Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTOT: Xhama të thyer e forca të shumta policie, gjurmët që kanë mbetur tri ditë pas sulmit në Banjskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > FOTOT: Xhama të thyer e forca të shumta policie, gjurmët që kanë mbetur tri ditë pas sulmit në Banjskë
KosovëKryesore

FOTOT: Xhama të thyer e forca të shumta policie, gjurmët që kanë mbetur tri ditë pas sulmit në Banjskë

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Gjurmë të shumta kanë mbetur pas në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku më 24 shtator një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës. Grupi i armatosur, pasi vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, u strehua në Manastirin Ortodoks të Banjskës dhe objektet përreth tij. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues të armatosur, që të tre serbë të Kosovës.

Në këtë manastir dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore. Por, çfarë shihet në këtë vend tri ditë pas sulmit të armatosur dhe a i janë kthyer ende banorët jetës normale?

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha, sjell detaje nga atje:

- Publicitet -

Ky është vendi ku grupi i armatosur vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u varros në fshatin e tij të lindjes Samadrexhë të Vushtrrisë më 26 shtator 2023. Shtëpitë e banorëve lokalë janë shumë afër këtij vendi.

Këtu kanë mbetur të dëmtuar kamionët që u përdorën për të bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Banjskë.

Banorët lokalë kanë filluar që të dalin në rrugë dhe të kryejnë punët e tyre të përditshme. Xhamat e disa prej objekteve të banimit në Banjskë shihen të dëmtuar nga plumbat.

Në fshat ka ende prani të madhe të Policisë së Kosovës, e cila ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve për të pasur kujdes për shkak se ende mund të ketë mjete shpërthyese.

Në manastir dhe hapësirat përreth tij shihen gjurmët që la pas grupi i armatosur. Rrethojat e manastirit qëndrojnë ende aty të thyera.

Në këtë objekt, i ulur në këto ulëse dyshohet se u incizua edhe Millan Radoiçiç, i kërkuar nga institucionet e Kosovës për vepra të ndryshme penale. Një dron i institucioneve të sigurisë së Kosovës u tha se e fotografoi atë më 24 shtator derisa po ndiqej nga Policia e Kosovës. Këtu kanë mbetur ende gëzhoja të armëve të zjarrit.

Kjo është kodra përmes së cilës pjesëtarë të grupit të armatosur dyshohet se u arratisën për në territorin e Serbisë.

Disa automjete të Policisë së Kosovës, të cilat më 24 shtator ishin duke ofruar siguri në këtë zonë në veri të vendit, kanë shenja të shumta të dëmeve të shkaktuara nga sulmi me armë zjarri.

Hyrja në këtë fshat ka qenë e bllokuar nga 24 shtatori. Policia e Kosovës i lejoi mediat që të futen në Banjskë vetëm pas përfundimit të hetimeve në hapësirat e manastirit dhe objektet përreth tij.

Marrë nga Rel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?