Nga Hajredin Isufi
Botuar në DITA
Një analfabet nga fshati i Spatharit në Çamëri, Vasil Ballumi, njihej edhe si njeri i dhunshëm. Jo vetëm kaq, por shpesh grabiste edhe bagëti nëpër stanet e Mazrrekut, Luaratit dhe Margëlliçit.
Në vjeshtën e vitit 1941, mostra i Spatharit sulmoi stanin a bagëtive të vëllezërve Gjinika, duke marrë 50-60 dele nga tufa që kulloste dhe ia mbathi bashkë me bagëtitë. Barinjtë dhanë alarmin dhe shumë margëlliçiotë e ndoqën hajdutin këmba-këmbës.
Në vendin e quajtur “Kollodhi”, diku mes Margëlliçit dhe fshatit Morfat, grabitësi e braktisi tufën e vjedhur, por, duke qenë i armatosur, hapi zjarr kundër banorëve. Në atë përplasje me armë mbeti i vrarë 17-vjeçari Kristo Zavruci, djali i Vasil Zavrucit që nuk kishte asnjë lidhje me atë konflikt.
Humbja e jetës së djalit të pafajshëm trazoi shumë ujërat në rrethinat e Margëlliçit dhe nxiti hakmarrje, e cila shpesh kthehej në betejë mes familjesh e fisesh të tëra.
I ati i viktimës, vajti dhe i kërkoi Vasil Ballumit ndihmë për t’u hakmarrë ndaj Riza Gjinikës, të cilin e fajësonte për humbjen e të birit.
Fshatari i dhunshëm i Spatharit me djallëzi arriti të rrëmbente një fëmijë pesëvjeçar të Riza Gjinikës. Rrëmbimi i Nailit të vogël u diktua menjëherë dhe krijoi tronditje të thellë.
Edhe pse u diktua dhe u ndoq këmba këmbës, Vasil Ballumi jo vetëm nuk u kap dot, por shkoi edhe më tej; fëmijën e hodhi në zjarr dhe e dogji kurse vetë u largua dhe u fsheh fillimisht në fshatin e së shoqes, Koronopulo, në zonën e Fratarit.
Atje rekrutoi dy të afërmit e së shoqes; Stavro Andonin dhe Taso Taqin. Tsoutsoumpis Spiro, një historian nga rajoni i Gumenicës, në studimin e titulluar “Violence, rezistence and collaborastion in a Greek Bordeland; the case of the Muslim Chams of Epirus”, në Qualestoria, anno XVII, nr 2, Dicembre, Trieste 2015, f.132, shkruan se Stavro Andoni kishte vrarë të atin, ndërsa Taso Taqi kishte vrarë gruan e tij.
Por qetësia e familjes së Ballumit u prish shpejt në fshatin Koronopulo. Ajo u sulmua në befasi nga njerëzit e Riza Gjinikës, në ndjekje për të kapur vrasësin e djalit të Riza Gjinikës por më kot, vrasësi Vasil Ballumi ia mbathi nëpër malet e thepisura të Sulit si kaçak.
Për të mos u kthyer duar bosh, të afërmit e Riza Gjinikës i rrëmbyen njërin nga dy djemtë e vegjël, Kriston, që ishte vetëm 7 vjeç.
Ndjekësit e vrasësit kur u kthyen në Margëlliç dhe po i afroheshin shtëpisë së Riza Gjinikës, me pengun, i cili ishte një fëmijë 7-vjeçar, mendonin se do të qetësonin disi zemrat e trazuara dhe dhimbjen e plagëve që kishte shkaktuar humbja e djalit të dy prindërve Gjinika.
Por ndodhi e kundërta.
Riza Gjinika, që qëndronte me të shoqen në krye të shkallëve të shtëpisë, kur pa se, në vend të vrasësit të fëmijës, po u sillnin peng një moshatar të djalit të tyre, u trondit aq shumë aq sa ulëriti: “Turp të keni! Keni turpëruar veten, mua dhe tërë Margëlliçin me marrëzinë që keni bërë!”.
