Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Formimi i qeverisë në Kosovë, Kurti shpreson tek NISMA, opozita kundër Vetëvendosjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Formimi i qeverisë në Kosovë, Kurti shpreson tek NISMA, opozita kundër Vetëvendosjes
KosovëLajmi i fundit

Formimi i qeverisë në Kosovë, Kurti shpreson tek NISMA, opozita kundër Vetëvendosjes

Published: April 1, 2025
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, i cili e pretendon edhe një mandat të ri, deklaroi së fundmi se synimi i tij dhe Vetëvendosjes është që në një seancë të vetme të votohen organet drejtuese të Kuvendit dhe të votohet qeveria e re, duke mos treguar se si do ta realizoj këtë.

Aktualisht VV si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk i ka votat e nevojshme për të themeluar institucionet e reja.

Por si po e shohin analistët një deklaratë të tillë?

- Publicitet -

“Shpresa e vetme i mbetet NISMA me tre deputetë e cila ka dhënë sinjale që mund ti bashkangjitet Kurtit në një kabinet qeveritar”, tha analisti Artan Muhaxhiri.

“Tre mandate që ka fituar NISMA në koalicion me AAK-në, mund të votojnë qeverinë e Kurtit, por kjo nuk është e sigurtë, sepse nuk ka asnjë deklarim zyrtar”, tha gazetari Shkëlzen Dakaj.

Që deputetet e Nismës mund të jenë shpresa e vetme, këtë e la të nënkuptohet edhe anëtarja e kryesisë së VV, Albulena Haxhiu, meqë përjashtoi partitë kryesore opozitare.

“Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t’i kemi”, tha ministrja Haxhiu.

Por, Vesel Krasniqi, anëtar i kryesisë së NISMËS ka mohuar mundësinë që deputetët e tyre ta votojnë qeverinë Kurti 3 nëse nuk ftohen që të jenë pjesë e koalicionit qeverisës.

Nga ana tjetër, partitë opozitare vazhdojnë të kenë qëndrim kundër bashkëpunimit me Kurtin. Këtë e përsëriti të hënën kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj, nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, tha Haradinaj.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse. Duke marrë parasysh numrat, partitë duhet të bëjnë koalicione, pasi asnjëra nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Mbetet të shihet nëse VV e Kurtit do të arrijë ti sigurojë votat. Nëse jo, atëhere i takon partisë së dytë, në këtë rast PDK. Por duket se edhe bashkëpunimi opozitar i ka problemet e veta, duke pas parasysh se disa nga partitë kanë kushte specifike, përfshi këtu edhe synimin e postit të kryeministrit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • prec Ulaj says:
    April 1, 2025 at 5:13 pm

    Opozita nuk duhet te krijoj qeveri.
    Shkoni ne zgjedhje perseri, sepse Albinit dhe Gervalles i ka rreshkitur situata, nuk merr dot me shume se 25% ne votimet e ardhshme.
    Opozita te mos krijoj nje qeveri, ku ne opozite ka 50 deputet te nje Partie VV.
    Lereni te fik dritat qytetareve, tu rrisi cmimet, ta kuptojne qe kane zgjedhur nje llafazan, nuk di te punoje.
    Shqiperia mori $ 325 Miljon Euro ndihma nga BE, Kosova dhe Serbija Zero.
    Vetem per kete populli i Kosoves duhet ta bojkotoje Albin Kurtin, e ka izoluar Kosoven.
    Shkon Behgjet Pacolli lobon per njohjen e Kosoves, Gervalla vazhdon te coj dosje kunder UCK ne Hage.
    Mblidhni mendjen, mos ikni mbas votave te diaspores, ata nuk humbasin asgje, kane rryme atje ku jetojne.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 1, 2025 at 8:14 pm

    Shko ruj dhit Bino, se askush nuk të don në Kosovë.

    Reply
  • Dashi says:
    April 1, 2025 at 8:27 pm

    Nuk e duan Binin në Kosovë , o shkodran , po e do demua në Shqipëri , madje ai ka deklaruar me shkrim , që I dërgon telegrame çdo ditë .⁸

    Reply
  • demo says:
    April 2, 2025 at 6:06 am

    Cfare ka ketu or qyq,cfare mban kjo toke or qyq!Nuk ka prift serb ne manastirin e Ravanices ne Shumadi te jete me antishqiptar se Prec Ulaj,qe me siguri do jete sekretari Precovac Ljuba i Radoicicit.Ky nuk le shteg as te replikosh.
    Naaa e ka Dacin serb ne barkut,naaa! Formo qweverine e Kosoves Albin megjithe evgjit,Romet,Turqit e Kosoves,se jane me pak antishqiptare se shkjete e Tiranes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?