Një startup i Inteligjencës Artificiale i quajtur Artisan ka ngjallur reagime të forta për shkak të një fushatë të pazakontë reklamuese në San Francisco të SHBA-së.
Billboard-et në qytet mbajnë mesazhe provokuese si: “Mjaft punësuat njerëz”, të shoqëruara nga imazhe të një gruaje të krijuar nga AI, e quajtur “Ava.”
Artisan, që ofron agjentë shitjesh të automatizuar përmes AI-së, përdor gjithashtu slogane të tilla si:“Artisan nuk do të ankohet për balancën mes punës dhe jetës”, “Kamerat e Zoom të Artisan-it nuk do të ‘pushojnë së funksionuari’ sot,” të cilat shoqërohen nga deklarata si: “Epoka e Punonjësve të AI-së ka mbërritur.”
Megjithatë, slogani “Mjaft punësuat njerëz” ka shkaktuar zemërimin më të madh. Billboard-et e mëdha dhe posterat janë shpërndarë gjerësisht, shpesh pranë skenave që theksojnë problemet sociale të qytetit, si varfëria dhe mungesa e strehimit.
Reagimet online kanë qenë të zjarrta. Disa përdorues në rrjetet sociale e kanë quajtur fushatën një “makth distopik,” ndërsa të tjerë janë shprehur me ironi: “Çfarë po bëjmë si specie?”.
Një moment që ka shkaktuar veçanërisht indinjatë është një imazh ku pranë një pankarte të Artisan-it shihet një person i pastrehë. Në një qytet si San Francisko, ku kriza e strehimit dhe varfëria janë sfida të mëdha, mesazhi i kompanisë është parë si cinik dhe i pandjeshëm. Një poster i Artisan-it në një stacion autobusi është grisur dhe vandalizuar nga qytetarët.
Jaspar Carmichael-Jack, 23-vjeçari që drejton Artisan-in, e pranoi se mesazhet janë disi distopike shkruajnë mediat e huaja, por mbrojti fushatën si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen.
“E di që tingëllon distopike, por kështu po ndryshon bota”, tha ai për SFGate.
Fushata e Artisan-it ka ngritur një debat mbi qëllimet reale të industrisë së teknologjisë dhe qëndrimin e saj ndaj punonjësve njerëz.

j.l./ dita

Po ato mallrat ne dyqane kush do jua blej o kapitalist. Apo e kam gabim nuk funksion keshtu ekonomia e tregut.
_____________________________________________
Mendoj se kerkohet kryesisht qe njerezit te
kualifikohen per professione qe kerkojne
aftesi krijuse, te njihen me teknologjit e
reja.
Te jene precize dhe te marin pergjegjesi
personale, e jo kolektive per punen qe bejne.
______________________________________________
Vetem ne vendet komuniste, ne nje pune qe kerkonte
100 persona, punonin 200 apo me shume individe
dhe rrogat ishin te pakten te pergjysmuara.
Kjo sillte qe disa te punonin, te tjeret llomotisnin
e ngaterronin njeri tjetrit dhe produktiviteti e cilesia
ulej dhe shume ndermarje dilnin me humbje.
Individet qe bejne nje pune routine do te
mundet te zevendesohet nga Inteligjenca
Artificiale.
Nje pjese e fitimeve te kompanive do
shkojne ne nje fond te posacem per
kualifikimin e atyre qe do humbasin
punen.
ATO qe nuk do arrijne te kualifikohen
do kene nje perkrahje monetare per nevojat
me bazike te jetes per nje periudhe kohe.
______________________________________________
Por cfare do behet me ATO njerez qe kerkojne
nje vend pune me shume pare, shume te lehte,
pa lodhje?
______________________________________________
Shteti nuk mund te gjeje pune speciale per
parazitet qe duan te ushqehen me djersen
e te tjereve, ne rast se nuk jane te semure
psiqike apo me demtime te renda fizike.
Ne se ka vende te tjera pune ku kerkohet
nje kualifikimin me I ulet, dhe PAGA eshte
me e vogel, eshte pergjegjesia e personit
qe kerkon pune te zgjedhe nje pune qe ai
eshte ne gjendje ta beje.