Kurse e shoqja e Rizait shkoi vetë, e mori për dore djalin që i kishin lidhur sytë, duke e përkëdhelur dhe përpjekur ta qetësonte. Djali dridhej frika dhe nuk kishte fuqi t’i përgjigjej. Ajo e futi në shtëpi duke i thënë:
“Bir i nënës, më beso mua dhe burrin tim, mos ki frikë! Nuk ke asnjë faj ti! Do të të kthejmë në shtëpinë tënde. E kam unë një plagë të madhe në zemër; këtë dhimbje mos ta ketë jo vetëm nëna jote, por asnjë nënë tjetër. Më beso sikur nënën tënde…”.
Por djali nuk fliste dhe dridhej i tëri atë ditë.
Kjo sjellja e jashtëzakonshme e mirësjelljes që tregonte familja e Riza Gjinikës me djalin e vrasësit të birit të tyre përflitej në çdo familje Margëlliçiote, qofshin ata shqiptarë çamë ose të krishterë.
Megjithëse e ndjente ngrohtësinë në familjen Gjinika, prap se prapë Kristua e ndjente shumë mungesën e nënës së tij, dy motrave dhe vëllait që nuk i kishte pranë. Më në fund, Riza Gjinika vendosi ta kthente Kriston e vogël në familjen e vet.
Ai ftoi në shtëpi parinë e Margëlliçit, mes tyre Abdulla Kasëmin dhe myftiun e Margëlliçit, të cilëve u deklaroi se kishte vendosur të kthente djalin. Vendimi që kishte marrë Riza Gjinika u prit mirë nga miqtë dhe u përgëzua.
Me njerëz të besuar që kishte përzgjedhur Riza Gjinika, nën përgjegjësinë e një figure të shquar të Margëlliçit, z. Omer Qazim agait, e dorëzoi Kriston në Shenicë te fisi i krishterë Gjini dhe ata e çuan shëndoshë e mirë te prindërit.

Vitet kaluan dhe Kristo Ballumi, rreth viteve `60 të shekullit të kaluar, emigroi në Gjermani, ku krijoi dhe familjen e vet. Por shpesh kthehej në vendlindje, në Spatharat. E kështu, më 20 korrik 1998, shkoi një gazetar për të intervistuar djalin nga Spathari lidhur me kujtimet e tij nga mosha e fëmijërisë.
Kristo e mirëpret ftesën. Tashmë vetë kryefamiljar dhe prind, Kristo Ballumi dëshmoi detaje të rëndësishme nga ditët që kaloi në shtëpinë e çamit Riza Gjinika.
Gazetari Hristos A. Dimitriadis, në librin “Apelftherotikoi Orgone Thesprotan: 1941-1944”, botuar në vitin 1999 në gjuhën greke, përmend disa nga dëshmitë e djalit për dy muajt që kaloi në shtëpinë e Riza Gjinikës:
“Më trajtuan si djalë shtëpie e më shumë si një fëmijë të përkëdhelur. Për mua gatuhej gjella më e veçantë, ndryshe nga e familjarëve dhe e fëmijëve të tjerë. Pranë meje në çdo çast më rrinte një grua e dashur; nuk më thërriste në emër por më drejtohej me fjalët “biri im” dhe unë e thërrisja nanë. Ajo vazhdimisht kur do të dilnim të luanim me fëmijët e shtëpisë, nana i porosiste ata që të mos më krijonin shqetësime…”.
Më tej Kristua vazhdonte t’i tregonte gazetarit se kur e zgjonte në mëngjes i përkëdhelte ballin, kokën dhe më zë të ëmbël thoshte: Ngrihu, bir, të hash bukë…
Kur e pyet gazetari grek ç’kujtime të tjera ruante për nënën çame, Kristua përgjigjet: “Do të mbetet një nënë e paharruar tërë jetën…”. Dhe rrëfimin e përfundoi kështu: “Ah, sikur të kisha fatin ta takoja një herë atë nënë të dashur, ta përqafoja fort siç më përqafonte ajo mua dhe t’i puthja dy duart e saj që më përkëdhelnin orë e çast, kur më mungonin përkëdhelet e nënës që më kishte lindur”.
