Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Fjala “Foltore” ka ca kohë që ka zënë vend të rëndësishëm në ligjërimin e përditshëm politik e mediatik, por edhe në veprimtarinë politike të opozitës shqiptare. Ashtu si fjalët e tjera shqipe “çajtore, gjellëtore, nevojtore” etj. edhe kjo fjalë tregon një vend ku mblidhen disa njerëz dhe flasin për ndonjë veprimtari plotësore të politikës.
Foltorja politike shqiptare lindi pasi opozita kryesore e vendit u nda në disa pjesë për shkaqe “parimore” dhe për ideale që vetëm ata i njohin e zotërojnë.
Duke parë këtë gjendje aspak të denjë dhe as të dobishme, gjyshi politik Sali Berisha, i cili digjet si qiriu për fjalën e lirë, megjithëse disa organizata ndërkombëtare “sorosiane” e patën shpallur para një çerek shekulli si “armik i fjalës së lirë”, iu bëri thirrje të gjithë “idealistëve” të vjetër e të rinj të paraqiten në Foltore dhe aty të flasin pa pushim.
Kështu që partia e dikurshme, e quajtur demokratike, u shndërrua tani herë në “Rithemelim” dhe herë të tjera në “Foltore”.
Foltorja është një limer “demokratik” ku mblidhen vullnetarisht të gjithë kordhëtarët dhe luftëtarët e idealeve atdhetare, të demokracisë e të lirisë, heronjtë e Dhjetorit 1990 dhe ata të Shtatorit 1998, të 26 majit 1996, të 21 janarit 2011 e kështu me radhë.
Aty vijnë e shkojnë vullnetarisht të vetëlarguarit për motive “parimore” e të rikthyer për ambicie xhepore, qejfmbeturit e dikurshëm të posteve shumë të dëshiruara por të paarrira, karrigethyerit e vjetër me mjekër e pa mjekër dhe lakmitarët e karrigeve të reja në zyra të imagjinuara.
Nuk ke si të mos emocionohesh kur shikon se si i afrohen Foltores “pleq” të penduar politikë që dikur u larguan nga shtëpia e “babagjyshit politik” pasi nuk mund të duronin diktatin e tij antidemokratik, siç patën thënë. Po koha kalon dhe përmallimi shtohet. Përmallimi i ka pushtuar këta kapedanë të rënë nga vakti kur shohin rioshë politikë të dënuar penalisht si ordinerë, apo të tjerë që, jo shumë kohë më parë, e patën shpallur gjyshin si pengesë për demokracinë në parti e në vend, dhe tani i sillen rrotull duke pritur me padurim ndonjë buzëqeshje aq shumë të ngjashme me zgërdheshjen e çakallit që mbron kërmën e vjedhur.
Duke qenë një vend shumë tërheqës, për shkak të natyrës së vet unike demokratike, Foltorja ka tërhequr edhe udhëheqësit shekullorë të partiçkave satelite, si ndonjë që endet nëpër dyert e SPAK-ut për shkak të “arritjeve” të dikurshme, një tjetër që kohët e fundit i ka thënë ” sikter! ” pleqërisë, duke lënë një mjekër mbresëlënëse nga e cila rrjedhin mendueshëm yndyra e kockave të dikurshme të pushtetit dhe ngjiten avujt e rakisë së sotme të lezetit.
Duke qenë një hapësirë e pamasë lirie e demokracie, në Foltore mund të flasë e të shprehet cilido lirshëm dhe pa kufizim, mjafton që të mos dalë nga hovi i zërit dhe teksti i këngëve të babagjyshit. Si i tillë, secili është i lirë të zgjedhë vendin e vet në korin që i mban iso zërit të parë, gjithmonë dhe përjetësisht melodioz i padiskutueshëm.
Ndoshta, i vetmi kusht i pranueshëm është përdorimi i gjithë arsenalit vetjak dhe kolektiv të fyerjeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët, padrejtësisht dhe për një kohë pambarimisht të gjatë, ia kanë zënë vendin e nderit të parit të foltoristëve.
