Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fisi Nikulaj mohon implikimin në ekzekutimin e Nikolin Lekstakajt, shoqërohen 10 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fisi Nikulaj mohon implikimin në ekzekutimin e Nikolin Lekstakajt, shoqërohen 10 persona
AktualitetKronikeKryesore

Fisi Nikulaj mohon implikimin në ekzekutimin e Nikolin Lekstakajt, shoqërohen 10 persona

Published: July 21, 2023
Shpërndaje

Fisi Nikulaj mohon implikimin direkt apo indirekt në atentatin e 19 korrikut, ndaj Nikolin Lekstakajt në Balldre, tre muaj pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj dhe në kuadër të sagës prej gati tre dekadash mes familjeve dhe me bilanc 5 të vrarë. Rreth 10 persona janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në Lezhë në lidhje me atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt, i cili u vra pasditen e 19 korrikut, teksa po dilte nga një market në Balldre.

Pjesa më e madhe e tyre raportohet se janë familjarë të Ardian Nikulajt, i vrarë më 19 prill brenda lokalit të tij. Raportohet se ata kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa janë lënë sërish të lirë. Në vijim, policia pritet të marrë në pyetje vëllain e Nikolinit, Bledi Leksatakaj, pronarin e makinës me të cilën 42-vjeçari shkoi për herë të fundit në market të mërkurën.

Marrja në pyetje është lënë të bëhet pas ceremonisë së varrimit dhe pasi familjarët të klojnë gjendjen e shokut. Policia, pavarësisht se dyshimet i ka mbi pistën e gjakmarrjes, një pistë e tilla akoma mbetet e turbullt për hetuesit, deri në momentin që mungojnë provat konkrete.

- Publicitet -

Ka të dhëna se familjarët e Lekstakajve janë të bindur se vrasja është për gjakmarrje pasi sipas tyre nuk kanë konflikte të tjera. Por ndoshta ky faktor mund të ketë shërbyer edhe për persona të tjerë që kishin konflikte me viktimën, për të vepruar dhe humbur gjurmët duke devijuar pistën hetimore.

Ndërkohë, makina e gjetur e djegur ditën e djeshme në Gjadër është arritur të lokalizohet përmes vëzhgimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, por nga aty hetuesit nuk dinë të thonë nëse autorët janë larguar në këmbë apo i ka pritur ndonjë bashkëpunëtor tjetër për t’i larguar me makinë. Makina është me xhama të zinj dhe përmes pamjeve është e pamundur të dallohet se sa persona kanë qenë brenda.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e pazakontë: U mbijeton dy herë dozave të helmit letal, dështon ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”

Komentet e Fundit

  1. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  2. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  5. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?