Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Vranë veterinerin dhe i morën makinën, detaje nga organizimi i sulmit terrorist në Turqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Vranë veterinerin dhe i morën makinën, detaje nga organizimi i sulmit terrorist në Turqi
BoteKryesore

FOTO: Vranë veterinerin dhe i morën makinën, detaje nga organizimi i sulmit terrorist në Turqi

Published: October 1, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi terrorist që tronditi mëngjesin e kësaj të diele Ankaranë, ku një kamikaz hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë, teksa mësynë godinën e Ministrisë së Brendshme turke.

Media turke SABAH raporton se dy terroristët kanë vjedhur automjetin që përdorën për sulmin në fshatin Çataloluk të provincës Kayseri, nga veterineri Mikail Bozlağan.

Sipas kronologjisë së ngjarjes, dy terroristët i kanë bllokuar rrugën veterinerit, e kanë vrarë duke e qëlluar me armë në kokë dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë për ta hedhur në një kanal.

- Publicitet -

Mikail punonte si veteriner në qytezën Bakırdağı, e cila ndodhet 7 kilometra larg vendit ku terroristët i zunë pritë dhe mjeti që përdorte ishte në pronësi të  Shërbimit Veterinar dhe Blegtorisë.

Duke folur për SABAH, kryeplaku i fshatit Çataloluk, İsmail Yıldırım deklaroi se incidenti ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të shtunës.

“Terroristët ndaluan automjetin e veterinerit Mikail Bozlağan në afërsi të fshatit Avlağa. Ata e vranë Mikailin dhe i vodhën automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në një kanal në anë të rrugës. Babai e gjeti trupin e djalit të tij duke ndjekur gjurmët e gjakut në rrugë”, tha ai.

Yıldırım deklaroi se fshati i tyre është shumë pranë maleve Demi në kufirin e Adanas.

“Ne kërkuam automjetin e Mikailit në pyll, por nuk e gjetëm. Terroristët erdhën në këmbë nga zona e pyllit. Nga kamerat e fshatit tonë u pa se automjeti i Mikailit hynte por nuk dilte. Terroristët dolën jashtë rrugës për të mos u kapur nga kamerat. Fshati ynë është një zonë e pyllëzuar dhe malor në fund të maleve të Demit”, shtoi ai.

Ndërkohë, si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Ercan Karabaş, që ka marrë plumba në të dyja këmbët dhe kolegu i tij Halim Reis si pasojë e goditjes së predhave në gjoks dhe këmbën e djathtë.

Sulmi ndodhi në ditën kur do të niste punimet Parlamenti turk, që do të hapte vitin e ri legjislativ pas një pauze prej dy muaj e gjysmë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • VIDEO: “Hiqni kapelet…” Vajzat bëhen gardh përpara policisë për të mos i lejuar të shkojnë te protestuesit e tjerë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?