Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Gazetari blen apartamentin e vjetër të oficerit të Enver Hoxhës në Bllok, brenda gjen një thesar…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Gazetari blen apartamentin e vjetër të oficerit të Enver Hoxhës në Bllok, brenda gjen një thesar…
KryesoreKulture

FOTO: Gazetari blen apartamentin e vjetër të oficerit të Enver Hoxhës në Bllok, brenda gjen një thesar…

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar. Ai renditet te artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e këtij arti gjatë çerekut të fundit të shekullit XX.

Lulani u lind në Tuz dhe u vendos në Shkodër me familjen në moshën 9 vjeçare. Ai mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale në Tiranë në 1967 dhe u emërua profesor në këtë Akademi, ku punoi për disa vjet.

Më pas me dëshirën e tij, e la Tiranën dhe u vendos në qytetin e Shkodrës ku punoi si profesor në Liceun Artistik të këtij qyteti deri sa doli si piktor në krijmtari të lirë.

- Publicitet -

Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Lulani eksploroi me mjeshtëri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret, natura të qeta. Pikturat e tij shquhen për lojrat magjike të ngjyrës dhe për vizatimin ekspresiv.

Majtas, portret vajze nga Lulani, djathtas një autoportret i tij

Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë. Ka krijuar personazhe sidomos me figurat e malësorëve. Ai ishte një artist që tërhiqej nga jeta e njerëzve të thjeshtë të zonës së veriut të vendit.

Edhe piktura e mëposhtme i qëndron besnike këtij frymëzimi. Ajo paraqet dy vajza me veshje tipike të veriut shqiptar.

Piktura është zbuluar rastësisht nga një gazetar shqiptar, pas blerjes së një apartamenti të vjetër në zonën e Bllokut në Tiranë, ku dikur kishte banuar një oficer, i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës.

Gazetari e bleu apartamentin për shkak të çmimit okazion dhe e rindërtoi atë nga e para, ndërkohë që fammilja e ish-oficerit kishte emigruar prej vitesh në SHBA.

Një ndër gjërat e pakta që blerësi mbajti nga sendet e vjetra të shtëpisë që bleu ishte kjo pikturë që tregon dy vajza malësore. Vetëm pas disa konsultash, u zbulua se piktura e rrallë ishte vepër e Ismail Lulanit.

Piktura e Lulanit e gjetur në apartamentin në zonën e Bllokut

Lulani ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat, Romë, Paris, Linz (Austri), New York, Boston, Toronto, Athinë, Pekin, Shangai, Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd, Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin, Prishtinë, Aleksandri, Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlerësime të larta nga kritika e huaj.

Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.

Piktura të Ismail Lulanit

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ditë pas provave të reja për Ballukun, ambasadori gjerman: Antikorrupsioni i lartë, parakusht i panegociueshëm për BE
  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”
  • “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Komentet e Fundit

  1. demo on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  2. ANA on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  3. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?