Kristo e mbylli me fjalën e tij i emocionuar duke thënë: “Unë shpesh ia tregoj edhe fëmijëve dhe gruas gjermane sa kujtime të ëmbla kam nga ajo familje”.


Riza Gjinika dhe njerëzit e familjes së tij fisnike përcollën një mesazh të rëndësishëm në ato kohëra të trazuara; njerëzit e pafajshëm të mos preken, fëmijët dhe gratë të mos i përziejmë me fajtorët. Ato që bëjnë faje e krime t’i lajnë; fëmijët e gratë e tyre nuk duhet t’i përziejmë”.
Kjo histori më kujton vizitën time të parë për të parë edhe unë trojet e të parëve të mi në Çamëri, në vendlindjen time të masakruar nga banditët e Napolon Zervës dhe të mohuar nga politika e mëvonshme greke që ngjan shumë me historinë e Vasil Ballumit çam.
Se bandat e Napoleon Zervës ishin të zhveshur nga humanizmi. Më 1945 Margëlliçit i vunë zjarrin dhe Vasil Ballumi printe zervistët grekë. Me flakë-vënien e qytetit e të fshatrave, djegies dhe shkatërrimit nuk i shpëtoi as shtëpia e Riza Gjinikës në lagjen “Drizë të Margëlliçit.
Pas 45-vjetësh, në qershor të vitit 1989 shkova në Çamëri, jo thjesht si vizitor, por po të më jepej mundësia të grumbulloja të dhëna e dëshmi për dramën çame, që e kisha në qendër të studimeve qysh në vitet ’70 të shekullit të kaluar.
Vizitën e parë e bëra në Margëlliç. Gjëja e parë që më ka tronditur thellë ishte një qytet i kthyer në gërmadhë në lagje të tëra. Vetiu më lindi një pyetje që ia drejtova të njohurit që më shoqëronte: Kush e dogji Margëlliçin dhe ai më dha një përgjigje të shkurtër.
Vasil Ballumi në vitin 1942 krijoi një bandë me 4-5 vetë dhe vetëm krime bënte. Kur shqiptarët e Çamërisë, për të shpëtuar jetën dhe nderin, braktisën shtëpitë e pasuritë dhe ata që shpëtuan nga bandat e Zervës u larguan. Vasil Ballumi me të vetët dhe disa individë nga fshati Shenicë si Cokilis, Nakis etj, të deklaruar si kriminelë të Zervës pushtuan fshatrat e qytetet të Çamërisë.
Ata ishin të parët që i vunë zjarrin Margëlliçit. Fillimisht dogjën sarajet e agallarëve si Abdulla Kasemit, të Husëve, të Rojbave, të Haxhi Brahos, të Ruzëve, të Çaparenjve, të Jasin Sadikut etj.
Paria e Margëlliçit fillimisht kanë qenë në aleanca e besëlidhje me kapedanët e Sulit kundër armiqve të përbashkët si në revolucionin grek.

Më vonë, pata rastin të lexoja librin voluminoz të gjeneral Zervës të titulluar “Imerologio Straligo, Napoloenia Zervas (1942-1945)” shtëpia botuese “Academia”, Athinë 2013, fq 596, shkruan në ditarin e tij:
“Më 6 gusht (1944), të dielën, Kamaras gaboi që sulmoi Mazrrekun dhe Margëlliçin”. Dhe më poshtë vazhdon (f. 578): “Më 3 shtator të hënën orën 8 u largova nga Parga. Në orën 9 kalova Shunicën (Eleftharia). Në orën 11 hymë në Margëlliç”.
Kur hyri në qytet mbeti shumë i zhgënjyer dhe, duke parë shtëpitë e djegura, shpërthen i zemëruar: “Budallenjtë tanë shkatërruan shtëpitë më të mira…”.
Vrasësi më i tërbuar i shqiptarëve të Çamërisë nuk shprehte keqardhje për shtëpitë e çamëve. Përkundrazi, ai shprehu keqardhje se njerëzit e bandave të tij që do të strehoheshin në to do i kishin të gatshme dhe t’i gëzonin si prona të tyre.
