Shkrimtarja franceze Annie Ernaux ka fituar çmimin Nobel në Letërsi, për atë që paneli tha se ishte një punë “pa kompromis” 50-vjeçare që eksploronte një jetë të shënuar nga pabarazi të mëdha në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën shoqërore.
Çmimi prestigjioz u dha nga Akademia Suedeze dhe kap vlerën e 10 milionë korona suedeze (807,000 £). Ernaux është gruaja e parë franceze që fiton çmimin e letërsisë dhe gruaja e 17-të që fiton çmimin “Nobel” për Letërsinë”. Ernaux ka lindur në vitin 1940 në Normandi, ku mjedisi për jetën e saj ishte i varfër por ambicioz.
Prindërit e saj drejtonin një kafene dhe dyqan ushqimesh dhe kur ajo takoi vajza nga shtresa e mesme, përjetoi turpin e prindërve dhe mjedisit të saj të klasës punëtore për herë të parë.
Kjo do të pasqyrohej më vonë në romanet e saj. Biografia e saj zyrtare thotë se temat kryesore të punës ishin “trupi dhe seksualiteti; marrëdhëniet intime; pabarazia sociale dhe përvoja e ndryshimit të klasës përmes arsimit; koha dhe kujtesa; dhe pyetja kryesore se si të shkruani këto përvoja jetësore”.
Ernaux studioi letërsi, pasi kishte punuar në Londër dhe ishte e martuar e me dy fëmijë. Në vitet ’70 ajo bëhet pjesë e lëvizjes feministë në France dhe shkruan në të përditshmen “Le Monde”.
Ajo jepte mësim në një shkollë të mesme franceze kur libri i saj i parë u botua në 1974, “Les armoires vides” (“Sirtaret/kabinetet e zbrazura”. Një tjetër vepër, ‘Cleaned Out’ (Spastrimi) ishte një tregim rreth abortit të paligjshëm që ajo kishte në vitin 1964, të cilin e mbajti të fshehtë nga familja e saj.
Me romanin “Vendi” (1983) arriti të fitojë çmimin “Renaudot” një vit më pas. Libri “Vitet” i shkruar në 2008-ën konsiderohet si një nga kryeveprat e saj, prej të cilit është frymëzuar edhe një film me të njëjtin titull nga Sara Fgaier. Në vitin 2011 shkruan librin “Bija tjetër” dedikuar motrës së saj të vdekur.
Ndërsa nga veprat më të vona është “Kujtime vajze”, që së bashku me “Pasioni i fshehtë” e “Vendi i babait” janë të përkthyera edhe në shqip nga Botimet Dudaj.
Libri Happening, flet për kujtimet dhe shënimet e saj në ditar që datojnë nga ditët kur ajo abortoi, ngjarje që e mbajti të fshehtë nga familja. Ai u shndërrua në një film që fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit të Venecias vitin e kaluar.
Annie Ernaux ka pasur dhe një vizitë në vendin tonë, gjatë viteve ’70, të dokumentuar edhe përmes filmimeve personale të saj.
Në librat e shkrimtares franceze, siç shpjegon Komiteti i “Nobel”, Ernaux, në një mënyrë koherente dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të karakterizuar nga pabarazi të forta gjinore, gjuhësore dhe klasore. Rruga e saj drejt profesionit të shkrimtares ka qenë e gjatë dhe e mundimshme.
Annie Ernaux, mundi të kryesojë në garën e “Nobelit” ndaj shkrimtarëve si Salman Rushdie, Michel Houellebecq e Milan Kundera, të nxjerra nga mediet ndërkombëtare në krye të sondazheve si kandidat fitues të mundshëm.
Çmimet Nobel, të dhëna që nga viti 1901, njohin arritjet në letërsi, shkencë, paqe dhe më vonë në ekonomi. Çmimin letrar të vitit të kaluar e fitoi romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah. Fitues të tjerë kanë përfshirë novelistë si Ernest Hemingëay, Gabriel Garcia Marquez dhe Toni Morrison, plus poetë si Louise Gluck, Pablo Neruda, Joseph Brodsky dhe Rabindranath Tagore, dhe dramaturgë duke përfshirë Harold Pinter dhe Eugene O’Neill.
o.j/dita

Nje gjelle qe s`eshte per ne,i rafte miu.
Ne qofte se doni me pa Tiranen pa kulla e me gjelbrim shikoni filmin e saj les années super 8
Po Helena Kadare nuk e njeh dhe kur nuk e njeh ajo, nuk duhet te merrte cmimin! Ah sa te fryre dhe delirante jane kete te dy! Se sigurisht vazhdojne te mendojne se jane te medhenj. Kjo bote ka me mijera artiste te medhenj qe botojne me mundime dhe sakrifikojne shume. Nuk jane perkedhelur tere jeten me diktatore dhe qeveritare per te rrembyer perfitime si ju. Po beni durim edhe 40 vjet te tjera kur te nderrohet zhuria……