Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Kush e vrau Joyn? Celulari i vajzës nga Kenia do hapet në SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Kush e vrau Joyn? Celulari i vajzës nga Kenia do hapet në SPAK
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Kush e vrau Joyn? Celulari i vajzës nga Kenia do hapet në SPAK

Published: October 3, 2025
Shpërndaje

Me shpresën e zbardhjes së misterit dhe rrethanave të vrasjes së shtetases keniane, Joy Ayoko, prokuroria e Tiranës ka marrë një vendim për ekspertim të avancuar të dy telefonave të vajzës që kishte ardhur nga Kenia në Tiranë për të punuar në një kazino në zonën e Stadiumit.

Dy aparatet e telefonit, janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës qysh prej muajit Gusht 2022 dhe prej kësaj kohe ata janë ekspertuar por nuk është bërë e mundur të gjenden të dhëna me produktivitet.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në pamundësi të kushteve teknike dhe teknologjike që ka laboratori kibernetik i Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës, ka vendosur t’i shtrijë dorën për ndihmë ekspertëve kompjuterikë të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

- Publicitet -

Kjo prokurori disponon programe të fundit të ekspertimit të pajisjeve kompjuterike, pasi prej disa vite, ka kontraktuar dy kompani të njohura në botë, si “Cellebrite DI Ltd” me bazë në Izrael dhe “INsig2 d.o.o” me bazë në Zagreb, lider në Ballkan.

Mësohet se dy telefonat tashmë i janë nënshtruar një ekspertimi të ndërlikuar kompjuterik me shpresën e rikuperimit të aparateve të telefonit.

Njëri prej telefonave që është përdorur nga shtetësia Keniane, Joy Ayoko, që në momentin kur është sekuestruar ka qenë i thyer, dhe ekspertët e SPAK kanë kthyer përgjigjen në prokurorinë e Tiranës, se nuk mund të ekzaminohet përmes programeve kompjuterike.

Ekspertimit, po i nënshtrohet vetëm njëri prej aparateve, ku shpresohet ti rikuperohet e gjithë memoria telefonike që ka përdorur ai telefon që nga periudha e ndezjes dhe deri në momentet e fundit kur është përdorur nga vajza Keniane, Joy Ayoko.

Nga ana tjetër për këtë çështje penale, prokuroria e Tiranës është në pritje nga spitali i Kenias, të aktit të autopsisë si dhe diagnozën e vdekjes së Joy Ayoko.

Përmes këtyre provave dhe kryerjes së një eksperimenti, ekspertët kërkojnë të ndërtojnë një version të mundshëm, mbi dinamikën e lëvizjeve, që besohet të ketë kryer mesnatën e 13 Gushtit 2022, shtetasja Keniane, Joy Ayoko.

Kjo e fundit mësohet se është rrëzuar ose hedhur nga dritarja e katit të 3-të, duke rënë në pjesën e pasme të pallatit.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qenë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf dhe dy telefonat, njëri i thyer.

Ndërkohë veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, i ka kryer në 15 gusht 2022, kohë kur dhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës.

Por për shkak se shumë procedura hetimore nuk janë kryer nga policia në muajin gusht, tashmë duket se prokuroria e Tiranës duket se ka “mbetur në klasë” në këtë çështje.

Dy nga tre pistat kryesore, ku prokuroria e Tiranës, po zhvillon hetime për rastin e shtetases keniane, Joy Ayoko, është ajo e “Vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Gjatë kësaj kohe disa persona janë marrë në pyetje dhe disa kontrolle banesash u kryen, por nuk sollën asnjë rezultat.

Keniania Joy Ayoko ndodhej në Shqipëri pasi ishte pjesë e stafit të “Arena Kazino”, që menaxhohet nga Bledar Sinanaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?