (7 Qershor) në një gurore në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Viktima u vra në një nga dhomat e stafit në hotelin Greccia në Dhërmi ku punonte si recepsionist nga Gerald Shehu, i cili ishte bashkëpronar me vjehrrën e tij.

Pasi e qëlloi me pistoletë pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor), 43-vjeçari Gerald Shehu dyshohet se me ndihmën e dy punonjësve të tjerë Daniel Qose, 34 vjeç dhe David Larti 31 vjeç, e transportoi trupin e pajetë nga dhoma në makinën e tij tip Audi, ku edhe më pasi e hodhi pranë gurores.

Autori i dyshuar i krimit tentoi të arratisej drejt Britanisë nga Korfuzoi, por është arrestuar nga autoritetet greke ditën e ngjarjes së rëndë dhe pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Sokrati says:
    June 8, 2024 at 12:31 pm

    Njeri pa vlera njerëzore, i ulët, i pashpirt, i ndyrë, i padenjë për shoqërinë njerëzore, kafshë kanceroze! Nga na mbinë këto monstra, more njerëz të nderuar?! Punonjës në shërbimin shëndetësor kërkon të bëjë para me kufomën e një viktime! Burgun e ka pak! Meriton pështymën surratit dhe kurrë të mos gjejë punë në sistemin shëndetësor. Falënderim për ata gazetarë, që e denoncuan këtë kriminel! Për të tillë gazetarë ka nevojë shoqëria jonë, e tërë Shqipëria. Mirënjohje për këtë shërbim human!

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 8, 2024 at 1:22 pm

    Po kush gjeti trupin e la te hapur ta filmonte ky plera?
    Duhet te pergjigjet edhe dikush tjeter.

    Sigurishte shoferi e beri per 2 leke per te blere cigare. Mendo ta paguash mire kete cmund te bej. 🤮😷

    Reply
  • capi says:
    June 8, 2024 at 1:36 pm

    Nuk eshte as njerezore, as fetare, rrutollohet nga te duash, veprim shume i denueshem.
    62 vjec nuk me duket te kete moshen e tik-tokut qe bejne resme per hobi. Kuptohet e ka bere per te shitur diku. Sic eshte ajo shprehja ka droge dhe trafikant sepse ka dhe treg, bleres dhe konsumator. Keshtu dhe ne kete rast, do te jete dikush nga media qe ka qene interesuar te kete ato pajme, te beje para me fatkeqesine e tjetrit.
    Dhe nuk eshte per tu cuditur, cdo nate del i trashi (Hoxha) me te hollen (Lala) dhe bejne filma horror. Dikush i ushqen me informacion, nese nuk ja fusin p..es kot, se kush i ka konfirmuar cfare thone.

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 8, 2024 at 4:34 pm

    Mire e kane, te denojne shoferin dhe te lirojne kriminelin.
    Hotel Greccia, jo shaka

    Reply
  • demo says:
    June 9, 2024 at 4:41 am

    Ajo qe duhet denuar bashke me kriminelin,,eshte ajo pastrusja,,RECEPSIONISTJA,qe dha nje ore interviste, Ne dhomen ngjitur me krimin,Ajo as kishte pare gje,as kishte degjuar gje,vetem se here pas here fshinte hundet me gishta.
    Ja ajo shejtan pastrusja jevge,,qe rrezik ajo e ka ndihmuar kriminelin,e ka lajmeruar,ka marre pjese ne transportin e viktimes,,po ata hetuesit te kontrollojne gjurmet e gishtave dhe ta rrasin vulehumburen 20 vjet si bashkepunetore ne krim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?