Kur u shpall kryeqytet, Tirana u përball me një kërkesë të madhe (por edhe problematikë) për strehimin. Qyteti kishte mangësi në godina për ambiente pune e strehimi për administratën.
Me një problematikë të tillë ishin përballur edhe më herët Vlora në 1912 dhe Durrësi në 1914.
Mungesa e godinave do të bënte që të kërkoheshin alternativa të ndryshme. Një nga zgjidhjet që do të shkaktonte jo pak diskutime, kritika e do të bëhej edhe objekt humori, do të ishte ajo e ndërmarrë nga Eqerem Bej Vlora në Durrës në vitin 1914.
Në atë kohë, Vlora ishte funksionar në ministrinë e Jashtme, në qeverinë e Princ Vidit.
Në kujtimet e tij, Vlora shkruan se për të gjetur ambientet e ministrisë së Jashtme, shkoi të bisedojë me kryeministrin Turhan Pasha. Kërkesa ishte për 3-4 dhoma që do të shërbenin si zyra për ministrinë.
“Por ç’të shihja? Ai nuk dinte të thoshte as se ku do të ishte zyra e kryeministrit. Atëhere nuk i rashë më në qafë; kërkova disa ditë leje , shkova në Vlorë, mora me vete gjithë kompleksin tim të çadrave dhe erdha e vendosa në një shesh të bukur me pamje të gjerë në kodrën prapa shtëpisë së Esat pashës: tri çadra të mëdha për fjetje, secila me paradhomë, dhomë gjumi, banjo dhe sallon, pastaj tri çadra të mëdha pritjeje dhe ngrënieje, çadra për kuzhinë, për depo dhe për personelin shërbyes, shkurt një kompleks prej 14 çadrash të pajisura me të gjitha komoditetet e mundshme, gjer edhe me një central ndriçimi të vetin me acetilen.
Lajmi i ministrisë sime me çadra shkaktoi fillimisht në Durrës një valë kritikash plot humor, por më vonë, pas vizitave të para të punës të diplomatëve të huaj, filloi të qarkullojë mendimi se kjo ishte një zgjidhje praktike e vështirësive të strehimit” shkruan Vlora në kujtimet e tij.
Vidi ishte Princ i Shqipërisë për një periudhë 6 mujore, nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914.


a.c./dita

I perjetshem Kujtimi ketyre bejlereve,pashallareve,tregtareve,efendilereve,qe bene Shqiperine me shtet.
I perjetshem kujtimi i trimave IKosovare qe cliruan me gjak Trojet shqiptare!
Te perjetshem deshmoret e nacionalizmit,qe vune koken dhe pasurine ne themelet e shtetit: Abdi Sharra,Kamo sejdini,Xhezo Haremi,Gani Butka,Hysen Sulovari,etj qe rane ne perpjekje me brekushe mutereit e Shijakut.
Lavdi heronjve te luftes se Vlores!
Mos e gezofshin gjene e vcjedhur hajdutet e demokracise,Sali Berisha,Edui Rama,Ilir Meta,EWrion Velia dhe ministrat ministrshat e tyre.Varr ju befshin haka e pronareve,pasuria e tokes,nentokes shqiptaRE!
Ja ku ishim, në çadra si në kohë lufte, por ama kishim diplomatë që e njihnin frëngjishten dhe protokollin më mirë se këta që sot kanë zyra me mermer e mendje me tallash
Imagjino t’i thuash sot një zyrtari të ministris ‘shko puno në çadër’
nuk i kap Wi-Fi i shtetit dhe kryre kurvave te rilindjes do tu prishet modelit i flokëve nga lagështia
Shtet çadrash kemi qenë e shtet çadrash kemi mbetur, ndryshimi i vetëm është se atëher çadrat ishin prej doku
S keni pse beni ironi ju q komentoni me qdo gje shqiptare
Kto foto tregojn forcën e nji kombi qe ringrihet nga hiri, edhe pse në kushte mizerabël, shteti.u rujt me thonj nato zyra mushamaje
Vallahi m mirë n çadra dhe me ideale, sesa në gradaçela t larta e me dosje korrupsioni q fshihen pas kostumeve të shtrenjt
vullneti për të bërë shtet nuk varet nga distanca e tavanit, por nga integriteti i personit që ulet në atë karrige
Me siguri pritjet diplomatike i kanë bërë te kazani i qofteve aty afër,
ne shqiptarët dimë të bëjmë histori nëpër rrethanat më absurde të mundshme
Nuk ka ashje per tu tall.
atëherë punohej në çadër për të ndërtuar diçka, ndërsa sot punohet në luks për të prishur edhe ato pak themele që u hodhën atëher
Nje gje me ben pershhtypje.Muret rrethues te kalase se Durresit zbresin deri 10 m larg molit.Dhe shihet nga foto,qe jane te nderprere.Deri ne 1913 kur u shkrep kjo fotografi,muret kane qene ruajtur te plota.Muret i shkatrruan banoret,kurse Konakun e dogji Haxhi Qomiili.As turqit,as nemcja,,as serbi,as italjani.Ai i tmerrshmi,i padukshmi,i padeklaruari,
KleptoBarbari shqiptar.
CADRAT E USHTRISE I HAPNIN EDHE BAJGAT FANATIKE TE ENVERIT NE AMBASADAT SHQYPTARE KUR BENIN MBLEDHJET SECRETE TE PARTISE
Nje nga BAJGAT me fanatike ishte ambasadori injorant Shaqir Vukaj, pyeteni o gazeta DITA pse ky fanatik i enverizmit stalinist hapte cadren e ushtrise ne ambasaden shqyptare ne Moske, kur komunizmi enverist ishte kopje e komunizmit sovjetik dhe ishte huazuar nga bolsheviket e Baba Stalinit, qe Enveri i kishte ngritur permendore ne cdo qytet te Shqypnise?