Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ulen afatet e bllokimit, Qeveria redukton “pengmarrjen” e diplomave të mjekësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ulen afatet e bllokimit, Qeveria redukton “pengmarrjen” e diplomave të mjekësisë
Lajmi i funditPolitike

Ulen afatet e bllokimit, Qeveria redukton “pengmarrjen” e diplomave të mjekësisë

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Pas vendimit të janarit të Gjykatës Kushtetuese, që konsideroi si joproporcionale kufizimet e vendosura nga qeveria në ligjin për studentët e mjekësisë, Ministria e Arsimit ka propozuar afatet e reja, sipas të cilave studentët e kësaj dege do të detyrohen që të punojnë në sistemin shëndetësor publik në vend.

Ministria e Arsimit propozon uljen e punës së detyruar në institucionet vendore nga pesë në tre vite, për studentët që nisin studimet në vit të parë të mjekësisë në vitin akademik 2024-2025.

Për studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt propozohet ulja e detyrimit për të punuar në vend nga tre në dy vite, ndërsa për studentët e viteve të pesta dhe të gjashta propozohet detyrimi për të punuar në vend në një vit, nga dy vite që ishte në ligjin e rrëzuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese në janar.

- Publicitet -

Ligji shkaktoi protesta të studentëve të mjekësisë, që e kundërshtuan deri në Kushtetuese. Sipas Gjykatës, dispozitat e kundërshtuara nga studentët, sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, por ky kufizim ka ardhur për shkak të interesit publik, për të garantuar kujdes shëndetësor.

Ky institucion e ka cilësuar si joproporcional afatin e vendosur nga Qeveria, për ‘mbajtjen peng’ të diplomës, me kërkesë të punës së detyrueshme për pesë vjet në institucionet shëndetësore vendase.

“Afati pesëvjeçar rezulton më i ashpër sesa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati pesëvjeçar nuk është proporcional, dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera trevjeçare dhe dyvjeçare, të përcaktuara në të njëjtin nen”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Si veprohet në Amerikë! says:
    May 1, 2024 at 10:58 am

    “ duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera”, thuhet në vendimin e Kushtetutësve! Po të marrësh eksperiencën amerikane, nuk bëhesh mjek me 5 vite, por bëhesh me 12 vite, sepse duhet të bësh praktikë. Amerika e ka zgjidhur çështjen e financimit ndryshe, jo me taksat e taksapaguesve sikur është në Shqipëri. Quhet FAFSA, ku studenti aplikon, duke vendosur edhe të ardhurat financiare familiare të vitit që kaloi. Ky institucion njofton Universitetin ku studenti ka aplikuar se sa mund të mbulohet nga familja. Universiteti, duke marrë parasysh edhe meritat e studentit në vitet e mëparshëme, përcakton grantin e shkollës dhe sa detyrohet që studenti të mbulojnë diferencën. Pra shkurt, gjëndje financiare e studentit dhe sa i zoti është që i jepet granti. Shteti mund të japë kredi me ose pa interesa, por duhen shlyer brënda 6 mujorit të parë të punës së studentit. Po nuk i shleu, aplikohen interesa të rritura. Amerika ka Universitete të mira pikërisht se ka sistemin financiar të kontrolluar dhe jo të paguar nga taksat e të tjerëve dhe të pakontrolluar nga ana cilësore. Si përfundim del që studentët e mjeksisë nuk kanë të drejtë për protestën që bëjnë, sepse janë shkolluar me taksat e të tjerëve dhe duhen shlyer më punë.

    Reply
  • Kujtim Krasniqi says:
    May 2, 2024 at 2:00 pm

    Mjekësia,,,
    Është Ura që lidhë shëndetin me punën në zhvillim.
    Punëtor, Minator & Bujk,,, janë baza e jetës. Kujdesi mjekësor mbanë trupin në gjendje pune.
    Në mjekësi punojnë ata japin besën & e mbajnë. ♥ .
    Jemi popull modest & bujar.
    Respekt për mjekësinë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?