Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Edhe atëherë nuk u dorëzua…” Historia e fotove të Pogradecit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Edhe atëherë nuk u dorëzua…” Historia e fotove të Pogradecit
HistoriKryesoreLajmi i fundit

“Edhe atëherë nuk u dorëzua…” Historia e fotove të Pogradecit

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Në disa foto të publikuara disa muaj më parë në media shfaqet Sali Berisha në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës. Ky i fundit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Nexhmije Hoxha.

Është një pritje me njerëz të besuar të regjimit dhe Berisha shfaqet qarte me një buzëqeshje servili të dukshme.

I pyetur disa kohë më parë nga gazetari Blendi Fevziu: “A e ke takuar ndonjëherë personalisht Enver hoxhën?”, Berisha ka thënë: “Nuk e kam takuar kurrë personalisht. S’kam folur kurrë me të”.

- Publicitet -

Fotoja e fundit tregon të kundërtën. Ajo u shtohet fotove të tjera të publikuara më parë, ku Sali Berisha shfaqet në shoqërinë e diktatorit dhe familjes së tij me varkë në Pogradec dhe në shtëpinë e pushimit të familjes Hoxha buzë liqenit.

Në një intervistë në TV Klan, ai iu përgjigj disa pyetjeve për të kaluarën e tij dhe ndër të tjera është zhvilluar edhe dialogu i mëposhtëm:

B.Fevziu: Po ju në atë kohë keni qenë Sekretar Partie dhe vazhduat të jeni deri në vitet 1990, apo jo zoti Berisha?

S.Berisha: Sekretar Partie kam qenë gjithsej absolutisht jo më shumë se 3-5 muaj, me sa mbaj mend.

Në cilin vit?

Në vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyrë nga e cila më shkarkuan në mungesë.

Është thënë se keni qenë deri në vitin 1990 Sekretar Partie?

Absolutisht jo. Kjo është një gënjeshtër. Janë thënë shumë gjëra, se kam qenë shumë vite, se kam kuruar Enver Hoxhën…

Po në fakt, keni qenë apo jo pjesë e grupit që kuronin drejtuesit komunistë të kohës?

Unë kam qenë çdo ditë dhe çdo vit, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Nuk kam qenë, asnjë ditë, mjek i emëruar në klinikën e udhëheqjes. Kam qenë konsulent për të gjitha kategoritë e njerëzve, përveç Enver Hoxhës, duke përfshirë nga të burgosurit, politikë apo ordinerë në spitalin e burgut kur kishte nevojë, deri tek anëtarët e byrosë politike. Dua të theksoj se nuk kam qenë mjek i emëruar i byrosë politike sepse nuk kam pranuar.

Nuk keni pranuar, apo nuk ju është ofruar?

Nuk kam pranuar.

Për se nuk keni pranuar?

Nuk kam pranuar, sepse unë kam dashur shumë profesionin e mjekut dhe ajo ishte një transformim tjetër. Unë kisha shokët e mi, të cilët punonin aty dhe ata në disa aspekte humbisnin shumë.

Ju është ofruar të ishit mjek në klinikën speciale apo mjek personal i Enver Hoxhës?

Nuk më është ofruar kurrë të jem mjek personal i Enver Hoxhës, nuk më është kërkuar kurrë që të vizitoj Enver Hoxhën dhe as të kontribuoj në problematikën e tij shëndetësore. Ka pasur kritere shumë strikte Enver Hoxha në ata që përzgjidhte, dhe unë nuk përfshihesha, nuk plotësoja kriteret.

Çfarë kriteri nuk plotësonit?