Foltoristët, për shkak të frymëzimeve dhe idealeve demokratike, kur e do puna, janë edhe trima. Ata, jo vetëm rrethojnë e sulmojnë Parlamentin apo të gjitha institucionet qendrore të shtetit me armë, tanke e mitraloza, por sulmojnë pa ua bërë syri tërr me hunj e leva edhe zyrat e veta kur ndonjë i paudhë si ylli i dikurshëm në ngjitje dhe djali i mëvonshëm plëngprishës i gjyshit, simpatiku Lulzim Basha, merr guximin të mbajë vulën e partisë dhe, madje të përjashtojë gjyshin nga Grupi Parlamentar.
Me sa mend në kokë mund të mohohet e përjashtohet gjyshi politik, simboli i partisë, demokracisë e lirisë, aseti i padiskutueshëm politik partiak e kombëtar?! Të mohosh atë do të thotë të hedhësh poshtë gjithë historinë e lavdishme të partisë nën udhëheqjen e tij, luftën e tij legjendare për liri e demokraci dhe kundër korrupsionit. Foltorja, me zë apo me heshtje është shpirtërisht, moralisht dhe politikisht me gjyshin.
Nëse dikush atje në Perëndim, që na marrshin të keqen, e konsideron gjyshin “mbetje të turpshme të së kaluarës”, Foltorja njëzëri e shpall atë heroin e së kaluarës, idhullin e së tashmes dhe simbolin e së ardhmes. Nëse “qeveritë sorosiane” të SHBA-së dhe Anglisë e shpallin gjyshin “minues të demokracisë”, Foltorja nuk e vë në dyshim se ai është heroi legjendar i demokracisë dhe lirisë.
Nëse Perëndimi e shpall gjyshin politik të Foltores “përkrahës të korrupsionit gjigant”, bijtë e saj betohen se do të ndjekin shembullin e tij si luftëtari më i paepur kundër korrupsionit.
Nëse shumica e shqiptarëve dhe kancelaritë perëndimore mendojnë se Foltorja “mban erë” të rëndë si nevojtore e palarë, dishepujt e saj e shpallin atë si një “agora greke” dhe, madje e krahasojnë me një ekspozitë parfumerish perëndimore.
Ajo që nuk kuptojnë shqiptarët është se foltoristët janë mjaft hapa përpara popullit dhe Perëndimit, me një fjalë janë e ardhmja e padiskutueshme e vendit dhe e Evropës.
Siç e thashë në fillim, Foltorja mbetet edhe qendër e rëndësishme atdhetarizmi. Për hir të së sotmes dhe të ardhmes së vendit ata preferojnë të vendosin si kandidatë për drejtimin e pushtetit vendor individë që premtojnë helenizimin e tokave shqiptare. Edhe nëse këta individë kapen gafil duke blerë vota me para apo në këmbim të dhënies së shtetësisë greke dhe prangosen nga organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar,
Foltorja lëshon kushtrim për shkeljen e paprecedentë të normave demokratike dhe shtetit ligjor nga qeveria shqiptare, pasi, për fat të keq, kjo qeveri nuk drejtohet nga Foltorja dhe as ka lidhje me moralin e saj.
Duke qenë qendër e fortë magnetike për të gjithë demokratët e vërtetë, kohët e fundit Foltorja tërhoqi brenda saj edhe figura të mëdha kombëtare, politike dhe intelektuale si njëfarë Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë që ishin betuar jo shumë kohë më parë se ishin të gatshëm të vdesin për hir të idealeve demokratike, se ishin pro-amerikanë dhe pro-perëndimorë të çartur deri në vetëflijim dhe se nuk do të bënin kurrë kompromis me non-gratat e shpallur si të tillë nga qeveritë perëndimore, prej të cilave ata frymëzohen e marrin shembull. Siç e pohuan edhe vetë, në fund të fundit, ata s’i ndan asgjë me njëri-tjetrin kur vjen puna e luftës për pushtet, për të rrëzuar nga froni qeverisësit e paudhë të sotëm.
Pra, siç shihet e dihet, tek foltoristët dominojnë idealet, parimet dhe skrupujt.
