Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët
EkonomiLajmi i fundit

INSTAT: Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët

Published: August 25, 2025
Shpërndaje

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

- Publicitet -

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

Francezët dhe gjermanët duket se po “zëvendësojnë” itaianët, interesi i të cilëve për Shqipërinë këtë vit duket i zbehur. Në janar-korrik hynë në vend 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%. Gjithsesi italianët mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit, për 7 mujorin, përkundrejt Gjermanisë 3.5% dhe Francës 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?