Kriteret që më pengonin, ishin komplekse në fakt. Kishin të bënin me disa standarde të tij në lidhje me jashtë, ose me pozicionin gjeografik të shtëpisë sime, në Tropojë. Por unë kisha miq, pothuajse të gjithë ekipin që e trajtonte atë. Pra unë refuzova që të isha mjek në organikën e tij speciale. Nuk pësova asgjë ç’është e vërteta, bëra shpjegimet e mia se nuk dua pasi jam shumë i lidhur me shërbimin tim në spital…

Lidhur me këto pohime, gazeta DITA ka pyetur dy mjekë të vjetër të asaj kohe dhe një pjesëtar të ish-familjeve të Bllokut shumë afër me ngjarjet që përshkruhen në copën e mësipërme të intervistës. E vërteta sipas këtyre burimeve është tjetër:

Jo vetëm që nuk i është kërkuar ndonjëherë të bëhet pjesë e mjekëve të Hoxhës, por mjeku Berisha ka këmbëngulur vetë për një kohë shumë të gjatë me mjete dhe ndërhyrje të shumta për të qenë në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës.

Personi që ka lobuar më fort për të pranë familjes Hoxha atë kohë ka qenë mjeku I.

“I.bëri përpjekje të mëdha, thoshte se ai kishte dëshirë të jashtëzakonshme dhe ishte mjek shumë i mirë. U mendua që të shqyrtohej dhe u kërkua siç ishte rregulli një biografi e këtij personi, Berishës. Mirëpo mes dokumentave ishte një kompromentues që fliste për lidhje të familjes së të shoqes Liri Berishës me segmente dhe situata që nuk kalonin dot. Nexhmije Hoxha vuri veton, tha në asnjë mënyrë, ky, me këtë problem që ka e shoqja. Nexhmije Hoxha me sa di unë e ka përmendur vetëm një herë këtë gjë në një intervistë në një revistë kur sapo kishte dalë nga burgu. Por e vërteta kjo është, e shoqja kishte probleme që si dje si sot, janë probleme për një pozicion të atillë, të mos flasim për post qendror në krye të shtetit…”

Po të lexosh me kujdes intervistën e sipërcituar të Berishës, ai me shumë dinakëri i lë vetes një shteg në këtë pikë. Lexoni çfarë thotë: “Kriteret që më pengonin, ishin komplekse në fakt. Kishin të bënin me disa standarde të tij në lidhje me jashtë, ose me pozicionin gjeografik të shtëpisë sime, në Tropojë…”

Çdo të thotë “disa standarde të tij në lidhje me jashtë”?

Në librin me kujtime “Jeta ime me Enverin”, Vëllimi II, faqe 331, Nexhmije Hoxha shkruan për një propozim të Hysni Kapos për mjekët e rinj të Hoxhës:

“Në listën që më tregoi Hysni Kapo ishte edhe Sali Berisha. Për çdonjërin kishte disa radhë me të dhëna biografike. Kur lexova që Sali Berisha kishte vjehrën serbe, ish-partizane, por në shërbim të UDB-së, unë në moment thashë: Larg nga lidhjet me serbët, aq më shumë me UDB-në”.

Burimi i gazetës DITA sqaron që megjithë refuzimin, mjeku Berisha nuk u dorëzua.

“Nëpërmjet I. vijoi të transmetohej këmbëngulja dhe ai vazhdonte të gjente mënyra të tërthorta për të qenë përherë pranë grupit të mjekëve”.

Në këtë pikë burimi ynë sqaron dhe historinë e fotove të famshme të bëra në Pogradec ku Berisha shfaqet në një varkë dhe pranë një oxhaku me fëmijët e Enver Hoxhës dhe të tjerë.

“Ishte koha që Hoxha rrinte gjatë në Pogradec, i pëlqente atje. Berisha ruante rastin, nëpërmjet ndihmës së I.vinte aty, si duket priste një rast të artë të bëhej i dobishëm, që të tejkaloheshin kundërshtimet, nuk e di… Por vinte. Ishte i ngjitur sa nuk e imagjinoni dot. Zuri miqësi nëpërmjet I.me çiftin e ri Hoxha të fëmijëve të Enverit, I.e ndihmonte, pikërisht gjatë këtyre përpjekjeve janë bërë dhe ato fotografitë që kanë dalë në media…” – tha ai për DITA.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Spak says:
    December 7, 2023 at 9:36 pm

    Me qe ishte afer femijeve te Enverit Saliu vizitonte edhe Pogradecare te semure nga Zemra! Dreken e kishte falas me Koran bashke me Lirien! Ishte nje Thrrije qe u be Morr! Tani Morrat i jane ngjitur Saliut! Njerez shume te peshtire!