Një pyetje tjetër që kërkon përgjigje është: Kush e populloi pastaj Margëlliçin? Sipas hulumtimeve të mija nga informacione të sakta e të besueshme: Qyteti i Margëlliçit u popullua nga vllehë të fiseve Manos, Zikos, Ndostas, Meidis, Sideris, Disios etj.
Krahas vllehëve në Margëlliç u vendosën dhe sarakaçanët si dy fiset e mëdha Paparimas dhe Surlos. Në Margëlliç zbritën dhe fise nga fshatrat malore të Paramithisë si Popova. Vetëm fisi Sufia sot në Margëlliç ka rreth 250 banorë.
Veprimet e nacionalistëve grekë ishin verbuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve çamë; shkaku ishte se ato nuk kishin as kombësinë, as gjuhën greke. Kjo bëri që ata të shkretonin çdo gjurmë të shqiptarëve çamë; edhe pronat, edhe xhamitë edhe shtëpitë.
Duke harruar se edhe ata ishin njerëz njësoj si grekët: ishin fëmijë, gra, nëna që nuk kishin asnjë lidhje me luftërat dhe politikat.
Dhe unë isha një ndër ata fëmijë që e provova vetë dhunën, urrejtjen, spastrimin etnik. Një fëmijë që u rrita dhe u plaka dhe shumë vonë arrita vetëm sa ta shoh, por jo ta gëzoj vendlindjen time.

—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ç’ka e tregon plotesisht te verteten: Doren gjakatare te [Shtetit diktatorial dhe gjenocidial te Greqise].
Napoleon Zerva, menjehere pas luftes e masakrave ne Çameri, u be [3 here Minister i Shtetit Grek].
1. Minister pa portofol i Greqise.
2. Minister i Rendit Publik i Greqise
3. Minister i Puneve Publike te Greqise.
Gabim qe familja GJinika nuk i vuri zjarrin shtepise se Vasil Ballumit, dhe te Vasil Zavrucit.
Duhet ti kishin perzene nga fshati familjen me gra e femije, dhe te kishin varur Vasil Zavrucin si shkaktar te vdekjes se djalit te Gjinikes.
Kur terrori ndihmoet dhe organizohet nga shteti eshte veshtir ti dalet perpara ,pa ndihme dhe organizim te mirefillt.Greqia njejte si Serbia ka bere dhe bene me popullaten shqiptare.Krishter dhe musliman jetuan bashke 5 shekuj nen perandorin Osmane dhe me pas me pavaresimin e Greqis,Serbis, me vone Maqedonis shqiptaret e pesuan ,ortodokset u sllavizuan dhe u greqizuan muslimanet u debuan dhe u masakruan….Kjo Politik vazhdon edhe tash por me e sofistikuar.
Jo njejte, o Leo, po njelloj. Njejte e thote Ramuti
Kjo eshte histori qe e kam degjuar nga camet e vjeter ne Vlore,nga keto veprime e merr vesh se kush ishte autokton e kush i ardhur ne ate zone te Shqiperise.
CAMET THUHET KANE QENE TRIMA
NDOSHTA BURRAT E VJETER
SE KY BREZ QE LANE PAS
VETEM LLAP E ASGJE TJETER
NJE SHEKULL NEN ZGJEDHE KOSOVA
LUFTEN NUK E NDALI KURRE
FATI TRIMAT I NDIHMON
ME NE FUND NGRITI FLAMUR
KETA CAMET NUK KANE BYTHE
LIRINE E KERKOJNE DHURATE
BILE CA NUK DUAN TROJET
POR VETEM PARANE E THATE
Nuk po tregoni nje fakt tjeter perse greket ju kundervune cameve. Aresya eshte sepse camet ishin aleat te turkut
Ju camet u bashkuat me grekerit(EAMI) dhe i zute prite gjermaneve ne Konispol.Gjermanet nuk ju kishin borxh.
Kur nax-cl,i shkoi ne Drenice Shaban Polluzhes ta dergonte ne prite kunder gjemaneve,ay nuk i degjoi djajte komuniste.Ay i zuri prite serbeve ne Sanxhak dhe nuk pati meshire fare si kjo camja qe i paskan vrare te birin.Vrau 1800 cope serbe.
