Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Me qese në duar dhe nën forca të rrepta sigurie, 8 emigrantët zbresin nga anija “Libra”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Me qese në duar dhe nën forca të rrepta sigurie, 8 emigrantët zbresin nga anija “Libra”
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Me qese në duar dhe nën forca të rrepta sigurie, 8 emigrantët zbresin nga anija “Libra”

Published: November 8, 2024
Shpërndaje

Anija italiane “Libra”, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në Portin e Shëngjinit, aty ku mbërriti mëngjesin e sotëm.

Në bord ndodhen 8 emigrantë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Anija u nis natën e 5 nëntorit me destinacion Shqipërinë.

Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

- Publicitet -

Hera e parë që Meloni e vuri në zbatim këtë strategji ishte më 16 tetor, por dështoi: anija transportoi vetëm 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga të cilët 4 duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose “të cenueshëm”.

Shumë shpejt pas kësaj, edhe të dymbëdhjetët e mbetur u desh të largoheshin nga Shqipëria dhe të ktheheshin në Itali sepse një Gjykatë në Romë vendosi që as Egjipti dhe as Bangladeshi nuk mund të konsideroheshin “vende të sigurta”, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës së Bashkimit Evropian.

Kjo shkaktoi një përplasje të fortë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të cilit Qeveria iu përgjigj duke blinduar me ligj listën e “vendeve të sigurta” dhe duke mbajtur në të Egjiptin dhe Bangladeshin.

Duke qenë se operacioni i parë i ndërmarrë më 16 tetor ngjalli shumë reagime, ky operacion i ri po kryhet me diskrecion maksimal.

Meloni insiston të vazhdojë me këtë plan, i cili në fillim kishte ngjallur interes të madh te partnerët e saj komunitarë, por që tani po përballet me kërcënime nga vendimet e përsëritura të disa gjykatave italiane.

Të hënën, Gjykata e Katanias (jug), ashtu si ajo e Romës, anuloi arrestin e një egjiptiani thonë burime duke mbajtur qëndrimin se Egjipti nuk është një vend i sigurt dhe kështu duke kundërshtuar ligjin qeveritar, ndërsa Gjykata e Bolonjës (veri) iu drejtua drejtësisë evropiane për të vlerësuar legjitimitetin e këtij protokolli për emigracionin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • info analitike says:
    November 8, 2024 at 11:26 am

    Keto jane bere me keq se fotografet e lali Erit ku nje punonjes bashkie punon e 10 te tjere i bejne foto per reklame te punes se madhe qe po ben bashkia. Edhe ketu 8 emigrante e nja 30 police nga pas. Kosto te pajustifikuara per nje veprim qe tashme eshte konsideruar i paligjshem nga gjykatat italiane e me shume gjasa keta emigrante do te ridergohen ne Itali.
    Marrezi propagandistike te cilat i paguajne taksapaguesit italiane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
  • Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga
  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  2. Drejtesia on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  3. Vlora on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  4. Vjosa on KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  5. § on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?