    Reply
  • demo says:
    December 7, 2023 at 9:43 pm

    E vertit Sheriane.
    Tani eshte bere si dhelpra pa bisht.E njohin te gjithe nga bishti prere.

    Reply
  • Shqiptar says:
    December 7, 2023 at 10:31 pm

    Na ka dhene leksione/prralla per antikomunizmin ky doktori.
    Nuk e kam takuar kurre thote Enverin, fotua ben muuuuu, ja ku eshte mbas Enverit.
    Flet edhe per dosjet e komunizmit ky.
    Te shet sapunin per djath.

    Reply
  • Aldrin says:
    December 7, 2023 at 11:20 pm

    Po he mo se e bete sikur ka qene bashkepunetor besnik i Enver Hoxhes.
    Nuk eshte Hysni Kapo ky, as Mehmet Shehu.
    Copa legenesh, PiSa, e beni sikur ka qene partner me Enver Hoxhen ne Partine e Punes

    Reply
  • ¿? says:
    December 8, 2023 at 12:03 am

    @Shqiptar, ke shume te drejte mer qerrata, nga fotografia degjohet edhe kur i thote “Te rroç sa malet uo shoku Enver”. Dhe a e di ti qe sapuni per djath eshte me mire se muti per hallve qe te shiste Enveri ty?

    Reply
  • Tironsi ZZ says:
    December 8, 2023 at 1:02 am

    “… nuk dua, s’kam pranuar “ gënjeshtra e trashë e Dhiarit Sali. Po kush të pyeste se ku do të shkosh!? Me dhjetra mijëra profesionistë të aftë janë transferuar sty ku kishte nevojë Atdheu. Nëse Atdheu=Enveri kishte nevojë ti zorraxhi nuk pranove she vazhdove punë në Tiranë?!
    Kur ishe kaq shumë i lidhur me profesionin pse ia bëre mutin pas 1991 duke eleminuar edhe fizikisht çdo kundërshtar?!
    Ligjëro përballë Koranit se s’ta mban përballë gazetarëve të vërtetë. Gënjeshtar patologjik injorant.

    Reply
  • Katiu says:
    December 8, 2023 at 5:56 am

    Saliu , more Saliu , kemi çerek shekulli me Saliun . Bollë më .
    Edhe anglo-amerikanet janë me ne kundër Saliut dhe Saliu s’do të ia dijë .
    Ku e gjenë forcën ky njeri ?

    Aty ku e gjente forcën Enveri , aty e gjenë edhe Saliu – tek ne , tek populli zgjebarak shqipëtar .

    Enveri na mbylli në stallë dhe ne pëllisnim urraa për të , kështu dhe me Saliun !
    Anglezët në zgjedhjet e vitit 1945 e dërguan në shtëpi heroin e Luftës ,Çerçillin . Bollë me ty ,i thanë. Por ne nuk jemi “ mosmirënjohës “ anglezë , ne jemi skllevër krenarë .
    Pika neve , siç na ka rënë !

    E kujt i duhet ky shtet , kjo pavarësi ?!
    Popullit Jo se jo , si dje dhe më keq sot .
    Dje bllokmenët e Tiranës , sot blokmenët hajdutë të Gjirit të Lalzit ?

    Shqipëri , siç po ecën do zhdukesh nga harta !

    Reply
  • return of the saint says:
    December 8, 2023 at 6:31 am

    Lerini perrallat loja mbaroi

    Reply
  • skeptiku says:
    December 8, 2023 at 7:52 am

    Edhe fotot e Marubit para 100 vjetesh jane me te qarta se kjo e varkes!
    Te jete kjo foto aq e turbull apo e kane retushuar ca me pas per ti trazuar ca ujrat aq sa per te thene se aty ne varke eshte kushdo qe do sot te thote qeveria, kjo eshte ceshtja.

