Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur pas ’90 me këtë bust të Enver Hoxhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > FOTO: Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur pas ’90 me këtë bust të Enver Hoxhës
KultureLajmi i fundit

FOTO: Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur pas ’90 me këtë bust të Enver Hoxhës

Published: December 30, 2023
Shpërndaje

Skulptori Mustafa Biduli ka nxjerrë nga duart e veta gjëra të veçanta, të cilat kanë pasur impakt në jetën artistike të qytetit të Durrësit. Mes shumë teknikave, (ai është një nga skulptorët që e ka punuar drurin më me shije në vendin tonë, madje eksperimentoi me kërpin), ai ka punuar edhe çelikun.

Mes te tjerave ka skulpturuar në çelik bustin e Enver Hoxhës, madje ka rrezikuar dhe e ka ekspozuar skulpturën edhe pas 90-ës, kur Hoxha anatemohej dhe asnjë artist nuk guxonte që të ekspozonte një vepër të realizmit socialist.

Rrëfen në gazetën DITA se si e ka ekspozuar duke e maskuar ashtu si maskohej Enver Hoxha shpesh në luftë, duke përdorur filter cigaresh cigaresh. Dhe ata që e shikuan në ekspozitën e Bidulit, e kujtuan se ishte busti i Naim Frashërit. Pakkush e mori vesh “rengun” e skulptorit.

- Publicitet -

Para disa kohësh tek skulptori interesant kanë shkuar edhe tre persona nga Kosova. Ishin oficerë të UÇK-së që kishin pasur poste drejtuese të formacioneve luftarake. Ata pasi e kishin parë ishin interesuar ta merrnin duke ofruar edhe rreth 50.000 Euro për skulpturën.

Po Mustafai tregon se nuk e shiti. Busti, thotë ai, kishte një histori të veçantë. “Dhe busti është gjithashtu pjesë e historisë sime artistike”.

Punimin e gdhendur në çelik Biduli e ka ideuar dhe e ka skulpturuar që në vitin 1976.

Skulptura peshon rreth 16.5 kg dhe ka përmasat bazament – lartësi  25 x 18 cm. Përbëhet nga një lloj çeliku mjaft i fortë i llojit stal 45. Procesi i skulpturimit ka zgjatur mbi një vit e 6 muaj.

Busti i çeliktë është realizuar që kur Enver Hoxha ishte i gjallë dhe vepra artistike qe vlerësuar nga autoritetet e larta partiake të Durrësit. Madje qe ekspozuar edhe në galerinë e arteve të Tiranës, prej nga u hoq papritur me sebepin se artistit të madh Odise Paskali nuk i kishte pëlqyer.

Pas ankesës së autorit durrsak në rrethet artistike të qytetit, ai i indinjuar shkon për të takuar Odise Paskalin. Por kur Paskali e takon Mustafanë vetë, i heq kapelen plot mirënjohje për realizimin që kishte arritur duke transformuar çelikun në një vepër të vështirë. Eshtë ndoshta nje histori prej intrigave të artistëve që konkuronin edhe me bërryla për të ruajtur monopolin e privilegjeve të kohës para institucioneve partiake.

Por përtej të gjithave, Musatafait edhe sot i mbushen sytë me lot nga emocionet kur kujton takimin me korifeun e skulpturës shqiptare Odise Paskali…

Rrefimi i Mustafait për DITA mund të lexohet KËTU

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?