Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filmuan brenda sallës gjyqin e Metës, SPAK gazetarëve: Keni shkelur ligjin, ja kur lejohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Filmuan brenda sallës gjyqin e Metës, SPAK gazetarëve: Keni shkelur ligjin, ja kur lejohet
KronikeLajmi i fundit

Filmuan brenda sallës gjyqin e Metës, SPAK gazetarëve: Keni shkelur ligjin, ja kur lejohet

Published: October 23, 2024
Shpërndaje

Nga sot raportimi i mediave në seancat gjyqësore, qoftë video, deklarata apo foto nga procesi do të bëhen vetëm me autorizimin, pra lejen e gjyqtarit dhe personit të akuzuar nga drejtësia.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka qarkulluar për mediat një njoftim e cila saktëson konkretisht se regjistrimi, filmimi dhe deklaratat brenda në proces transemtuara nga mediat përbëjnë shkelje nëse jepen pa lejen e tyre.

Deklarata vjen pas publikimit të videove, fotove të procesit Meta-Kryemadhi nga ana e mediave.

- Publicitet -

Madje theksohet se disa prej gazetarëve kanë shpërndarë foto dhe pamje filmike nga seancat gjyqësore, që po zhvilloheshin në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht në seanca të “Marrjes në pyetje të personave të arrestuar dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit për personat nën hetim”, seanca këto të cilat zhvillohen vetëm në prezencë të palëve, pa praninë e mediave dhe publikut, duke shkelur kështu rëndë garancitë dhe të drejtat që ligji procedurial penal ju ofron personave nën hetim.

Nga ana e gjykatës, nëpërmjet kamerave të sigurisë, po kryhen verifikimet përkatëse për të evidentuar personat, që në mënyrë të paligjshme dhe të përsëritur kanë shkelur aktet e mësipërme, me qëllim marrjen e të gjitha masave për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla.

Njoftimi:

Nisur nga konstatimi i disa shkeljeve, në përdorimin e pajisjeve elektronike, duke shfaqur pamje (foto/video) nga seancat gjyqësore, nga ana e gazetarëve, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, Vendimin Nr.716, datë 06.12.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e udhëzuesit standart të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe mediat”, Udhëzimin Nr. 9, datë 15.09.2010 të Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive”, ju bëjmë më dije sa më poshtë:

Udhëzuesi standart i marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe mediat, i miratuar me Vendimin Nr.716, datë 06.12.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor:

Në Kapitullin IV, neni 13, pika 1 dhe 4 parashikon se:

1. Seancat gjyqësore publike janë të hapura për publikun dhe median.

4. Përfaqësuesi i medias, gjatë seancës, lejohet të raportojë përmes mesazheve të shkruara nga pajisje telefonike dhe/ose kompjuterike, vetëm pasi më parë ka marrë autorizimin e kryetarit të seancës. Në çdo rast, këto pajisje duhet të përdoren pa zë, Në Kapitullin IV, neni 14, pika 1, 2 dhe 8 parashikon se:

1. Seancat gjyqësore mund të regjistrohen dhe transmetohen në media, me kërkesë të mediave ose me nismën e gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues. Në çdo rast, regjistrimi dhe transmetimi i seancës, tërësisht ose pjesërisht, bëhet vetëm kur nuk bie ndesh me rregullat e procesit të rregullt ligjor.

2. Media elektronike mund të regjistrojë dhe transmetojë, tërësisht ose pjesërisht, me urdhër të gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues, i cili vendos për çështjen objekt gjykimi. Çdo regjistrim tjetër është i ndaluar.8. Kërkesa mund të refuzohet vetëm për këto arsye:

a) Seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura;

b) Kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca. Ky rregull nuk vlen për prokurorin dhe avokatin.

c) Çmohet nga gjyqtari/kryesuesi i trupit gjykues se prania e kamerave ndikon ecurinë e procesit të rregullt gjyqësor. Udhëzimi Nr. 9, datë 15.09.2010, i Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive”:

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

Në Kreun I, pika 8 dhe 10 parashikon se:

8. … gazetari nuk merr as prodhon imazhe dhe fotografi të njerëzve në gjendje arresti pa pëlqimin e tyre. Personat nuk duhen filmuar me hekura dhe pranga në duar.

10. Gazetarët … po ashtu nuk mund të marrin imazhe në spital apo burg me kamera pa pëlqimin e subjekteve. Nga pamjet e sigurisë të instaluara në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është konstatuar shkelja e ligjeve dhe udhëzimeve të mësipërme. Disa prej gazetarëve kanë shpërndarë foto dhe pamje filmike nga seancat gjyqësore, që po zhvilloheshin në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht në seanca të “Marrjes në pyetje të personave të arrestuar dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit për personat nën hetim”, seanca këto të cilat zhvillohen vetëm në prezencë të palëve, pa praninë e mediave dhe publikut, duke shkelur kështu rëndë garancitë dhe të drejtat që ligji procedurial penal ju ofron personave nën hetim.

THEKSOJMË SE: Nga ana e gjykatës, nëpërmjet

kamerave të sigurisë, po kryhen verifikimet përkatëse për të evidentuar personat, që në mënyrë të paligjshme dhe të përsëritur kanë shkelur aktet e mësipërme, me qëllim marrjen e të gjitha masave për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla. Tiranë, më datë 23.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?