    Reply
  • TIRONA says:
    December 8, 2023 at 9:37 am

    Ne qofte se do te ishte ritushuar do dilte me e paster,por ka qene e hedhur e pavlere.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 8, 2023 at 10:28 am

    VO:
    -Është shumë e qartë se S.Berisha ka qën spiun i SHIK-1967,Si dhe agjent i UDB që në vitet 19970,pasi u martua me Lirinë(Sllobodanka me nënën agjente e UZNO-më pas UDB) ndaj Nexhmie Hoxha nuk e pranon në grupin e mjekëve të Enverit.Por Ai ju atashuar HYSNI KAPOS që kishte në vartësi Ushtrinë,MMB që kishte në vartësi Sigurimin e Shtetit.Dhe siç dihet ka qën mjek i Tij kudo edhe në Francë deri sa H.Kapo vdiq në 1979.
    -Sb ka pasur SHOK Dr. ISUF KALON që ishte mjek kryesor pran E.Hoxhës.IK ka bër libër duke e anashkaluar Sb..!
    -Sb është pranuar Antar i PPSH që në 1968(8 nëntor) me kushtin që ti shërbente Partisë me të gjitha format.Edhe si SPIUN..!
    -Dhe pas 1990 Sb e plotësoi PD me Spiun e Komunist sipas direktivave të RAMIS ALISË që e rekomandoi në krye të PD,F.Nanon në PS,S.Gjinushin në PSD dhe S.Godon në PR..që të katër antar të PPSH.
    -Sb që nga 1991 ka zbatuar detyrat e agjenturave të huaja-UDB,ASFALISË,KGB,etj për të shkatërruar e copëtuar Shqipërinë,që dihen tashmë 4 grushte SHTETI..!
    • Kujtojmë se në 1997 Greqia kërkoi të marri jugun e vëndit dhe ushtria Greke mbriti deri në KAKAVIJË..!
    • Por ishte Kryeministrja Turke-TAN SU ÇILLER që e ndaloi duke i thënë se.”..Nëse prekni Shqipërinë keni të bëni me NE..” Dhe qeveria Greke u tërhoq me bisht ndër Shalë..!
    • Por,Sb nuk u tërhoq nga marrëzit..Ai në 2009 i shiti 354 KM Det Greqisë..!
    • Dhe marrzia e Sb vazhdoi duke kandiduar TERRORISTIN BELERI SI KB NË HIMARË.
    -Se si i ka dalë në krahë SËRBISË që nga 1990 dihet tashmë:
    • Mos pranimi i Kosovës si Shtet i pavarur..!
    • Sb ka kën kundër UÇK,duke e quajtur Atë TERRORISTE,ashtu si sot SPAK+GJKKO..!
    • Sb ka kën kundër RAMBUJES,R.QOSES,I.RUGOVËS,A.THAÇIT,etj.
    -Sb ka bërë mbi 101 krime në Shqipëri e Kosovë gjat gjithë jetës Tij politike si FATKEQSI KOMBËTARE.
    -Nëse Sb nuk arrestohet nga SPAK+GJKKO..nuk do ket PD,OPOZITË,SHQIPËRI TË LIRË..!

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    December 8, 2023 at 10:58 am

    Nastradini thone kur zihej ngushte hapte qitapet e vjeter. Ashtu dhe ky pushtet aktual i zene ngushte ngado e kudo (per me teper me zevendes-Kryeminister Hajdut te arratisur) mundohet qe me ca foto te stisura keq te mbuloje zullumet e qeverisjes vet.
    Ajo foto eshte e turbull per te turbulluar mendjet e njerezve e per ti mbajtur ato mendje larg nga e keqja qe ka mberthyer kete vend, qeverisja deshtake Rama ne tere komponentet nga Varferia e shpopullimi masiv prej saj.

    Reply
  • ¿? says:
    December 8, 2023 at 12:51 pm

    Ketij Saliut i kane qit shtate lekure deri tashti e ia pine longun e mileti kenaqet qe po ia marrin shpirtin. Ky Ethem Gomari Madhor ia germon edhe te gjitha halet e na kallxon per te njemijten here mutin qe tashme eshte thare dhe sherben vetem per te vazhduar te rrije Edvin Bastard Bytha ne pushtet. Po te degjosh Phoenix-in del qe kjo eshte loja e Illuminatit drejt shtetit global ku Edvin do te jete Kryeministri, kurse Saliu do vazhdoje te jete koka e turkut. Nderkohe shqiptaret vazhdojne te ikin nga syte kembet. Bravo!

