Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Shkëmbi i pazakontë që po çmend turistët e huaj në Kanionin e Osumit, shikojeni me vëmendje këtë foto dhe do kuptoni pse!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Shkëmbi i pazakontë që po çmend turistët e huaj në Kanionin e Osumit, shikojeni me vëmendje këtë foto dhe do kuptoni pse!
KryesoreKuriozitete

FOTO: Shkëmbi i pazakontë që po çmend turistët e huaj në Kanionin e Osumit, shikojeni me vëmendje këtë foto dhe do kuptoni pse!

Published: June 24, 2023
Shpërndaje

Kush ka bërë rafting në Kanionin e Osumit me Zamo Spatharën dhe ekipin e tij, ka ndaluar patjetër tek Ujëvara e Dashurisë.

Është një nga ujëvarat më të famshme dhe më të bukura të kanionit, një pikë ku turistët e huaj dhe ata vendas ndalen patjetër gjatë lundrimit në Osum.

E parë nga lumi poshtë, ajo është magjepsëse, por pak vetë e dinë pse quhet Ujëvara e Dashurisë. Që ta kuptosh këtë, duhet të ngjitesh lart…

- Publicitet -

Zamo Spathara, njeriu që njeh me detaje çdo centimetër të kanionit, tregon për DITA se ujëvara ka këtë emër për shkak të një legjende që e rrëfejnë banorët e fshatit që ndodhet sipër kanionit, në atë pjesë ku ujëvara fillon derdhjen e lirë në lumë.

Legjenda thotë që aty lart, pikërisht në vendin ku nis humnera dhe merr forcë rrjedha e bardhë e ujit që përplaset poshtë në lumë, dy të rinj të dashuruar marrëzisht, u bashkuan në puthjen e tyre të parë…

Të cilën fati, për një arsye nga ato të mistershmet që vetëm fati i di, nuk e la të mbaronte. Vajza rrëshkiti dhe ra poshtë në humnerë drejt lumit të thellë. Djali u hodh vrik pas saj…

Mbetën përjetësisht të përqafuar me Osumin që i rrëmbeu në ujërat e tij.

Kjo legjendë e trishtë dhe e bukur do ishte vetëm një histori e zakonshme për turistët e huaj, nëse nuk do ishte pamja e pabesueshme që ka shkëmbi sipër ujëvarës, aty ku legjenda rrëfen puthjen e pamundur.

Shikojeni dhe ju këtë foto mahnitëse ofruar për DITA nga djemtë e Albania Rafting Group.

Shkëmbi është ndarë më dysh nga uji që rrjedh poshtë në lumë dhe krijon ujëvarën. Por shihni me kujdes në dy anët e ujit. A nuk dallohet qartë një fytyrë djali dhe përballë tij, një fytyrë vajze? E pabesueshme!

Shkëmbi lindi legjendën, apo legjenda gdhendi shkëmbin? Në të dyja rastet është mahnitëse…

DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?