Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kina voton për herë të parë rezolutën në OKB që e quan Rusinë “agresore”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kina voton për herë të parë rezolutën në OKB që e quan Rusinë “agresore”
BoteKryesore

Kina voton për herë të parë rezolutën në OKB që e quan Rusinë “agresore”

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Kina ka vendosur të braktisë praktikën e “abstenimit” në votimin në OKB, në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Delegacioni kinez votoi për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme, ku Rusia quhet “agresore”, rezulton nga të dhënat e publikuara nga përfaqësia islandeze në OKB.

Dokumenti A/77/L.65 “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës” i referohet “sfidave të paprecedenta” me të cilat përballet Evropa “pas agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe më parë kundër Gjeorgjisë”.

- Publicitet -

Rezoluta gjithashtu bën thirrje për “riparimin e dëmit” të shkaktuar ndaj viktimave të agresionit ushtarak rus dhe “sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë fajtorë për shkeljen e normave të së drejtës ndërkombëtare”.

Përveç Kinës, pro dokumentit votuan Kazakistani dhe të gjitha republikat e tjera post-sovjetike, përveç Taxhikistanit dhe Uzbekistanit (të cilët abstenuan), si dhe vendet që autoritetet ruse i quajnë “miqësore”. Midis tyre janë India, Brazili dhe Turqia.

Vetëm pesë shtete votuan kundër. Përveç Rusisë, këto janë Bjellorusia, Republika Demokratike e Kongos, Nikaragua dhe Siria. 122 vende ishin pro.

Serbia i është shmangur pranisë në votim dhe ka abstenuar, pasi shumë shtete mike të Rusisë kanë votuar pro rezolutës. 18 shtete në total abstenuan.

Diplomatët rusë u përpoqën të hiqnin formulimin e agresionit nga rezoluta, por dështuan, tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB Serhiy Kislitsa.

Në deklaratën zyrtare të misionit të përhershëm rus thuhet se paragrafi përkatës “nuk ka të bëjë fare me çështjet e rezolutës dhe është gjithashtu jashtëzakonisht i politizuar”.

“Autorët e tekstit heshtin qëllimisht për luftën tetëvjeçare të Ukrainës kundër banorëve të Donbasit”, këmbënguli në deklaratën e tij Përfaqësuesi i Përhershëm rus Vasyl Nebenzya, duke shtuar se “agresioni i NATO-s kundër ish-Republikës së Jugosllavisë në vitin 1999 ishte injoruar nga OKB-ja.”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta radikale merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  • Kush po bën pazar me Bankers?
  • Zbulohen emra nga mbetjet mortore të gjetura në veri të Kosovës
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT

Komentet e Fundit

  1. Skifteri on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  2. Hahahaaa :) on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Xha Temja on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  4. prehistoriku on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  5. Pogradeci on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?