    Reply
  • Budallai i fundit says:
    December 8, 2023 at 2:28 pm

    Nje here thote se nuk ka pranuar (qe une budallai kuptoj se I eshte ofruar dhe ky paska refuzuar) dhe me poshte thote se nuk i eshte ofruar…
    Si perfundim, i eshte ofruar apo jo?
    Duhen shume mend per te kuptuar kesi lloj peshtjellimesh komplekse…

    Reply
  • Arber iliri says:
    December 8, 2023 at 6:12 pm

    Fatkeqesi qe edhe pas 33 vitesh vazhdojme merremi me Berishen, e pazakonshme per nje demokraci,33 vite eshte jashtezakonisht shume.

    Reply
  • demo says:
    December 10, 2023 at 2:15 am

    Nuk ke shans o Berishe,,Qekur le sheshin Skenderbe,u cvendose me pashaportizim para kryeministrise,,te hiku shansi.

    Reply
  • fteri says:
    December 10, 2023 at 7:03 am

    Faktet kurr nuk duan dëshmitarë ,shiko pushtetarët që ngjajnë me shejtanët ….në pushtet u ngjitën kodosha dhe të pa aftë Si Sali Berisha ,aventurier e hipokrit ,kopuk e të përdalë ,dështuan nga e thëna në të bërë ,akuza ,vrasje e mashtrime nga tifozët e partive që erdhën me pantollona të grisura dhe u bënë milarder ,Ramiz Alia e zhyti shqipërinë në skamje e varfëri të plotë ,deri për ,mishë e qumshtë (që shqipërisë nuk duhej kurr ti mungonte ),me tufza e arrëza ,një turpë e tradhti e madhe .Shqipërisë i bënë gjëmën ,,hapën depot e armatimeve ,shkatrruan ushtrinë ,minuan ekonominë ,i vunë zjarrin fabrikave dhe uzinave ,mbyllën kanalet e bonifikimit ,ndërtuan pa kriter ,përmbytën vendin ,fushat e prodhimit bukës i përmbytën në ujë ,prodhimi bukës ra ,,triumfuan antivlerat bigjozi dhe kurvëria e hipokrizia ,karrjeristët vringllinë çeset e thasët e parave,duke i fshehur nëpër mure ,shpifarakët dhe hajdutët morën franat e parlamentit dhe qeverisës me 100 parti zunë postet qeveritare ,drejtësia u vu në shërbim të Sali Berishës dhe klasëe Don-Kishotve që drejtojnë vendin 33 vjet .Shqipëria ka rënë në batak ZHGËNJIMI me Ramiz Alinë ,Sali Berishën ,Fatos Nanon dhe me radhë.,Mashtruesit jan bë zot të tapive.Populli është bë pre e mashtrimeve ,,dërtëllit shtet mavria,por kurr nuk gje drejtësi,sepse shpallen qeveritar të përjetshëlm !… ?

    Reply
  • Ahmetaj si shembelltyra Rilindjes says:
    December 10, 2023 at 8:18 am

    Sot kemi ne pushtet njerin qe ka absolutisht tere pushtetet ne dore dhe ndonese me zevendesin e tij ne arrati me nje mal me vjedhje mbi kurriz, mburret se ka Rilindur kete vend…

    Reply
  • demo says:
    December 10, 2023 at 8:30 am

    Te shkallet e pallatit kultures.Aty qendro!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 10, 2023 at 9:14 am

    Nje replike per shahistin e Enverit, por edhe kritike per gazeten DITA per censuren qe perdor me urdher Partie si nje rezil i medias sone kombetare:

