Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Fituesi i Kampionatit Kombëtar të Rafting 2024, ekipi i Osumit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > FOTO: Fituesi i Kampionatit Kombëtar të Rafting 2024, ekipi i Osumit
Sport

FOTO: Fituesi i Kampionatit Kombëtar të Rafting 2024, ekipi i Osumit

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Në datën 23 Mars 2024 u zhvillua për herë të shtatë Kampionati Kombëtar i Rafting.

Zgjedhja për të organizuar kampionatin Kombëtar të Rafting 2024 së bashku me Festivalin “Last adventure Europe” apo “Aventura e fundit e Europes” organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjeruar lidhjet me sportet e tjera në natyrë si alpinizmi, çiklizmi, kayak duke rritur prezencën e tyre për publikun e gjerë dhe bashkëpunimin mes tyre.Kampionati Kombëtar i Rafting 2024 u zhvillua për herë të parë në lumin e fundit të egër të Europës, Vjosë pasi ky sport turistik ka sjellë me mijëra turistë në luginën e Vjosës duke u bërë kontribuesit kryesor në shpalljen e saj Park Kombëtar.Dita e kampionatit ishte fantastike, me diell dhe niveli ujit ideal për gara. Garat ishin të forta dhe me shumë konkurencë mes tyre. Ekipet garuan në disiplinat Slalom (gara me pengesa), sprint me eliminime dhe gara me kronometër.

Në Kampionat morën pjesë 8 ekipe.

- Publicitet -

Ekipi i “Osumit” me kapiten Ali Spathara, ekipi i “Vjosa 1” me kapiten Endri Hoxha ,ekipi i “Vjosa 2” me kapiten Jorgo Nano, ekipi i “Vjosa 3” me kapiten Robert Tabaku, ekipi i “Shkumbinit” me kapiten Gentian Guni, ekipi i Drini i Zi me kapiten Gojart Rudi, ekipi Bistrica me kapiten Bledar Kule, ekipi “Benca” me kapiten Renato Muhameti.

Vëndin e parë e fitoi ekipi i “Osumit” me kapiten Ali Spathara dhe atletë Aldo Sakollari, Franci Koroni, Xhuliano Kaloti. Koha e zbritjes, 3 minuta e 44 sekonda,

Vëndin e dytë, e fitoi ekipi “Vjosa 1”, me kapiten Endri Hoxha dhe atlete Florian Binaj, Iken Droboniku,Bledar Kulaj. Koha e zbritjes: 4 minuta e 03 sekonda,

Vendin e tretë e fitoi ekipi “Vjosa 2” me kapiten Jorgo Nano dhe atletë Ferdinant Nano, Hari Koxhaku, Elvis Tane. Koha e zbritjes 4 min e 12 sekonda

Atletët më të mirë të kampionatit do të marin pjesë në Kampionatin Europian të Rafting i cili mbahet në Bosnje Herzegovinë.

Tetë skuadrat e ardhur nga lumenj të ndryshëm të Shqiperisë, dhuruan spektakël dhe shumë emocione dhe konfirmuan se sporti turistik i rafting është përhapur tashmë në të gjithë Shqiperinë.Shumë skuadra janë rritur teknikisht dhe në numër në krahasim me vitet e kaluara.

Risia në këtë kampionat ishte se për herë të parë mori pjesë një skuadër mikse, ekipi i Shkumbinit në Elbasan me dy vajza Kristina Bilbili dhe Xhesara Kusi.

Federata Shqiptare e Rafting që drejtohet me profesionalizëm nga një prej themeluesve të kësaj disipline Zamo Spathara, tha në një deklaratë për media se “shpresojmë që të kemi shumë shpejt si shtetet e tjera ekipin e parë femëror”.

Rafting nuk është një sport që nuk kërkon forcë fizike por kordinim në skuadër. Profesionalizmi, argëtimi, konkurenca, miqësia, solidariteti midis skuadrave kanë rritur këtë vit kualitetin e kampionatit.Gjatë eventit ka pasur plot momente gazmore si për shembull kur atletet e ekipeve duhet të vraponin në buzë të lumit për të arritur gomonet, t’i shtynin në ujë e pastaj të niseshin për garim, një nga atletet nuk arriti të hipte në gomone por përfundoi në ujë duke humbur disa sekonda por megjitheatë ekipi pati rezultate të mira.

Më poshtë, pjesë nga deklarata e Federatës pas përfundimit të Kampionatit:

“Gjejmë rastin të informojmë publikun se në nga data 3 prill deri në 14 prill Federata Shqiptare e Rafting në bashkëpunim me guida nga Hungaria dhe Europa zhvillon trajnime për guida rafting në lumin Vjosa dhe Osum.

I mirëpresim të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtyre trajnimeve pasi do t’i rrisin shumë profesionalisht.

Në përmbyllje të kampionatit përfaqësuesit e alpinizmit, çiklizmit , rafting ishin të ftuar në qëndrën multifuksionale të Përmetit me kryetaren e bashkisë Përmet dhe të dhjetra faktorëve të turizmit dhe kontribues në promovimin dhe mbrojtjen e zonës së Vjosës duke premtuar që së bashku do të vazhdonin akoma më fortë të punonin në zhvillimin e turizmit dhe në mbrojtjen e natyrës.

Përmeti ka konfirmuar edhe një herë se është një destinacion ideal dhe nje pikë nisje për turizmin e aventurës dhe eksperiencës dhe është një model i turizmit ku të gjithë banorët dhe bizneset janë fitimtarë…”

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?