Kush vret hasmin e ndihmon zoti,kush fal hasmin,e denon zoti.
Shkoni kerkoni PARATE ,se vetem per para vriteni ju camet!
Je i zgjuar ti Demush,nuk jam vam po sa kam lexuar e degjuar Greku camet i theri i vrau e i preu,po te pakten nuk i shkerdheu,ne mes te Shqiperise Bejleri vrau oficere e ushtare,e ne salle te gjyqit ju thane Greket as Skenderbeu nuk eshte i juaji e doli Arian Cani,Berisha e plot te tjere e moren ne mbrojte,dil zotrote e vriti e mos i trego cameve pse nuk u vrane me Greke,Historine e Kosoves nuk e njeh mire,ne Kosove u vrane me Serb,e camet me ke te vriteshin me Shqiptare,Shqiptare ishte Zerva,i bie sot te dalesh ti e te vrasesh Berishen e Meten qe vune Bejlerin per deputet,mos te flasim psstaj per Himarjote qe u shiten te hidrauliku per 50 euro.
Ndegjoj dhe shofe kanalistat shqipfoles neper TV se si heshtin ose ulin zerin para duleve dhe janullave.Te duket se shumica jane per belerin….Turpi i tv qe thirrin Keto kanalista si Andi bushtra, luboja…..
Demo, qenke nje kafshe e pashpirt. Bibla dhe Kurani thote falni, ndersa ti kafshe e keqe thua mos falni. Qenke me te vertete shume i trashe dhe injorant!
Labi nuk e njihle mire historine e Camerise.Jo vetem i vrau dhe i preu ay Zerva “shqiptari”,qe thua ti,por edhe i shk,. eu.I mblodhi grate e nuset e Camerise neper shtepi te vecanta .Cfare shqiptari qenka ky,qe nuk duhet vrare? Bellerin ta kishin vrare,ata qe vrau Belleri ne gjumin e nates,.Gjithe ajo kazerme me 200 ushtare ti qepej Bellerit .Oj ,,na tregojne Histori Fisnikerie me kriminelet! Se po na mallengjejne!
Historiani ,Hajredin Isufi,ka ber nji pune te shkelqyer kur e ka prekur kete dhimbje te madhe te pooullit tone.Tema te ketilla,jane shume me vlera historike per gjeneraten e re ,ku na ipet mundesia te behen freskime ,kujtime nga e kaluara e hidhur e popullit tone.Nga ngjarje te ketilla me emra perdonadh me emra fshatrash,ja vlen qe edhe gjenerata ime (30-38) kemi se cfare te mesojme ,te viremi ne dijeni te plote se kush jane armiqet tane shekullor..Pervec kesaj skene te llahtarshme,shohim edhe zemren e prinderve te cileve u vriter femija,por keta prinder me kaq semer te madhe,femin e vrasesit e ruanje dhe i thone Bir.Eshte verte nje bote krejt tjeter e mbushur me dashuri..Fatkeqesisht raste te ketilla ka patur cdo pellembe e trojeve tona,dhe te gjitha keto te zeza pas 1878 ku rusoserbet,grekoperandoret,bismarket,e kane shenderruar nje toke te djegur,me shtepia te shkaterruara me vrasje,masakrime debime..shum e dhimshme.Sot kemi qindra fshatra shqiptare nga Nishi deri ne fshatin e fundit te Camerise te zhdukura ,armiqet nuk na kane len asnje gjurme,kane ndryshuar emrat toponimet per ti perjetesuar ate toke qe kurrr nuk ka qen e atyre…Edhe sot,armiqet shekullor te njejtat deshira qellime kane.Respekt per historianin ,i cili na mundesoi qe te njihemi me nje nga miliona raste te ketilla.Prandaj na nevoitet nje unitet te jemi nje grusht i fuqishem per te mbrojtur pragun,token,nderin gjuhen tone..I perjetshem qofte kujtimi i te gjitha atyre viktimave qe armiqet shekullo i kane kryer mbi pooullin tone.