Tani iu mbetet përsëri shqiptarëve të mendojnë, gjykojnë dhe besojnë nëse Foltorja është vendi ku dominojnë parimet apo interesat, është vendi ku ndihen të gjitha aromat e parfumeve politike perëndimore, apo ku ndihen erërat e gazrave të babagjyshit dhe bashkëpunëtorëve të tij? Gjithkush joshet nga aromat që pëlqen më shumë.
Problemi ynë është të shpejtojnë përparimin e vendit dhe rrisim dinjitetin kombëtar. Era që shushullin nga Foltorja nuk e kthen shoqërinë prapa, por gjithsesi e ngadalëson përparimin.
_____
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

E ke perkedhelur shume me emrin” foltore”! Ne objektet e Fese shkojne besimtaret dhe falen,hedhin edhe ndonje lek,falen per ata qe na kane lene dhe per femijet e tyre!Njerezit e vegjel ne shpirt flasin per individe,ashtu si ben Saliu qe nuk le njeri pa share deri ne brezin e dhjete!Por ne jemi populli dhe Kombi me i prapambetur ne Europe dhe me primitivi! Saliu dhe “foltorja” e tij e vertetojne kete! Mjaft me Saliun ,injoroheni dhe na lini rehat!Mbeturinat apo plehrat Deti dhe lumi i nxjerrin menjane! Pak durim!
Saliu nuk eshte gjysh,Saliu eshte Kapomafioz ose DON SALIU,kjo jo ne menyre figurative por si realitet.Nese nuk jeni te zote ta coni per gjykim te veprave te renda penale vjen se ashtu si Saliu dhe te gjithe rrymat e tjera jane me rrenjet enveriste,dhe “korbi ,korbit nuk i nxjerr syte”.
E pashe edhe kete,.Te dhjere e te perrmjere nga Amerika,Anglia,
Kapardisja 91-92 shkon kaluur por vjen ne kembe.
Te kuijtohet kur na yshte qente e zgafellave,:Mocionist,ramisist,komunist,,,Te kujtohet kur yshte katundaret ne tokat e mija?
Une mocionist jam po ti je NON GRATAA,NON GRATA,NON GRATAAAAA!
EDHE MBESKAT KENE FILLUAR TE KENE TURP NGA EMRI JOT.
Te dhjefsha vilat dhe pallatet!
Foltorja qe shqeteson kete pusht-Shtet Rama, sekelldis edhe sejmenet qe paguhen prej tij si p.sh. Viktor Malaj a personi qe fshihet pak ketij pseudonimi.
Sipas v. Malajt, ky vend po perparon (ndonese fukaralleku eshte Mbret kudo nga Jugu ne Veri) e po i rritet dinjitetin kombetar (packa se mbajme vendin e pare per kerkesa per Azil ne vendet e BE)
Gjithe kete perparim e sukses na e ngadaleson Foltorja qe i ben opozite e i nxjerr te pa larat ketij pusht-Shteti.
Asgje me shume ne mentalitetin e V. Malajt se sa epoka para-90 kur ‘Socializmi fitimtar’ marshon e vetem Armiqet e Kllases e “grupet armiqesore” tentonin ta pengonin
Do ta shohe foltorja e vucidolit , e Gaz bardhit apo Baz gardhit, Sali Lushes, apo Krricit te faros, e Muli horrit apo spiunit Agush qe te pret doren me hanxhar , se sa ju vlen lekura ne zgjedhjet e 2025. Zgjedhjet e 14 majit nxorren nga skena politike me nje goditje 8 balle apokaliptike perbindeshin e vucidolit dhe spiunin Agush duke i lene me gisht ne goje ne 92% te teritorit pa pushtet lokal dhe spiunin pa asnje bashki ne gjithe teritorin kurse Foltoren me 6 bashki te dores se dyte nga 61 qe ka vendi. Ky popull i lodhur ne keta 32 vjet nga perbindeshi i vucidolit e ka ndare mendjen se deri ne zgjedhjet e 2033 nuk mendon me djathtas megjithese e djathta asnjehere nuk ka fituar realisht por me tradhetare si Xhuveli apo spiuni Agush qe vodhi 4 mandate te *arta* ne Fier duke i blere me lope, televizore, lavatrice apo zarfa sipas te ndjerit Dritan Prifti.Prandaj e djathta nuk mund te behet kurre shumice ne shqiperi te pakten dhe nja 50 vjet atehere kur dhe sternipat e partizaneve te luftes na-cl te lavdishme te popullit shqiptar do behen 90 vjecare e s’do votojne me.