    Shahisti karagjoz i Enverit Mos i bej biografine intelektualit si sigurims dhe zagar i ndyre i regjimit sadist komunist qe mbush kete forum te nerum me llogje propagande idiote te shemtuar enveriste hera heres si “shahist” herea heres si “tironc”, prandaj mos u hidh nga dega ne dege si majmun duke u perpjekur te te “peshkosh” nga istikami i armikut simpatinzante te llogjeve prej budalli qe shkruan, lere Esad Pashen qe ishte LUANI shqyptar qe mbrojti Shkodren deri ne piken e fundit, por shiko Enver Bytharin qe Edi Rama e mban akoma si HERO kombetar dhe i rilindi Piramiden Famekeqe ne datelindjen e tij me nje estrade te shemtuar komuniste me parate e taksapaguesve shqyptare. Lere Belerin se me “patriotizem” me gisht ne bythe Edi Rama po perpiqet te mbuloje grabitjen e pronave ne Himare me Olta Xhacken dhe “shahistet” qe qendrojne pas, ne nje kohe qe e quan Kosoven si “Toka e Askujt” dhe qe Bota e vleresoi si “Kryeministri me i mire pas Pasicit”, lere Bush Junjorin dhe Kondolizen e tij pa moral qe daroviten Sali Gerdecin me 300 meleone dollaro qe groposen te gjalle dhe vrane 26 femije dhe prinder dhe mashtruan taksapaguesit amerikane ku ben pjese edhe intelektuali me fisheket e ndryshkur kineze qe donin tja shisnin Ushtrise se SHBA ne Afganistan, nuk ishte intelektuali qe e zbuloi kete afere mafioze te ndyre me bekimin e Pentagonit te Bush Junjorit, por Sekretari i Pare i Ambasades Amerikane ne Tirane qe piketoi ambasadorin Withers te perfshire ne kete afere me viktima njerezore qe u genjyen dhe u mashtruan nga Edi Rama me nje pabesi te papare. MBYLLE HALEN O SHAHISTI I ENVERIT SE LLOGJEVE TE PROPAGANDES QE HEDH PAPUSHIM NUK J’A VAR KUSH! sepse: Le te futemi ne shinat e debatit qe ka hapur Dritan Goxhaj duke kallezuar ne SPAK ministrin e Drejtesise dhe te shikojme se cfare ka deklaruar babai i tij Dilaver Goxhaj, fanatiku enverist, ushtaraku qe shpiku bunkeret idiote te Enverit qe kerkon tani te behet profesot historie duke debatuar me Uran Butken i Enverit, ky eshte pushti, pisi, zagari i diktatures enveriste Dilaver Goxhaj qe genjen dhe mashtron pa piken e turpit dhe pastaj qan dhe vajton kur Haga kerkon te pyese cunin e tij pse dekonspiroi deshmitaret e viktimave te Hashim Thacit shikoni cfare “patrioti” per UCK eshte ky killer, vrastar enverist, shikoni cfare poshtersish ka deklaruar ky MUT fanatik ne media: “…Fronti NÇ. e denoncoi Marrëveshjen e Mukjes edhe për faktin se Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte fshirë prej saj. Madje, Balli Kombëtar edhe pse nuk kishte hedhur asnjë pushkë krijon dhe udhëheq “komitetin” që drejton luftën, dhe për Lëvizjen Nacionalçlirimtare asnjë fjalë, ndërkohë që kjo Lëvizje kishte një muaj që kishte krijuar edhe Ushtrinë e Regullt Naciona Clirimtare Vullnetare Partizane, ku në korrik 1943 kishte 20 batalione. Sipas Marrëveshjes së Jaltës, Kosova do të ishte shpopulluar nëse nuk do të kishte dërguar Enver Hoxha divizionet e Ushtrisë “terroriste” Çlirimtare Vullnetare Partizane, siç ishte rënë dakort në Konferencën e Jaltës, ku ishte vendosur që shtetet pjestare të Boshtit Fashist, pasi deri atëhere Kosova ndihmonte nazi-fashistët me forcat ushtarake të “Divizionit “SS”, Skënderbeg dhe regjimentitin Kosova me 6.491 vetë”. KETA JANE GJENERALET DHE SHAHISTET “PATRIOTIKE” TE UCK QE VRANE DHE MASAKRUAN 6491 KOSOVARE NE TIVAR ME NJE PABESI TE PAPARE NE HISTORI SI BEDELE BESNIKE TE RANKOVIQIT DHE TITOS TE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?