Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forumi Ekonomik Botëror, liderë nga e gjithë bota takohen sot në Davos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Forumi Ekonomik Botëror, liderë nga e gjithë bota takohen sot në Davos
AktualitetBote

Forumi Ekonomik Botëror, liderë nga e gjithë bota takohen sot në Davos

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, lidërët botërore do të takohen sërish në Davos, me diskutimet sot të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e tregtisë globale pas heqjes së kufizimeve në Kinë.

Sot, gjatë ditës së parë të diskutimeve në Forumin Ekonomik Botëror, do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He.

Pothuajse një vit pasi Rusia pushtoi Ukrainën, lufta ka qenë në fokusin e të gjithëve. Një delegacion i madh ukrainas do të pritet në Davos, i kryesuar nga zonja e parë e vendit Olena Zelenska, e cila do të japë një mesazh të veçantë.

- Publicitet -

Nga ana e tij, pritet të flasë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Implikimet e luftës për furnizimin global të energjisë, sigurinë ushqimore dhe sigurinë kryesisht në Europë do të jenë gjithashtu pjesë e axhendës.

Edhe pse rusët do të mungojnë, ashtu si edhe miliarderi George Soros, i cili nuk do të organizojë darkën e tij tradicionale në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror do të marrë pjesë  një delegacion i rëndësishëm nga Kina.

Në të njëjtën kohë, Liu do të takohet më vonë gjatë javës në Cyrih me Sekretaren e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen për të diskutuar tregtinë botërore. Presidenti kinez Xi Jinping doli në vitin 2017 nga Davos si një kampion i globalizimit, por ky nocion është sfiduar gjithnjë e më shumë kohët e fundit nga forcimi i proteksionizmit.

Lufta e Re e Ftohtë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka marrë kritika për Aktin e Reduktimit të Inflacionit (IRA), një projekt-ligj që do të sigurojë ndihmë nga qeveria për bizneset amerikane të përfshira në automjetet elektrike ose energjinë e rinovueshme, me Europën që pritet të reagojë.

“Subvencionet qeveritare të miratuara në emër të sigurisë ekonomike ose kombëtare” rrezikojnë të kenë “pasoja të paqëllimta” ose “të përdoren për të fituar një avantazh ekonomik në kurriz të të tjerëve”, paralajmëroi të hënën, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva.

Siç njoftoi qeveria zvicerane, rreth 5,000 personel ushtarakë janë mobilizuar dhe do të vendosen kufizime të fluturimeve në rajon për të garantuar sigurinë e krerëve të shteteve dhe qeverive, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe drejtuesve të kompanive që marrin pjesë në forum.

Organizatat joqeveritare do të mblidhen gjithashtu në Davos këtë javë. Rreth 200 vetë demonstruan tashmë të dielën kundër forumit. OJQ-ja Oxfam kritikoi  nivelet “ekstreme dhe të rrezikshme” të pabarazisë ekonomike në botë, duke kërkuar që numri i miliarderëve në botë të përgjysmohet deri në vitin 2030.

Greenpeace, nga ana e saj, foli për “hipokrizi” nga ana e elitës globale që diskutonte për klimën, ndërsa gjatë Forumit Ekonomik Botëror të vitit të kaluar, në maj, 500 avionë privatë kishin mbërritur në Davos, sipas raporteve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?