Po pse o Demo te jesh nongrata eshte ndonje gje e turpeshme ?
OK,V.MALAJ:
1.Fjalia..Foltore=Çajtore,NEVOJTOTRE..është OK FARE.Pasi dikur NE nga fushati kur ishim të vegjël kështu i thoshim fshatçe NEVOJ..TORE..!.Kjo do të thot se Aty në.. GJYSHI NËMUR(Gjush është fjalë e nderume),mbledh Ata që kan NEVOI për veten e tyre dhe jo vetëm të gjyshit.Ku ka rehat më të madh kur të vjen NEVOJA dhe e bën Atë në kohën e duhur & në vëndin e duhur..?!
2.Mua dhe disa nopran të tjer si unë më shqetëson fakti nëse këta që shkojnë te GJYSHI NËMUR vall nuk e kuptoj se NON GRATA nuk formon më PARTI(ndryshe do han BAR),Nuk bëhet më KRYEMINISTËR,Nuk e kapërcen më RINASIN,Nuk takon më asnjë KM në Ballkan,Europë e Botë..!? Për rrjedhojë edhe këta do të ngelen 100 % të mblidhen te NEVOJTORJA e Gjyshit të nëmur PËRJETSISHT.
3.Këta foltoristët e Gjyshit të nëmur çdo të bëjnë kur idhulli tyre(Babi politik) të kthej “PATKOJT” nga dielli..?!
4.Si ka mundësi që e harruan diktatorin Hoxha që sa qe gjallë u zunë kallo pëllëmbat e duarve dhe kur vdiq e nxorën nga varri dhe e tërhoqën zvarr portretin e tij në bronz..!?
5-A mos vall kjo do ndodhi edhe me KOMUNISTIN E FUNDIT ANTIKOMUNIST gjyshin e tyre konfliktualin më të mërzitshëm në Shqipëri në 111 vite SHTET..?!
-FLM V.M,DITA
Lala Debili, na shpiego pak ate portretin ne bronx, cfare dmth? Qe je rrote Kari kjo nuk diskutohet, po ik e fhsihu or budall se e qelbe gazeten DITA me keto pordhet e tua pa fund. IDIOT!
Kapterr Hafije Lalaj, ju andej nga katundi nuk thonit Nevojtore, por Grope. Dhe ne nje te tille Grope ju groposi Enveri te tereve e ju vuri kapakun siper pasi zbuloi ate Poliagjentin nga katundi juaj.
Por erdhi pastaj demokracia e jua hapi kapakun e Gropes e Ju qelbet dyrnjane me erehalene qe mbani.
O Ethem,ti mire thua per ata te foltores se si do ja bejne kur te vdese Berisha por nuk e ke pyetur ndonjehere veten se ç’do besh ti kur te vdese Rama sepse me sa duket do ike shume para Berishes.
Viktoris Malajsi ,Foltoria mundet te jete edhe nevojtore, ju filogreket jini ata qe leme ne nevojtore
O Durrsak!Nuk e di ti Cfare beri maloku ne 91-92?
Ne shkonim shpi me shpi,,te bindim popullin te votonte Partine Demokratike,,ky mblodhi rrugacet,banditet katundaret e swhpellave te Tropojes dhe sulmoi intelektualet themelues.
Azem hajdari,Izet Hajdari, Dem dollap hajdari kishin nga dy rovole,jo nje.
Ku dinim ne,ku dinte populli,ku dinin studentet,cfare po kurdiste ky?
I ndjeri Gramoz Pashko,Arben Demeti,profesoret ekonomistet,mblodhen ate Literature qe ndodhej dhe Shkruan Programin e PD,Shkruan Programin ekonomik te shtetit te ardhshem.
