Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç
AktualitetBoteLifestyle

Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç

Published: March 26, 2024
Shpërndaje

Florida do të ketë një prej ndalimeve më kufizuese për rrjetet sociale në SHBA, duke aprovuar ligjin që ndalon të miturit nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale. Për fëmijët 14-15 vjeç, do të kërkohet leja e prindërve nëse mund të aksesohen në rrjetet sociale.

Vendimi është nënshkruar nga guvernatori i Florida-s, Ron DeSantis në datën 25 mars. DeSantis e vendosi veton në fillim të këtij muaji dhe ligji i ri ishte prioriteti kryesor legjislativ i kryetarit republikan. Ky ligj pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

“Një fëmijë, me zhvillimin e trurit të tij nuk e ka aftësinë të dijë se është duke u zhytur në këto teknologji që krijojnë varësi dhe të shohë dëmin, në mënyrë që të largohet prej tyre. Për shkak të kësaj, ne duhet të ndërhyjmë për ta”, u tha në ceremoninë e nënshkrimit të projektligjit, të mbajtur në një shkollë në Jacksonville.

Ron DeSantis u shpreh se të qenit baba e ka informuar më shumë mbi internetin dhe rrjetet sociale. Ai pranoi gjithashtu se ligji do të kundërshtohet për çështjet e Amendamentit të Parë, ndërsa Khara Boender, drejtore e politikave shtetërore për Shoqatën e Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve, tha në një njoftim për shtyp se ajo e kupton shqetësimin për sigurinë në internet, por shprehu dyshimin nëse ligji do t’i “arrijë në mënyrë kuptimplote ato qëllime që ka, pa cenuar të drejtat e Amendamentit të Parë të përdoruesve të rinj”. Ajo parashikoi gjithashtu një sfidë ligjore.

- Publicitet -

Amendamenti i Parë – Amendamenti i Parë (Amendamenti I) i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara  pengon qeverinë të krijojë ligje që përkojnë me ndalimin e ushtrimit të lirë të fesë; ose cenimi i lirisë së fjalës, lirisë së shtypit, lirisë së tubimit ose të drejtës për t’i kërkuar qeverisë korrigjim të ligjeve, në bazë të ankesave. Ai u miratua më 15 dhjetor 1791, si një nga dhjetë amendamentet që përbëjnë Ligjin e të Drejtave.

“Ky ligj mund të krijojë pengesa thelbësore për të rinjtë që kërkojnë akses në informacionin në internet, një e drejtë që u ofrohet të gjithë amerikanëve pavarësisht moshës”, tha Boender.

Projektligji kaloi me shumicë dërrmuese votash, me disa demokratë që iu bashkuan shumicës së republikanëve. Kundërshtarët argumentuan se është antikushtetuese dhe qeveria nuk duhet të ndërhyjë në vendimet që prindërit marrin me fëmijët e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?