Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Familjarët e muxhahedinëve në Iran, tubim pro Shqipërisë: Mbyllni kampin mesjetar të MEK-ut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Familjarët e muxhahedinëve në Iran, tubim pro Shqipërisë: Mbyllni kampin mesjetar të MEK-ut
BoteKronikeKryesore

FOTO: Familjarët e muxhahedinëve në Iran, tubim pro Shqipërisë: Mbyllni kampin mesjetar të MEK-ut

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Qindra anëtarë të familjeve të atyre muxhahedinëve që aktualisht ndodhen në kampin e Mojahedin-e Khalq (MEK) në Manzë të Durrësit, janë mbledhur në Teheran përpara Ambasadës së Turqisë (seksioni që kujdeset për interesat e Shqipërisë në Iran), për të vlerësuar vendimin e policisë shqiptare për kontrollin e banorëve të kampit.

Pas tubimit, ata, përmes një deklarate, u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të mbyllin “kampin mesjetar” të muxhahedinëve në Durrës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat pro qeverisë iraniane, të cilat e cilësojnë veprimin e policisë shqiptare si “akt të përgjegjshëm” ndaj “grupit terrorist”.

- Publicitet -

Në tubimin që u mbajt këtë të të premte, njerëzit mbanin në duar flamujt shqiptarë dhe parrulla që kërkonin nga qeveria shqiptare t’i lejonte ata të vizitonin vendin për të ndjekur situatën e të familjarëve të tyre.

Tubimi u organizua nga ‘Shoqata për shpëtimin e viktimave të dhunës’. Duke brohoritur me parulla “Liria e robërve është e drejta jonë absolute” dhe “Vdekje Rajavit”, pjesëmarrësit kërkuan nga autoritetet e qeverisë shqiptare të veprojnë për lirimin e të dashurve të tyre.

Më 20 qershor, përleshje të ashpra ndodhën mes muxhahedinëve të MEK-ut dhe policisë shqiptare, teksa policia inspektonin bazën e tyre në Manzë, pranë Durrësit me një vendim gjykate.

Gjatë operacionit, nga policia shqiptare u sekuestruan kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike pas indikacioneve mbi operacione e dyshuara kibernetike që vinin nga faqja kundër institucioneve të huaja.

Gjithashtu të enjten, policia shqiptare u vendos edhe një herë në kampin e MEK-ut për të kontrolluar hyrje-daljet e banorve apo personave të tjerë.

“Në një zhvillim të ngjashëm, policia franceze njoftoi pak ditë më parë se MEK nuk lejohet të mbajë mbledhjen e saj vjetore në Paris, që ishte një goditje tjetër për grupin terrorist në javët e fundit. Mbledhja mbahej më 20 qershor çdo vit që nga viti 2008”, – shkruan “IRNA”.

Në fund të tubimit, familjet e njerëzve në kampin e MEK-ut, lëshuan një deklaratë duke i kërkuar qeverisë shqiptare të përdorë të gjitha mjetet e saj për të mbyllur “kampin mesjetar” dhe për t’u dhënë anëtarëve të tij një jetë të lirë larg dominimit të drejtuesve të tij.

Më shumë se 17,000 njerëz kanë rënë viktima të grupit terrorist, thonë zyrtarët. Grupi u dëbua nga Iraku në vitin 2016 dhe u rivendos në Shqipëri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?