Ky malok bir kurve dergonte Azemin me rrugacet neper rrethe fprmonte seksionet private te PD,qe njihnin vetem SALIUN DHE AZEMIN.
Kur kishte siguruar shumicen ne Keshillin kombetare dhe Delegatet e Rretheve,i futi nje bombe Qeverriswe se Koalicionit,e hodhi ne ere,Ne na shpalli mocionista,marxista,Ramizista,.Cfare kishte qene vete,na e vuri ne si kopili ne dere,,Ishte agjent i Ministrise Burgjeve te enver hoxhes,,rrasi ne burg Hysen Shshorin,Internoi koleget,,Na e vuri neve,,AGJENTA TE RAMIZ ALISE,.
Po i harroj une kur maloku rrinte ne podium si i bukri shejtan,ay Eduard shejtani,hajduti Librazhdit theriste:Jashte nga Partia ime!!!!!!!!!!!!.
Po i harroj une zagaret e sindikatave hajdute!
Aty do ngordhi si qen! Po nuk e rrasi SPAKU brenda,turinjte pershesh do ja bejne n eper mitingje,se ka hyre ne hak,,E tha Gramoz Pashko:Shpirtin gozhde do ta le tek Partia Demokratike,.
4% e ka tagrin ne 2025.Edi Rama do fitoje!
Mbase per ato qe shkruanke te drejte por me non grata nuk ke thene asgje dhe ne vend qe te krijohet nje grup intelektualesh per te mundur si Berishen ashtu edhe Ramen ti qe e mbake veten si nje nga demokratet e pare krenohesh se do fitoje Rama ! Sipas mendimit tim po kerkon te fitosh edhe ti ndonje sufllaqe qyl.
Dhe nje diçka Demo, megjithemend un nuk di gje se ç’ke bere ti ne 91-92 sepse jam i ri,sapo i mbusha 72 por di se ç’kam bere dhe un me shoket e mi. Edhe un e urrej Berishen por nuk lus kurrsesi fitoren e Rames se ne mos qofte me i keq se Berisha jane njelloj.
Keshtu them dhe une si puna jote,,por kur shoh xhebrahil eminin neper mitingje,qe eshte 10 vjet me i moshuar se une dhe se ti,,them:Cfare do me ky?Tre here u be mbret,,I nxorri ujt e zi ketij vendi.
U msu me qytetare me edukate,.Hapi rruge budallait profesoret e Partise Demokratike,,Alamet dijetaresh profesore,Akademike te nderuar,i beri Rezil i beri.Hapi rruge budallait,Perseriti zgjedhjet Ramizi shkrete,se mos na djeg Shqiperine,,Ti japim fitoren se na ben gjakderdhje si ne Shkoder,,Dorsoi zyren Fatosi se na vuri flakenn,,,Nga halli te kriswurit,ja mbathi ne Maqedoni.
Jo ere!Tani ka rene ne Usta.Ka gjet ustai ustane,ka gjet maskarai maskarane,.Ky me leva me molotov,,Edvini me gaz Hyprit.
Ky ti dhjesi dasmen diten e Samitit,,Ay grushtin turinjve.
Ky me shishe boje surratit,,Ay ja beri Partine bojna bojna.Pa shishe ,pa vule
Ky me Doris Pakun,Ay me Gonigalin e nxorri Non Grata.
Ky bojkotoi zgjedhjet lokale,,Ay 99% te Bashkive ja mori,,donte edhe ate 1% edhe Shkodren ja mori,
Ky ta trembi me Fredi Bellerin nga Helladha,Ay Fredi Bellerin ne burgut,.
Ja kshu,,Nuk jane gjithe qytetaret me kulture,tolerante,MENEFREGISTE..hapi rruge malokut!
kA EDHE HORRA QYTETI.
@Ali Baba, Ethem Haleja kot e ben pyetjen se ai e di shume mire, ja do te bejne ate qe beri ky vete kur i vdiq Enver Nevojtorja.
MERRE MUTIN
BJERI KAKES
THONE NE VERI
KURRE SBEHET SHQIPERIA
PA THYER QAFEN TE DY